Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

GJYKATA KUSHTETUESE E RIFORMATUAR, NJË VRIMË NË UJË! NGA JAKUP B. GJOÇA

Gjykata Kushtetuese tashmë funksionon, edhe pse me 7 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë.

Gjykata Kushtetuese nuk u ringrit, sipas Kushtetutës, por më shumë u riformua me direktiva.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KOBURJA POLITIKE E KRYEM EDI RAMA, e sabotoi, e përdhosi PROCESIN E LIGJSHMËRISË KUSHTETUESE të riformatimit të Gjykatës së re Kushtetuese, me një qëllim të vetëm:

Advertisement

  • Të përzgjidhte anëtarë të Gjykatës Kushtetuese vetëm ata gjyqtarë e juristë që janë militantë të KryeM Edi Rama.

E kemi ende shijen e qelbur të procedurës së Arta Vorpsit, të cilën KED-i i Dvoranit, e zgjodhi jashtë çdo procedure kushtetuese dhe me zorr donte ta emëronte anëtare të Gjykatës Kushtetuese, sa edhe betimin e bëri tek një notere, PRECEDENT I VETËM NË BOTË.
Do mjaftonte vetëm ky precedent, për t’u kuptuar dhe bindur, që Gjykata e re Kushtetuese e riformatuar me Direktivat e KryeM Edi Rama do të jetë një KUZHINË LIGJORE e Kryeministrit Rama, apo një Notere e Pushtetit autokrat të Diktatorit Edvin Rama.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mënyrë sistematike përzgjidhte vetëm 1 kandidat, e shumta 2 kandidatë për çdo vend vakant edhe për Parlamentin edhe për Presidentin e Republikës, kur Kushtetuta dle përcakton qartë që për çdo vend vakant duhet që KED të përcjellë në Parlament dhe Presidencë të paktën 3 kandidatura të tjera, jo të njëjtët.

KED-i, si dora e stërgjatur e kryeministrit Rama në Drejtësi, duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë, çonte vetëm 1-2 kandidatura të njëjta në Parlament dhe Presidencë, me qëllim që anëtari i ri që do zgjidhej për në Gjykatën Kushtetuese të jetë i paracaktuar.

Kështu, faktikisht, Gjykata Kushtetuese ka anëtarë të paracaktuar nga KED, kandidaturat e të cilave ishin 1, apo 2, të njëjtët si për vendin vakant që do përzgjidhte Parlamenti, po kështu edhe Presidenti i Republikës.

Pra, Gjykata e reformatuar, NUK ËSHTË PRODUKT I ZBATIMIT TË KUSHTETUËS SË SHQIPËRISË, por një gjykatë e paracaktuar, e emëruar nga Kryeministri Rama.

Si e tillë,
Gjykata Kushtetuese na zhgënjeu në besimin dhe pritshmërinë që kishim të gjithë. Shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar.
Gjykata Kushtetuese ka 2 muaj që mirëfunksionon, por është si KUFOMË POLITIKE.
Gjykata Kushtetuese ENDE NUK KA NË AXHENDËN E SHQYRTIMIT DHE GJYKIMIT Ankimimin e Presidentit të Republikës për të gjykuar kushtetueshmërinë e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit 2019.
Kujtoj, që zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, u zhvilluan PA DEKRETIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, siç e përcakton Kushtetuta e Shqipërisë, por vetëm me një urdhër të Denar Bibës, si zëvendës Kryetar i KQZ-së.
Së dyti, shumë bashki ende edhe sot nuk kanë kryebashkiak të zgjedhur me votë, por kryebashkiak të komanduar nga kryeministri Rama, ngaqë shumë prej tyre, që u zgjodhën në 30 qershor, rezultuan me rekorde kriminale dhe ligji i dekriminalizimit i flaku.

Pra, Gjykata Kushtetuese deri tani merret me çështje shqyrtimi që kanë të bëjnë me ngjyrën e mustaqeve të Çelo Picarit, ndërsa çështet e cënimit të Kushtetutës, mbeten akoma në sirtarin e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk i intereson kryeministrit Rama të gjykohet Kushtetueshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Paskëtaj, ka edhe ankimime të tjera në Gjykatën Kushtetuese, të cilat kanë të bëjnë me ligjet Antikushtetuese që ka miratuar Parlamenti monist i Kryeministrit Rama, të cilat shkelin Të Drejtat Themelore të Njeriun, është Çështja e Teatrit Kombëtar, etj, këto ende “flenë” në syrtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Atëherë, derisa këto ankimime NUK JANË PROORITET I GJYKATËS KUSHTETUESE TË RIFORMATUAR ( të Rilindur), të cilat kanë të bëjnë me çështjet themelore të (mos)funksionimit të Demokracisë në Shqipëri, përse vallë u ringrit me ngut Gjykata Kushtetuese?
Mos vallë vetëm si Fasadë dhe Propagandë?
Apo për të AMNISTUAR të gjitha ligjet ANTIKUSHTETUESE të Parlamentit monist të kryeministrit Rama?

Mos vallë Gjykata Kushtetuese po katandiset zhgënjim i shqiptarëve, sikurse SPAK-u, për të shtuar edhe një argument më tepër shqiptarëve se Drejtësia e REFORMUAR është NJË KONE SALLONI E KRYEMINISTRIT RAMA?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Muzikë më të fëlliqur se sa ndër lokalet shqiptare, akoma nuk më kanë zënë veshët! Nga Markelian Kapedani

Next Post

Adriatike Lami,një zonjë e fortë dhe dijedhënëse( Midis jetës, profesionit dhe letërsisë)

Advertisement