Shef Miri, kisha një pyetje për ju, por në fillim doja t’ju falendëroja për këshillat e vlefshme që na jepni ne lexuesve. Kam provuar të gatuaj recetat tuaja dhe kam vënë re që ju i jepni përpikmërisht rrjedhën e veprimeve që duhen ndjekur gjatë gatimit dhe të them të vërtetën më kanë dalë shumë të shijshme. Doja t’ju pyesja në restorantin tuaj, gatuhet kallamar furre me djath që për momentin nuk e di si quhet ai djathi. Nëse po, a mund të më thoni si gatuhet? Faleminderit. Sela nga Tirana.

Përgjigjet Shef Miri i Restorant Il Tipico, 0689049531:- E dashur Sela, të falendëroj që na ndjek nëpërmjet gazetës Intervista . Kallamari i furrës në restorantin tonë “Il Tipico”jo vetëm që gatuhet por është një ndër pjatat më të pëlqyera, më të kërkuara dhe më të veçanta  që mund të shijoni.  Për këtë recetë duhen këto përbërës:

 

Kallamar 300 gr

Karkalec  100 gr

Vaj hudhre

Borzilok

Djath grana

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Buljon peshku

 

Përgatitja nis nga pastrimi i kallamareve dhe karkalecave.  Më pas i presim në forma të vogla dhe fillojmë i pjekim për 5 minuta dhe i shtojmë pomodorinit të prerë në katërsh. I shtojmë borzilokun, vaj hudhre, kripë, piper dhe buljon peshku. I ziejmë përreth 7 minuta dhe pasi mbarojmë këtë proçedurë i vendosim nëpër guaska ostrikeje dhe i grijmë sipër djathin grana. Këto i pjekim përreth 7 minuta në një temperaturë 280 gradë. Ju bëftë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *