Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Stomatologji/ Dr Nertila Basha: Maskerinat në dhëmbë, revolucioni i buzëqeshjes
Tirana mirëpret Bienalen Ndërkombëtare të Karikaturës “Buzëqeshje Ballkanike” -Ditët e Humorit Niko Nikolla në Tiranë
FERR-PARAJSA “DEMOKRATIKE”! Nga Fadil SHYTI

Tirana mirëpret Bienalen Ndërkombëtare të Karikaturës “Buzëqeshje Ballkanike” -Ditët e Humorit Niko Nikolla në Tiranë

Organizatore : Albanian Excellence dhe Bashkia Tirane 

Bienalja Ndërkombëtare të Karikaturës “Buzëqeshje Ballkanike në Tiranë “,

është  vijim i  Bienales së Parë Ndërkombëtare të Karikaturës “Buzëqeshje Ballkanikë “,  “Ditët e Humorit Niko Nikolla “,  që u zhvillua në qytetin  e  Pogradecit, 18-20 shtator 2020,  duke  institucionalizuar me një axhende të pasur, futjen për herë të parë të Shqipërisë në hartën e karikaturës botërore.

Advertisement

Të paktën 120 karikatura u prezantuan në një ekspozitë në sheshin e Trëndafilave në qytetin e Pogradecit  nga 50 shtete të botës, ndërkohë që prej tyre u përzgodhën 13 cmime në një Natë magjike Gala të zhvilluar në një nga hotelet e qytetit të Pogradecit, rregjistruar nga Radio Televizioni Shqiptar.

Kjo seri e madhe karikaturash që përshijnë 50 vende nga të gjitha kontinentet  u  vendos të prezantohet edhe në Tianë për gatë dy ditëve në sheshin Nënë Tereza,  si një spektakël  dritash , si një mënyrë shumë efikase  të përdoret për të gjitha llojet e publikut, si një mjet i rëndësishëm për ti dhënë visibilitetet  këtj trendi shumë të zhvillua sot në botë  , si  një  souvenir, një kujtim që mbahet për një kohë të gjatë që pjesmarrësit mund ta ruajnë për shumë vite. Prioritetet  e prezantimit të serisë së karikaturave të Bienalës, përmes  dritave, lëvizjës dhe muzikës: Një eksperiencë ndryshe për publikun  për të njohur këtë zhanër jo shumë të zhvilluar në Shqipëri Karikatura në kuptimin e saj,  është një kujtim shumë i vecantë  dhe zgjon interes. Karikatura e prezantuar përmes dritave dhe lëvizjes, është një seri kuptimesh që mund ta shijojnë të gjithë. Dritare dhe visibilitet për të pjesmarrjen e ndërmarrjeve të ndryshme për të promovuar produktet e tyre

Pse  karikatura arrin  të ketë këto prioritete te publiku:

Karikatura, arrin të kapë vëmëndjen e një grupi njerëzish heterogjen në temperament  inteligjencë,  arrin që të zgjojë vëmëndjen e një grupi njerëzish heterogjen  në sjellje dhe temperament dhe inteliegjeencë  dhe deri në gjuhë  .

Humori i përdorur  në karikatura thyen skemat , duke e lënë momtoninë më një anë ,  duke e shndërruar të gjithë ambientin në një skenë të këndshme  dhe në një tryezë  për debate mbi temat  që ato përshfaqin ,  duke lejuar zhvillimin e analizës dhe të kritikës .

Karikatura lejon prezantimin e koncepteve  të shumëta  duke patur parasysh  se ajo trajton tema nga më të ndryshme të cilat vijnë  : nga polítika, ekonomía,shëndeti,  adminstrata.

Humori  shërben në të njëjtën kohë  për të komunikua ide  në një menyrë tjetër, në mënyrë që të kuptohen  nga publiku.  Në këtë prizëm, humori bëhët një mjet komnikimi  dhe një  pedagogji që kund të luaj një rol shumë të rendësishëm në krijimin e një kulture. que puede desempeñar un importante rol en la creación de una cultura”. Mario Alberto Arrastía

Axhenda  do të  përqëndrohet  në dy pika kyesore  :

Në pjesën akademike  :

Organizimi në  Hotel Sheraton i tryezës së rrumbullakët me titull “Karikatura shqiptare dje dhe sot “ , ku do të jenë të ftuar të marrin pjesë personalitete të artit pamorë dhe karikaturistë të njohur të cilët do të flasin për stadin aktual të zhvillimit të karikaturës,  duke   dikstuar për historine shkuar të zhvillimit të këtij zhanri.

 Pikat kryesore të këtij organizimi  do të jenë  :

1-        Prezantimi i nje reportazhi realizuar nga Televizioni Publik Shqiptar për Bienalen e Karikaturës Buzëqeshje Ballkanike, organizuar në Pogradec , 18-20 shtator

2-        Tryeza e rrumbullaket “Karikatura  shqiptare dje dhe sot”

3-        Provovimi i Katalogut të Bienales  se Karikaturës Buzëqeshje Ballkanike

4-        Prezantimi për ambasadorët e vendeve fituese  në Bienalen e Karikaturës, te veprave fituese , prezantimi i trofeve dhe certifikatave të fituesve . Dorëzimi i veprave fituesve në mënurë simbolike

5-        Prezantimi i pikturës së Henri  Shkurtit , (ankand për   fëmijët jetimë në Kavajë )

6-        Shpallja e krijimit të shkollës së  parë të karikaturës në Shqiëri  me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës

7-        Koktejl për pjesmarrësit

Në pjesën artistike :

Ekspozitë virtuale e Bienales Ndërkomnëtare të Karikaturës “Buzëqeshje Ballkanike “

120 karikatura nga 50 vende të planetit

Në datën  19 nëntor  mbrëmje ( 18.00-20.00)  në Sheshin Nënë Tereza

Do të prezantohet për një publik të zgjedhur , ekspozitën më 120 karikatura në mënyrë virtuale, nëpërmjet ndricimit dhe muzikës në sheshin Nënë Tereza.

120 karikaturat e kësaj eskpozite virtuale  janë përzgjedhur nga juria e kësaj Bienaleje nga të paktën 600 karikatura që u sollën në adresën e saj Bienaleje nga 50 vende të botës .

Gjatë këtij spektakli do të respektohet distancimi social, njerëzit do të kenë të vendosur maska me logot e  Bienales.

 Data  20 nëntor 2020

Paradite ora 11.00 -13.00

Karikatura  të lira për publikun në Pedonale. Kalimtarë të ndryshëm  do të jenë në fokusin e një grupi karikaturistësh, pjesë e gupit të punës . Në këtë seancë  mund të marrin pjesë  edhe sponsor të aktivitetit , duke qënë pjesë e  kariakturave në raport me njerëzit që do të jenë pjesë e karikaturës.

Karikaturat  do të jenë pjesë e fondit të Bienales, ndërsanjerëzit mund ta fotografojnë këtë kujtim.

Mendojmë se do të jetë një moment shumë interesant i këtij aktiviteti, duke patur në bazë të qeshurën , një nga aktvitetet më të shëndetshme të qënies njerëzore

Nga ana tjetër , realizimi i karikaturave, është një spektakël ku njerëzit  mund të marrin pjesë duke u argëtuar.

Kur janë  duke bërë  karikaturën tënde  dhe kur ti je duke e pritur, krijohet në mënyrë krejt origjinale një mjedis plot humor  dhei gëzuar që e bën të paharruar si event, e cila  do të xhirohet fotografohet dhe do të botohet ne rrjetet sociale duke I dhënë një diapason shumë social këtij aktiviteti original dhe shumë argëtues. .

Por  gjithashtu këto karikatura mund të bëhen  edhe për t’ia dhuruar një miku , për të surprizuar një mik,  si kujtim një grupi pune , miqsh.

Këto karikatura mund të realizohen në bardhë e zi ose me ngjyra, me kalem , rapid , në letër,  në bluza, apo në filxhanë.

Ora 18.00-20.00  në Sheshin Nënë Tereza

Ekspozitë virtuale e  Karikaturës shqiptare në vite,  Ekspozitë  personale e Agim Sulaj me vepra  të realizuara 30  vite më parë në faqet e revsitës Huoristike , “Hosteni “

Karkatura nga  Koco  Devole,   Agim Krasniqi, Arben Meksi,  Dhimitër Ligori,  Ilir Pojani,  etj.

Gjatë këtij spektakli me karikatura ,do të respektohet distancimi social, njerëzit do të kenë të vendosur maska me logot e  Bienales.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Stomatologji/ Dr Nertila Basha: Maskerinat në dhëmbë, revolucioni i buzëqeshjes

Next Post

FERR-PARAJSA “DEMOKRATIKE”! Nga Fadil SHYTI

Advertisement