Presidenti i SHBA-së Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se ai dhe bashkëshortja e tij janë konfirmuar pozitiv me Covid, raporton The Guardian.
Ndërkohë mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti dhe Zonja e Parë ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore duke shtuar se ai priste që Trump të vazhdonte detyrat e tij si president.
Nancy Pelosi, kryesuesja e Dhomes se Perfaqesuesve qe mund te marre drejtimin nese edhe Mike Pence nuk drejton dot.
Çfarë dimë?
Donald Trump dhe Melania Trump kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi u bë u ditur pasi një nga këshilltaret e presidentit, Hope Hicks, rezultoi pozitive me koronavirus. Trump bëri të ditur lajmin në Twitter.
Hicks udhëtoi me presidentin të mërkurën dhe e shoqëroi atë në debatin e parë presidencial kundër kandidatit demokrat Joe Biden të martën në Cleveland, Ohio.
Trump konfirmoi në Fox News të enjten në mbrëmje se ai dhe Zonja e Parë Melania Trump ishin në pritje të rezultateve të testeve të koronavirusit pas rezultatit pozitiv të Hicks.
Mjeku i Trump konfirmoi se presidenti dhe zonja e parë do të izoloheshin në shtëpi. Kohëzgjatja e rikuperimit të tyre varet nga gjendja e çiftit. Edhe nëse Trump rezulton negativ brenda 14 ditëve të ardhshme, ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në fushatat elektorale në tre shtete kryesore – Wisconsin, Florida dhe Arizona – si dhe në debatin e ardhshëm presidencial, i cili është planifikuar për në 15 Tetor.
CDC ka deklaruar se njerëzit që kanë rezultuar pozitive me koronavirus duhet të informojnë të gjithë kontaktet e ngushta.
Nëse Trump sëmuret rëndë, nënkryetari Mike Pence do të vendoset në krye. Nëse Pence është gjithashtu i paaftë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi do të ishte personi i cili do të merrte detyrën.
Pence mori pjesë në një konferencë të koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Trump të hënën. Pence nuk mori pjesë në debatin presidencial.
Hicks nuk është i vetmi personel nga Shtëpia e Bardhë që është infektuar me virus. Katie Miller, sekretare për shtyp e nënkryetarit, e cila është e martuar me këshilltarin e Trump, Stephen Miller, është rikuperuar nga Covid-19. Një nga personeli i Trump gjithashtu rezultoi pozitive në maj.
Çfarë nuk dimë?
Nëse Pence rezulton i infektuar. Analisti mjekësor i CNN, Jonathan Reiner tha të enjten se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi duhet të izolohet sepse ekziston mundësia që të dy Trump dhe nënkryetari Mike Pence mund të sëmuren. Nuk është e qartë se cilat rregulla do të ndiqen. Në maj Washington Post deklaroi se sipas rregullave të një akti të vitit 1947, “Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe zyrtari i dytë më i lartë i Senatit do të ishin në radhët e trashëgimisë, të ndjekur nga anëtarët e Kabinetit, duke filluar nga sekretari i shtetit ”.
Për sa kohë Trump, Melania dhe Hicks do vazhdojnë jenë të infektuar dhe saktësisht me kë nga stafi i Shtëpisë së Bardhë kanë pasur kontakte të ngushta ende nuk dihet. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhen pesë ose gjashtë ditë mesatarisht të shfaqen simptomat kur dikush është infektuar me koronavirus, por ka raste që simptomat shfaqen edhe pas 14 ditësh. Hicks filloi të ndihej keq të Mërkurën.