“Ti e di” Ai ka 13 vite që merret me muzikë e jo vetëm ka talent dhe një zë të bukur, ai është edhe i shkolluar për muzikë në Universitetin e Tetovës. E kemi fjalën për këngëtarin Suad Zulbeari nga Gostivari, ndërsa që nga viti 2010-të është anëtar i rregullt I SHKA BESA. Artisti sapo ka sjellë një këngë të bukur e plot ritëm në këtë fundvit ku ka nisur të pritet mjaft mirë e mban titullin “Ti e di”, ku për muzikën dhe orkestrimin ka punuar Adis Ismaili me tekst nga Hajdar Hajdari (Da Lee), e violina e bukur është nga Mentor Sylejmani. Kënga e tij më e re ka edhe një klip mjaft të bukur xhiruar nga Jehona Production në Tetovë, me regji nga Dario Jankoviç në Ohër. Suadi përveç kësaj kënge të bukur për këtë fundvit ka marrë pjesë edhe në disa xhirime festive të Vitit të Ri si në TV Top Estrada, Tv Koha. Tv Uskana etj, ndërsa është ai është aktiv në dasmat shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *