Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si gatuhet tava me mish dhe fasule?

Kam një pyetje për rubrikën e kuzhinës, ose më saktë doja të dija si gatuhet tava me mish dhe fasule. Më pëlqen të gatuaj gjellëra tradicionale dhe kam gatuar shumë prej tyre, por meqë ju jepni receta shumë të vlefshme dhe shumë të kuptueshme për t’u ndjekur dhe realizuar, shef Miri do doja që të më përshkruaje mënyrën e gatimit të kësaj tave. Faleminderit dhe mirëpres përgjigjen tuaj. Anisa, Fier.

foto-per-kendin-e-kuzhines-nr-trete-i-nentoritPërgjigjet Shef Miri i Restorant Il Tipico, 0689049531:- Anisa Përshëndetje,  ky lloj gatimi është karakteristik për qytetin e Korçës dhe këto fasule mbillen po në këtë zonë. Përbërësit për këtë tavë janë:

Fasule pllaqi 700 gr

Advertisement

Qepë  1 kokërr

Karrotë 1 copë

Mish tul 400 gr

Selino

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Hudhër 3 thelpinj

 

Përgatitja

Në një tenxhere, fillojmë e skuqim mishin e prerë në formë kubikësh të vegjël. Më pas shtojmë edhe qepët e prerë imët bashkë me karrotën.  Pasi i kavërdisim për 15 minuta, i shtojmë ujë që të ziejë. Shtojmë fasulet pllaqi dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta. Pasi mbarojmë këtë proçedurë  i rregullojmë shijen me kripë, piper, selino dhe më pasi i vendosim në një tavë. Tavën e vëmë të piqet në një temperaturë 170 gradë celcius, për 30 minuta. Pas kësaj. Tava me fasule dhe mish është gati. Shoqërohet me verë të kuqe. Ju beftë mirë.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kërkojnë djem

Next Post

Sefë Duraj, gati për një super baladë!

Advertisement