Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Martesa është pazar!

Më vjen shumë keq që historia ime do të zhgënjejë shumë gra, të cilat mendojnë se martesa e tyre është në lartësinë e duhur. Unë, me plot gojën, mund t’ju them se sot nuk ekziston një martesë në bazë të sinqeritetit. Sot, martesa funksionin në bazë të interesit të të dyja palëve. Është e dhembshme, por ja që kështu ndodhka! Kisha menduar gjithmonë se martesa do të ishte një bashkim i sinqertë mes një çifti, që të dy do të punonim dhe respektonim njëri-tjetrin. Martesën e mendoja ideale, ashtu siç ishte ajo e prindërve të mi. Një martesë ideale është edhe ajo e motrës sime të madhe, e cila ka 25 vjet martesë dhe asnjëherë nuk ka bërë fjalë me bashkëshortin e saj për punë tradhtie. Edhe unë, duke parë modelin e prindërve dhe të motrës, vendosa të ndiqja rrugën e tyre duke e zgjedhur vetë bashkëshortin tim. Sigurisht, në lidhjen time me Mirin ndihmoi shoqja ime e ngushtë, pasi ajo Mirin e kishte kushëri dhe ai jetonte në Gjermani.
Mirin, për herë të parë, e njoha në një pab, ku ne, si grup shoqëror, vendosëm të kalonim një mbrëmje në një nga pabet e Tiranës. Ishim gati 10 vetë dhe secili nga ne kishte marrë me vete shokun, shoqen ose të afërmit e tyre. Mua nuk më pëlqenin shumë pabet, por meqë shoqëria vendosi aty, atëhere edhe unë u bashkova me ta. As Mirit nuk i pëlqente shumë të vallëzonte, kështu që atë mbrëmje, ai vendosi ta kalonte duke më bërë shoqëri mua. Nga bisedat me të kuptova se ishte shumë i gojës dhe një djalë shumë familjar e i përkushtuar ndaj familjes. Që në atë takim, ne shprehëm shenjat e para të pëlqimit te njëri-tjetri. Pas asaj dite, dolëm edhe disa herë të tjera, derisa ai u nis për në Gjermani. Edhe pse ishim të larguar, lidhja jonë u bë edhe më e fortë, madje Miri, dashurinë e tij ma shprehu nëpërmjet internetit (në skype). Ai që vija re tek ai ishte fakti se ishte një djalë që e donte punën dhe ishte shumë korrekt në jetën e tij, nuk dilte as me shoqërinë, nuk ishte i dhënë mbas emrave, nuk pinte as alkool dhe as duhan. Me pak fjalë, për Mirin kisha ndërtuar figurën e një djali të përsosur në të gjitha drejtimet. Kështu më thoshte edhe kushërira e tij. Kur Miri më propozoi për martesë, unë u gëzova shumë, se pretendoja se kisha gjetur njeriun më të mirë, idealin që unë kisha krijuar në mendjen time. Edhe në momentin kur ai më propozoi, as që u mendova dy herë, por i pranova. Në pushimet e verës ai erdhi dhe ne bëmë dasmën e celebrimet. Pas një kalvari të gjatë për të rregulluar dokumentet, na u deshën gati gjashtë muaj të ndarë. Miri, largësinë mes ne të dyve e shikonte si një anë pozitive; ai gjithmonë më thoshte: “Kjo distancë do të na shërbejë për të kuptuar se dashuria jonë do ta sfidojë distancën, ne do ta ndalim kohën dhe dashuria jonë do të jetë akoma më e madhe”. Dhe, në të vërtetë, ashtu ishte. Edhe në ditët që Miri kishte pushim, ai rrinte gjatë gjithë kohës duke folur me mua ose duke bërë punët e shtëpisë. Asnjëherë nuk më kishte lënë shkas që unë të kuptoja se ai mund të ishte ndryshe nga ç’hiqej. Gjashtë muajt që kaluan, ishin muaj malli që ne ndjenim për njëri-tjetrin. Ishin edhe muaj që do të sfidonim kohën, për t’u bashkuar me njeriun që unë e kisha zgjedhur si shokun e jetës. Shkova në Gjermani dhe me të vërtetë që aty vërtetova se njeri më të mirë se Miri nuk kishe në këtë botë. Ai shkonte në punë, vinte nga puna dhe minutën nuk e çonte dëm, por vinte në shtëpi për të ndenjur bashkë, duke gatuar darkën, apo duke u marrë me ndonjë punë tjetër shtëpie. Të dielave, ai kishte pushim dhe ne dilnim ose takonim ndonjë mik ose shok të Mirit, ose hanim ndonjë drekë ose darkë në një nga lokalet e qytetit ku ne jetonim. Nuk kishte ditë që Miri të mos më sillte ndonjë gjë të re në shtëpi, qofshin këto ushqime, pije, bizhu ose rroba për mua. Ai vdiste që çdo ditë të më gëzonte me ndonjë gjë të vogël. Këtë e bënte për të më treguar se sa shumë më donte dhe gjithmonë më thoshte se “pasi hyre ti në jetën time, mua nuk më interesonte asgjë tjetër, veçse të të bëja ty të lumtur”. Kënaqësi më të madhe, tek dëgjon burrin kur të thotë fjalë të tilla, nuk ka! Ai nuk ma kishte prishur qejfin për asnjë lloj gjëje. Ne kuptoheshim shumë mirë me njëri-tjetrin, madje kishim bërë një pakt, që për çdo hall ose problem apo qejfmbetje, ne do të diskutonim dhe jo ta vuanim vetëm. Tashmë ne ishim bërë një në të gjitha drejtimet dhe nuk ishte më kthim mbrapsht. Lumturinë që kisha gjetur me Mirin, ua tregoja dhe prindërve të mi, shoqeve të mia. Miri ishte i pari e i vetmi burrë i jetës sime dhe për këtë fakt ai gëzohej çdo ditë e më shumë. Ai ma përmendte gjithmonë këtë fakt dhe më thoshte: “Do të të dua gjithnjë e më shumë dhe asnjëherë nuk kam për të të zhgënjyer”. Te Miri besoja si te Perëndia, por i gjithë ky besim, m’u thye në një ditë.
Ishte pikërisht një ditë kur një shoku i Mirit bashkë me gruan e tij na ftuan për drekë në lokalin e tyre. Unë, bashkë me Mirin, u veshëm dhe dolëm; në lokal ata na prisnin të dy. Kishin bërë gati drekën dhe po ia kalonim shumë mirë, ndonëse Miri me shokun e tij e kishin kaluar pak kufirin me pije alkoolike. Ne të gjithë ndjeheshim mirë dhe pimë nga pak, por Miri kishte pirë më shumë. Çdo gjë po shkonte për mrekulli, deri në momentin kur Miri pa dikë nga dritarja dhe fluturoi nga karrigia e doli përjashta. Kur hodha sytë në dritare, ç’të shikoja?! Mirin, i cili kishte përqafuar një grua, një dorë ia kishte hedhur në qafë dhe dorën tjetër ia kishte vendosur në gjoks. Edhe tani që po ju shkruaj, sytë më janë mbushur me lot. I lutesha Zotit: “Të lutem, më jep durim”. Nuk dija ç’të bëja, më filluan disa të dridhura dhe lotët po më binin nga sytë. Gruaja ishte rreth të dyzetave. Kur pa dorën e Mirit që ia vendosi te gjoksi, ajo duke qeshur e qëlloi dora e tij dhe ai ia hoqi dorën. Unë e pashë të gjithë skenën. Kur erdhi Miri, më gjeti duke qarë. I thashë se doja të shkoja në shtëpi, ai më hipi në makinë dhe më pyeti: “Zemër, çfarë ka ndodhur?”.
Rrugës nuk e hapa gojën fare se kisha frikë se i merrja mendjen dhe bënim aksident, por kur shkuam në shtëpi, i thashë: “Sa i pafytyrë që paske qenë!” dhe i tregova se e kisha parë të gjithë skenën. Ai betohej dhe stërbetohej se nuk ishte e vërtetë, se ajo mund të kishte moshën e mamasë së tij, por të gjitha këto gënjeshtra, unë nuk i përtyp dot më. Nuk dija ç’të bëja, e kam menduar gjatë këtë histori dhe vendosa të qëndroja gruaja e tij, me mendimin se të gjithë burrat njësoj janë; nëse do të ndahesha prej tij, nuk do kisha gjetur ndonjë më të mirë. Prandaj ju them se martesa nuk është gjë tjetër veçse një hipokrizi; disa e pranojnë dhe disa jo. Edhe pse Miri vazhdon të jetë po aq i rregullt sa në fillim, kjo gjë nuk më intereson fare, unë e njoha atë se kush ishte në të vërtetë. Ai kërkon të përmirësojë atë që bëri, por në zemrën time ka krijuar një të çarë që sa të jem gjallë, nuk do të ngjitet më.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Arjana Bushati, këngëtarja 14-vjeçare: Kënga ime është një realitet i hidhur

Next Post

Pse na hapet goja?

Advertisement