– Kam parë në ëndërr një shokun tim të klasës. Para disa ditësh e kam parë në ëndërr sikur ishim të dy bashkë në një dhomë, por që ishte shumë intime. Unë kisha shumë dëshirë ta përqafoja, të isha në krahët e tij, por ai nuk reagonte fare para meje. Doja të dija ç’kuptim ka kjo ëndërr për mua. Faleminderit.
– Një ëndërr e tillë nuk tregon gjë tjetër veçse dëshirat që keni ndaj këtij shoku. Shpesh mendimet dhe dëshirat që keni gjatë ditës në çdo lloj këndvështrimi në realitet, shfaqen shumë shpesh në ëndërr. Ju në realitet pëlqeni shokun tuaj të klasës. Atëherë është mëse e qartë që ai t’ju shfaqet në ëndërr. Por përsëri ëndrra tregon që me kalimin e kohës ai do ta kuptojë që ju ndjeni diçka për të, por nuk do reagojë. Sepse ai ju shikon thjesht si shoqe, prandaj për momentin asgjë nuk do ndodhi mes jush. Do vazhdoni të jeni sërisht thjesht shokë asgjë më tepër. Ne ju këshillojmë që të afroheni më shumë me të, thjesht miqësisht. Kjo do të jetë një provë për ty dhe për atë. Nëse ai do vazhdoj te ndjejw diçka për ju, do t’jua thotë. Në rast të kundërt, asgjë nuk humbisni, hidhini sytë diku tjetër.
Advertisement