Juristja shumë e dashur për publikun, Eni Çobani tregohet shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto nga më të ndryshmet nga përditshmëria, por së fundmi me anë të një postimi ka zbuluar për të gjithë me sozinë e saj.
Eni ka bërë të ditur se i thonë shpesh se ngjason me këngëtaren me famë botërore, Adele. Po ashtu ajo ka zbuluar se e vlerëson shumë për zërin e saj, madje shprehet se një ditë do ta takojë.
“Një fytyrë e buzëqeshur është një fytyrë e bukur. Një zemër e buzëqeshur është një zemër e lumtur. Thonë se ngjajmë, unë i pëlqej zërin, por për pamjen e vlerësoni ju. Adele do të takohemi një ditë me siguri”, – ka shkruar Eni krahas një kolazhi, ku shihet një foto e saj dhe një e Adele.