Këngëtarja Eneda Tarifa ka qënë e ftuar në emisionin “Stop”
në Tv Klan ku ka folur lidhur me mënyrën sesi e ka përjetuar periudhën e izolimit në karantinë.
E pyetur nga Klintoni ajo është shprehur se koha e izolimit i ka dhënë një qetësi qe e ka patur nevoje prej kohësh!
Ndër të tjera këngëtarja është shprehur se gjërat të cilat i kanë munguar më shumë nga kjo periudhë kanë qenë udhëtimet jasht vendit, daljet, makinat! Klintoni e ka pyetur këngëtaren se çfarë do të bëjë pasi e gjithë kjo situatë të mbarojë dhe të dalim plotësisht nga karantina, Eneda është shprehur: “Nëse klubet hapen, nuk e di ku do më gjeni të zhgaravitur gjëkundi, me siguri do kem pirë! Gjithashtu këngëtarja uron që të tilla kohëra mos të vijnë më!