(Vallë, pse nuk i doli dikush në përkrahje, kësaj Shqiponje Pioniere atdhetare,-në fluturim?!)
PRESIONET PSIKOLOGJIKE-FIZIKE, MESIGURI I KISHTE NGA HORRAT APO HORRET POLITIKE DHE JO POLITIKE “KOSOVARE”, QË TITON E QUANIN “PEJGAMER”?!
http://www.mediafokus.info/vogelushes-shqiptare-iu-imponu…/……Do t´u rrëfejë këtu një ndodhi “të ngjashme”, çfarë i ndodhi asaj goce shqiptare.Nga mesi i viteve 80-ta, punoja arsimtar në një shkollë fillore të rrethit të Mitrovicës, në katundin Vllahi të Shalës së Bajgorës. -Një nga ato ditë “dimri” të egër në robëri, sipas radhës në planprogram e kisha një orë hartimi. Hyra në klasë e shënova temën e orës, që do të zhviloja mësimin-hartim.E shënova orën, u ngrita, në tabelë e shënova temën e hartimit…-Krejt rastësisht, më shkuan sytë mbi tabelën e gjelbër (me nder jush)-ishte fotoja e M… Tito.
Më besoni e kisha zët kur ia shihja turinjtë si një derri të zi, por atë ditë krejt papritur qesha, kur u gjenda përballë fotos së tij, ja pse: dikush nxënësit, një dorëbardhë, e kishte bërë pis foton e Pisit me shpuzën e lagur e cila pasi ishte tharë nga stufa (soba) e nxehtë e druve, fotoja ishte humbur fare, korniza dukej e bardhë, kjo simbolikë më kënaqi, më bëhej sikur thoshte: ”Tito Shkjau, sot e ngriti flamurin e bardhë në malësinë tonë”?! -Vërtet, kurrë nuk e mora vesh kush e bëri pis fotografinë e Pisit). Bile të jem i sinqertë, as më shkoi ndërmend të ndaloja t´i pyesja nxënësit e klasës së 6-të kush e bëri krajlin Tito ashtu pis dhe pse e bëri?!-Derisa, nxënësit u rehatuan e morën temën e hartimit, filluan të shkruanin sipas diturive të tyre; krejt paptritur në derë të klasës u dëgjua një trokitje. Hyr! -Fola unë. Dera u hap. Në klasë, jo pak i shqetësuar, hyri drejtori tash i ndjerë, Rizah Kurti, -Ndjesë pastë!… -Pasi më përshëndeti mua, urgjentisht u drejtua nga nxënësit me zë ca të ngritur lart, duke treguar me dorë nga muri i bëri pyetjet “rrufe”: e shihni si qenka bërë fotoja e sh… Tito, a e dini kush e bëri dhe pse e bëri…?!-Nxënësit disi papritur u shtangën, u shqetësuan.Unë, duke menduar që nxënësit krejt papritur nga sinqeriteti apo nga frika, mund të flisnin ndonjë emër të shokut/shoqes së tyre; derisa po qëndroja përkrah tij, pa u vonuar, ende pa folur askush nga nxënësit, drejtorin e preka në krah me anën e epërme të dorës, me zë të vendosur (jo aq i qetë, iu drejtova me këto fjalë:”Shoku drejtor, ty po e sheh që tani e kam orën e hartimit. Kur kemi hartim, duhet qetësi, nuk mund të kemi zhurma të tilla, për gjëra të papritura si kjo.Tani, ne të dy menjëherë po merremi vesh qartë: O, po dalë unë nga klasa, e ti merru me nxënësit?!..O, më lejo mua të punoj i qetë, duke ikur ti nga klasa?!Natyrisht, pas orës së hartimit, ti ke kohë për biseda me nxënësit….-Drejtori duke e parë qëndrimin tim, goxha të vendosur, duke më njohur mua, si element ca problematik për të tilla raste; e zgjodhi mënyrën më të mirë që, kjo “fajësi” e nxënësve të kalonte sa më qetësisht. Rizai, (dorën në zemër), ishte një burrë i ndershëm dhe atdhetar, por, ama atij i duhej disi të gjendej; “të ruante rendin”; kujdesej goxha shumë, mos me ia prishë rehatinë vetes dhe kolektivit të shkollës. -Bile, kur ishim sy më sy me të, si një shoku të mirë të punës, i thosha në besë:”Hë, mor burrë, shumë po ruhesh për vete, për mua dhe kolektivin. Atëbotë isha i ri- entuziast, nuk doja të ndieja për krajli,-shpërtheja…-Pra, më vinte keq t´i thosha: po frikësohesh ca nga regjimi titist.Mirëpo, ai me maturi më fliste:”Dëgjo F. SH, ti herë-herë po ngutesh, a nuk e merr me mend mor burrë,-bile aspak nuk ta po ndien që po rrezikohet krejt kolektivi, pastaj dreqi e din, sesi do të përfundojmë”!… -Pra, ai doli nga klasa.Nxënësit morën frymë lirshëm. Qe besa, ishin të trandur ca?! I frymëzuar-revoltuar nga ajo gjendje psiqike e tyre, reagova; pa menduar gjatë ju fola: ”Hë, ore trima dhe trimërsha,- po ju çfarë patët, pse u frikësuat,kujt iu frikësuat, kot, Rizait”?!?!?! Harruat ju që, Rizai është yni, po edhe sikur të mos ishte Rizai, ju duhet të frikësoheni prej askujt, ju jeni trima e trimëresha. A mos u bë nami a?!… Pasi të mbarojmë orën, ju atë foto mund ta pastroni, eeeiii-shqiptova ngadalë….?! Nuk desha, as e mora mundimin të vonohemi më shumë. Edhe ashtu, së paku rreth 10 min, na ikën nga ora. Mirëpo, fatbarhdësisht nxënësit kishin punuar goxha mirë, në hartimin e radhës. Qe besa edhe unë u tregova më dorëlirë, asaj radhe nxënësit i shpërbleva me nota më të larta, duke menduar që, veprimi i tyre më solli buzëqeshje dhe kënaqësi atë ditë të paharruar,-të viteve në robëri.Vlen të theksohet që, atëbotë askush nga nxënësit nuk e pësoi me vërejtje, largim nga shkolla, apo me ndonjë pasojë sa t´i rrezikohej familja, ardhmëria dhe jeta e tyre. -Kjo qe meritë e të gjithëve; e drejtorit, e arsimtarëve, por edhe e nxënësve atdhetarë/e. -E mrekullueshme?! Pas shumë vitesh, shumë prej tyre gjatë luftës së UÇK-së Heroike, janë rreshtuar në aradhat e saj çlirimtare. Me armë në dorë e kanë nderuar malësinë dhe atdheun.Lavdi dëshmorëve të atdheut!23 Maj, 2020