Pak kohë më parë deklaroi se ishte i dashuruar por tani Niko Komani është single. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, stilisti i njohur u shpreh se i ka dhënë fund lidhjes së tij dashurore gjatë karantinës.
“Si përfundim, në karantinë ndahesh. Ndodhi pra, ndodhi. Qeshja me meme-t e ndarjes, ja që më ndodhi mua”, u shpreh Niko Komani.
Sipas tij, vetizolimi ka qenë sfidues dhe e ka patur të vështirë të mësohej me idenë e të qëndruarit në shtëpi. Përtej rutinës së përditshme edhe për Niko Komanin shumë projekte ngelën gjysmë.
“Mezi po pres të dali kjo karantinë të nis projektet e reja që kisha në dorë. Në fakt kisha një projekt të ri, tek i cili mu prenë krahët, por çdo gjë do rinisë sapo të dalim nga karantina.Ishte një moment për tu ulur e për të menduar për më pas.Personalisht ky karantinim më ka vënë gishtin në kokë të mendoj më shumë gjëra dhe të vlerësoj çfarë kam. Çdo gjë që ka lidhje me shëndetin tim dhe të miqve të mi, më mërzit dhe do doja ti zbatonim më shumë të gjitha rregullat. I bëjmë keq të gjithve jo vetëm vetes,” përfundoi ai.