Këngëtarja kolumbiane Shakira
dhuroi 50,000 maska dhe dhjetë pajisje ventilimi
mekanike në qytetin e saj të lindjes Barranquilla, njoftoi bashkia e qytetit.
Në këtë situatë të vështirë që po përjeton qyteti për shkak të pandemisë COVID-19, këngëtarja me famë botërore i bashkohet fushatës” Unë jam në solidaritet, unë jam Barranquilla “, duke dhuruar gjërat e nevojshme për kujdesin e pacientёve tё prekur nga koronavirus dhe pёr rikuperimin e tyre.
Shakira është një nga banorët më të dashur dhe një nga ata që e duan më shumë këtë qytet “, ka shkruar kryetari Jaime Pumarejo në Twitter.
Në përgjigje të tij, këngëtarja falënderoi kryetarin dhe ekipin e tij për ndihmën e tyre.
Sipas të dhënave të fundit, numri i rasteve në Kolumbi arriti në 6507 tё prekur nga koronavirusi dhe 293 pacientë kanё ndёrruar jetё.
Pergatiti: Blerina Mahmutaj