Dashi

Këtë javë do t’i keni nervat më të tendosura se zakonisht. Do ta keni të vështirë të koordinoni takimet tuaja, ose kompjuteri do të jetë shumë i ngadalshëm, ose një shoku/shoqja juaj është duke u ndarë, ose shefi ju vë nën presion që të hënën. E gjitha kjo ndodh për shkak të ndikimit negativ të Uranit. Për fat të mirë, në fund të javës do të ndjeheni më të relaksuar, do t’i keni vënë gjërat nëpër vende dhe do të rifilloni me një ritëm normal. Mos i thoni “po” një takimi me shoqërinë nëse jeni të lodhur. Shkoni në shtrat herët…

Demi
Ju do të keni një humor të mirë, ndryshe nga shokët tuaj Dashë. Do ta filloni vitin me buzëqeshje, pasi e dini me saktësi se çfarë duhet të prisni nga viti 2015: Përparim, por edhe kënaqësi nga puna, sepse punoni në një fushë që ju pëlqen. Doni të mësoni diçka të dobishme për karrierën tuaj. Gjithashtu, do të riorganizoni shtëpinë tuaj; do të jepni ato që nuk i përdorni, sepse momentalisht, ndjeheni bujarë. Vazhdoni kështu.

Binjakët
Ju jeni ai/ajo që thotë të vërtetën në familjen tuaj dhe që nxjerr në shesh sekretet e vogla që nuk shërbejnë për asgjë. Kjo nuk ju bën shumë popullorë, por ia vlen për të sqaruar situatat. Do të bëni projekte për të jetuar bashkë me tjetrin/ën. Saturni ju shtyn ta merrni ngadalë dhe të hidhni hapa të sigurtë. Nëse jeni vetëm, nuk ju mungojnë pretendentët, por ju nuk jeni të interesuar. Në punë, gjithçka do të shkojë vaj.

Gaforrja
Ju jeni përqendruar te çifti dhe doni të zgjasni momentet e bukura të intimitetit që keni kaluar gjatë pushimeve, për të përfituar sa më shumë prej tyre. Nëse jeni vetëm, do të takoni një person të ndërlikuar dhe në krizë. Shoqëria do t’ju këshillojë të largoheni me vrap prej tij/saj dhe të mos luani rolin e psikologut, pasi nuk është puna juaj. Po shpenzoni shumë; analizoni situatën për të gjetur zgjidhjen e duhur. Mbase doni të përfitoni nga zbritjet stinore, por në vend që të fitoni, do të humbisni.

Luani
Jeni pak agresivë në këtë moment, sidomos me partnerin/en. E ngacmoni për gjithçka dhe e kritioni pa pushim. Lëreni pak të qetë, pasi nuk e meriton agresivitetin tuaj. Për fat të mirë, ju dini si të kërkoni falje natën… Në punë, do të keni një ide të shkëlqyer dhe do të flisni për këtë me shefin tuaj. Ju keni besim te vetja dhe dini si të bindni edhe të tjerët. Jupiteri do t’ju mbështesë, por mos kërkoni menjëherë rritje rroge; nuk është ende momenti i duhur. Nëse jeni vetëm, do të tregoheni shumë kërkues ndaj partnerit/es të ardhshëm.

Virgjëresha
Saturni do të “bëjë një xhiro të vogël” në shenjën tuaj dhe kështu, do të lani hesapet me një person që nuk ka qenë i sinqertë me ju. Më shumë se gjithçka ju pëlqen e vërteta, por edhe paqja, pra, do të dialogoni për të qetësuar ujërat. Në dashuri, ju do të shprehni ndjenjat tuaja dhe do të prisni në shkëmbim të njëjtën gjë. Nuk do të bëni lëshime në këtë drejtim, pasi kërkoni siguri dhe jo hamendje. Nëse jeni vetëm, një takim i bukur ju pret; mos e refuzoni.

Peshorja
Ju do të vazhdoni me ecurinë tuaj; projektet profesionale ju vijnë njëri pas tjetrit, pa i kërkuar ju vetë. Ju pëlqen që të tjerët jua dinë vlerat, por jeni edhe vigjilentë, sepse nuk doni t’ju rritet mendja. Një bisedë me babanë apo mamanë do t’ju ndihmojë të kuptoni disa gjëra për lidhjen tuaj dashurore. Jeni në një periudhë kur i bëni vetes pyetje, por doni të jeni të sigurtë për veten dhe për ndjenjat tuaja.

Akrepi
Do ta filloni vitin plot qëllime të mira, ndjeheni mirë që jeni në një fazë të re të jetës suaj, më të përparuar dhe të pjekur, por edhe më vendimtare. Ju do të ndryshoni objektiv: Karriera juaj do të jetë në vend të parë dhe do t’i kushtoni asaj më shumë përpjekje e kohë se më parë. Ecja përpara dhe mosqëndrimi në vend, do të jenë prioritare për ju. Në dashuri, gjithçka shkon mirë, nuk do të ndjeni presion nga ajo anë.

Shigjetari
Saturni ju shtyn të ngadalësoni ritmet dhe të reflektoni mbi atë se çfarë prisni nga jeta. Keni dëshirë për ndryshime, por ende nuk e dini se në ç‘drejtim. Merreni shtruar, mos bëni çdo gjë, vetëm e vetëm për të pasur një jetë të pasur. Me një fjalë, Shigjetari spontan duhet të qetësohet pak. Disa persona rrotull jush mund të tregohen zhgënjyes, por të tjerë do të hyjnë në jetën tuaj, duke e pasuruar atë. Partneri/ja ju acaron pak sepse nuk e kupton këtë ngadalësim ritmi.

Bricjapi
Plutoni dhe Dielli në shenjën tuaj ju sqarojnë idetë dhe do të kuptoni se prej kohësh keni filluar të ecni përpara, megjithëse ngadalë. Ndryshimet nuk i detyrohen më fatit, por reflektimit dhe mençurisë suaj. Ju shpenzoni shumë për kënaqësinë tuaj dhe keni të drejtë. Doni t’i bëni qejfin vetes, prandaj investoni në pamjen tuaj të jashtme dhe në formën tuaj fizike, pa problem.

Ujori
Mërkuri, Afërdita dhe Marsi janë në shenjën tuaj, energjia juaj do të jetë në maksimum, dashuritë do të shkojnë mbarë dhe miqësitë, gjithashtu. Do të jetë një javë e shkëlqyer për ju. Përfitoni, nëse keni dëshirë të dilni me partnerin/en apo shoqërinë. Në dashuri, do të kërkoni prej tij/saj të bëjë po aq përpjekje sa bëni edhe ju. Në punë ju presin plot projekte të reja, për të cilat duhet të përvishni mëngët që tani.

Peshqit
Neptuni dhe Saturni do të jenë kundër jush, pra, ka gjasa të lëkundeni mes logjikës së fortë dhe konfuzionit. Për shembull, ju filloni një dietë, por dilni me shoqërinë restoranteve dhe kafeneve. Nuk keni zgjedhur momentin e duhur për këtë. Edhe në dashuri, do ta kenë të vështirë t’ju ndjekin nga pas. Ju doni dashuri, por pastaj ju duket si i/e ngjitur kur ai/ajo afrohet shumë, pra, nuk di njeriu si të sillet me ju. Kushtojini vëmendje edhe tjetrit, jo vetëm vetes suaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *