Të gjithë atyre fatlumëve që kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në çift, më poshtë u japim disa ide të përkryera se si të kaloni një ditë romantike në plazh… Mjafton vetëm pak përkushtim! Dhe të lexoni këtë, sigurisht :P

 

1. Mëngjesi në krevat

Mënyra më e mirë për të nisur ditën; kujdesuni për njëri-tjetrin. Megjithëse këto mund t’ju duken detaje jo shumë të rëndësishme, janë gjëra të cilat kanë shumë vlerë. Gjatë kohës që partneri/ja është në gjumë, përkushtohuni, zgjohuni më herët dhe përgatisni një mëngjes modest. Thelbësore, në rast se u shërbehet femrave, janë çokollatat dhe lulet. Mos i harroni! Pasi keni përgatitur mëngjesin, çojani partnerit/es në shtrat, duke e zgjuar atë me puthje të ngrohta. S’ka zgjim më perfekt se ky! Dhe, ju bëftë mirë, sigurisht… për mëngjesin e kishim fjalën! :P

 

2. Kushtojini vëmendje njëri-tjetrit në plazh

Kur shkoni në plazh dhe jeni çift, thelbësore është të shmangni skenat e xhelozisë, të cilat janë të shumta pasi është ambienti i cili i nxit më shumë. Tregojini partneres suaj se ajo është e vetmja që ju mund të shihni aty, se ju nuk keni sy për të tjerat. Ndërsa gocat, duhet të shmnagin në maksimum ato ngacmimet e flirtimet e vogla, tipike, që ndodhin në plazh. Kështu, siguroheni që mos të plasë ndonjë zënkë e papritur dhe ju shkon gjithë mundi i pushimeve dëm.

 

3. Shkoni për një shëtitje me anije me vela

Merrni më qira një varkë të vogël dhe nisuni drejt detit. Gjithçka do ishte më bukur sikur të niseshit në mbrëmje, ose gjatë perëndimit të diellit. Ky i fundit është një katalizator i shkëlqyer për të shtuar dozat e romanticitetit. Pak shampanjë, ushqim i lehtë, era e detit dhe partneri/ja juaj më të bukur se kurrë; kjo do ishte një darkë romantike perfekte!

 

4. Vizitoni plazhet private, të virgjëra

Pushimet në çift, sigurisht që kanë nevojë edhe për intimitet. Sigurohuni që të gjeni një plazh të virgjër, ku nuk ka njerëz dhe aty mund të kaloni kohën e nevojshme që ju duhet për të qenë larg të gjithëve, për të qenë vetëm ju të dy… dhe deti, sigurisht :P

 

5. Bëni masazh së bashku

Gjatë kohës që shpenzoni kohë së bashku dhe vetëm, një ndër gjërat që femrat pëlqejnë së tepërmi është masazhi. Sajoni një suitë dhe merrni produktet e duhura për një masazh të përkryer. Surprizojeni partneri/en tuaj duke ia lidhur sytë me një shami dhe pasi ta keni çuar në suitën romantike, ftojeni të shtrihet dhe të shijojë një masazh. Sido që të jetë masazhi, nëse është nga duart e partnerit/es, është gjithmonë shumë i mirë!

 

6. Piknik në plazh

Dashuria kalon nga stomaku, prandaj edhe në çdo vend që do të shkoni e çfarëdo që të bëni, ushqimi do të jetë gjithmonë një element ndihmues. Përgatisni një darkë të lehtë, paketoni ushqimin, ngarkoni makinën, gjeni një plazh në të cilin nuk ka njerëz dhe pasi keni krijuar ambientin e përkryer, shijoni nën dritën e hënës një darkë të shijshme. Më vonë, zgjidhni ju ç’do bëni. Ku i dihet se ç’sjell nata… :P

 

7. Shikoni perëndimet e diellit, së bashku

Ku ka gjë më romantike sesa të shohësh perëndimin e diellit?! Vëndin sajojeni vetë, sigurohuni që gjithnjë të jetë i ndryshëm, në anije, në bregdet, në lokal, në tarracat e shtëpisë, në mal, kudo që të jetë, mjafton të mos e humbni këtë eksperiencë.

 

8. Natë në bregdet

Harrojini pabet e lokalet në të cilat kishit planifikuar të hanit ndonjë darkë, apo gjërat klishe që bëjnë njerëzit kur shkojnë për pushime. Koha juaj është e çmuar, shfytëzoni ditën dhe natën. Një natë në bregdet, është një ndër gjërat më romantike që mund të bëni në çift. Deti, është aleati juaj. Ndoshta dhe hëna… nëse jeni me fat :P

 

9. Shkruani gjëra në rërë

Romanticitetin e këtij veprimi s’është nevoja ta përshkruajmë. Ju po i dedikoni diçka partnerit/es tuaj dhe kjo është diçka e adhurueshme. Dedikimet, sigurisht, do t’i fshijë sërish deti, por rëndësi ka ideja :P

 

10. Bëni dush së bashku

Pas ditës së lodhshme që kaloni së bashku në det, sigurohuni që romanticiteti të vazhdojë edhe brenda mureve të shtëpisë. Pa dreka e darka, këtë herë, thjesht, bëni dush së bashku. Kjo është romantike sa më s’ka… Kujdes! Ambienti duhet të jetë përgatitur mirë se kjo shton edhe më shumë dozat e romanticitetit. Dhe, sigurisht që meshkujve do t’u shkonte më për shtat. Jo për gjë, por femrat lënë kokën pas detajeve të tilla!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *