Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Haradinaj: Lajcak e kam mik, por unë i besoj Amerikës

Pasi doli kundër emërimit të Miroslav Lajçakut

si përfaqësues special i Bashkimit Evropian

për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

Advertisement

Ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për herë të parë për arsyet e këtij reagimi. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Haradinaj u shpreh se Lajçakun e ka mik, por nuk mund të pranojë që një vend që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Unë e njoh zotin Lajcak është vërtet një njeri i mirë. Unë kam edhe miqësi personale me të. Ne kemi prit nga BE-ja që ti japë një fuqi rolit të vetë në djalog. Kjo fuqi vjen kur emërtohet një zyrtar i një shtei të lartë, një shteti të fuqishëm si Gjermani. Dy zyrtarë që e trajtonë çështjen Kosovë- Serbi vijnë nga vende jo njohës dhe jo nga vendet që kanë ndikimin në unionin Europian.”

Duke iu përgjigjur akuzave që i janë bërë për një marrëveshje me ambasadorin Granell, Haradinaj u shpreh:

“Nganjëherë më kritikojnë mua, Haradinaj është me ambasadorin Granell.Ne kemi parime që janë të qendrueshme në rastin konkret unë jam me Amerikën, jam me të ngarkuar të Amerikës. Tashmë për Ballkanin dhe për Kosovën, ju besoj udhëzimeve të Amerikës. Këto janë parime që nuk ndryshojnë për shkak të një individi cili do qoftë i emëruar. Kjo na ka mbindur mbi dy dekada jetë, na kanë bindur që vetëm kështu interesat e shqipëtarve në Ballakan, janë më të sigurta.”

Haradinaj komentoi githashtu dhe situatën aktuale politike në Kosovë ku deklaroi qëndrimin e tij për një qeveri të re, në dakordësi me palët politike.

“Mendoj që duhet një qeveri e re në parlament tani, jo për me e zgjedh menjëherë. Por mirë është partitë politike me u dakordu për kohën e zgjedhjeve të ardhshme. Pra mund të mos jetë një qeveri në mandat të plotë, por mund të jetë një qeveri e përfaqësimit ose unitetit të të gjithëve, kalimtare deri në zgjedhjet e ardhshme. Por aktualisht në këto rrethana të krijuara, për shkak se dhe zgjedhjet e mbraptme janë marr shumë vonë, pra veç në vitin e kaluar në Tetor, dhe qeveria e parë është krijuar vetëm para 50 ditësh, 60 ditëve. Tani është e pamundur të shkojmë në zgjedhje dhe për shkak të pandemisë por edhe për shkak të dinamikave politike të një vendi. Atëherë krijimi i një qeverie të re tash në parlament, pra zgjedhja e një qeverie legjitime në parlament, do të kishte mundur të qëndronte me kohë të kufizuar ose me kohë të caktuar deri në datën e zgjedhjes. Por kjo duhet të vijë si dakordim i spektrit politik të të gjithëve” pwrfundoi Haradinaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bujar Qamili: Ne shkodranët e hëngrëm në fund si Vllaznia minutën e fundit

Next Post

Kënaquni me super projektin e ri " Lulije" nga Bardhi

Advertisement