Ai u bë i njohur në 2002
ku mori pjesë në Kënga Magjike
dhe u shndërrua në të preferuarin e vajzave si këngëtar dhe kantautor i sukseshëm shqiptar.
Në situatën që ndodhemi ai ka anulluar të gjitha koncertet dhe duhet pranuar se, paraja nuk luan rol më të rëndësishem sesa shendeti. Muzikën mund ta shijojmë dhe në shtëpi pa dëmtuar shëndëtin tonë dhe duke i dhënë më tepër rëndësi higjenës, e cila është e nevojshme më shumë se kurrë.
Edhe pse nuk do jetë pjese e koncerteve të cilat ishin planifikuar, për disa javë ose muaj, ai përsëri vazhdon të jetë aktiv nga shtepia dhe ti mbajë të gjithë fansat të informuar me freski dhe pozitivitet që duhet të qarkullojë anë e mbanë botës. Gjithashtu tepër i shqetësuar për situatën që ndodhemi, ai thotë se “edhe nëse do çmendemi të gjithë bashkë si grup është e pamundur t’a mendojmë, jo të marrim mundimin për më shumë”.
Prandaj, Flori Mumajesi për të mos bërë panik, i këshillon të gjithë fansat mos të mendojnë shumë ashtu sikurse nuk kemi ne në dorë, por të kujdesen per veten, shëndetin e tyre. Fansat e kanë të pamundur të mos jenë të pranishëm në koncertet e tij, dhe se i janë shumë mirënjohës që kujdeset për ta dhe gjithë shqiptarët jashtë dhe brenda Shqipërisë.
Përgatiti: Blerina Mahmutaj