Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Megan iku, mbretëresha i bëri Kejtit një super dhuratë!
Historia e veçantë e Kobe dhe bashkëshortes Vanessa; Dashuria që i mbijetoi skandaleve, divorcit dhe kundërshtive!
Llojet e prindërimit dhe efektet e tyre mbi fëmijët

Historia e veçantë e Kobe dhe bashkëshortes Vanessa; Dashuria që i mbijetoi skandaleve, divorcit dhe kundërshtive!

Kobe Bryant, ikona e basketbollit

që humbi jetën tragjikisht

së bashku me të bijën 13-vjeçare në një aksident ajror

Advertisement

më 26 Janar la pas bashkëshorten e tij Vanessa dhe 3 vajza.

Po cila është historia e dashurisë mes 41-vjeçarit të ndjerë dhe brunes që dashuroi që në fillim të 20-tave?

I lindur në 23 gusht të 1978-ës në Philadelphia, Kobe ishte më i vogli ndër 3 fëmijët e ish-basketbolistit Joe Bryant dhe gruan së tij Pamela.

Bryant u martua me Vanessa Laine në 18 Prill të 2001-shit, një vit e gjysmë pasi e takoi atë për herë të parë. Basketbollisti ishte 21 vjeç asokohe ndërsa Vanessa vetëm 17. Kjo e fundit e takoi legjendën e sportit ndërsa ishte duke punuar si modele në prapaskenat e një videoklipi muzikor.

Martesa e tyre në moshë kaq të re u has me kundërshtimet e familjes së Bryant, të cilët nuk pëlqyen zgjedhjet që i biri bëri për partneren e jetës.

Thuhet se prindërit dhe motra e basketbollistit nuk ishin prezent në dasmën e tij për shkak të këtij angazhimi të ri e madhor të Kobe në moshë kaq të re. Kobe ka zbuluar se babai nuk e donte Vanessën si gruan e të birit, për shkak se ishte latine dhe jo afrikano-amerikane. Sipas mediave raportet e Kobe me prindërit mbetën të acaruara deri në momentin kur ata ndërruan jetë.

Por edhe ata si çdo çift tjetër u përballën me sfida e drama në jetën e tyre dhe dashuria e Kobe e Vanessa Bryant u përball me një skandal pak vite pas lidhjes së tyre.

Në 2003-ish basketbollisti u akuzua për kryerjen e marrëdhënies seksuale me force me një 19-vjeçare, punonjësen e një hoteli. Asokohe Kobe dha një konferencë për këtë çështje duke këmbëngulur për pafajësia e tij dhe ndërsa e shoqja i qëndronte në krah ai iu drejtua me fjalët: “Vanessa, ti je shtylla ime kurrizore, Je bekimi im. Je një pjesë e zemrës sime, ajri që unë thith”, teksa lotët i rrëshkisnin ndër faqe.

“Ti je njeriu më i fortë që njoh dhe më vjen shumë keq që të bëra të përjetosh këtë situatë dhe që e bëra familjen tonë të kalojë diçka të tillë”.

Por ndonëse çështja u mbyll sepse punonjësja e hotelit nuk pranoi të dëshmojë, ky skandal vazhdoi të kishte ndikim në jetën e bashkëshortes së sportistit të ndjerë. Në një rrëfim të mëvonshëm në dokumentarin “Showtime”, Kobe Bryant zbuloi se Vanessa kishte qenë shtatzënë, por kishte pësuar abort në fillim të 2005-ës dhe për këtë humbje të rëndë, ai fajësoi veten duke deklaruar: “Ne duhet të ndërtojmë familjen tonë, por për shkak të gabimit tim, për shkak të këtij viti të vështirë, ne humbën një fëmijë”.

Por përpos gjithë vështirësive dashuria e tyre pati frytet e saj dhe ata mirëpritën në jetë 4 vajza. Në vitin 2003 ata u bënë prindër për herë të parë të vajzës Natalie.

Në vitin 2006 erdhi në jetë vajza e dytë Gianna, që u nda tragjikisht nga jeta në avionin privat ku udhëtonte së bashku me babain. Ajo thuhet se trashëgoi talentin e basketbollistit dhe ishte arsyeja se përse Kobe iu rikthyer sportit pas tërheqjes.

Por në vitin 2011, pas gati 1 dekade martesë, Vanessa kërkonte divorcin nga sportisti për mospërputhje karakteresh, ndoënse mediat asokohe shkrunin se basketbollisti e kishte tradhëtuar bashkëshorten e tij. Por Kobe dhe Vanessa e anuluan divorcin dhe pranuan se po provonin sërish për ta bërë martesën e tyre të funksiononte sërish dhe ia dolën.

Ata mirëpritën në jetë edhe dy vajza të tjera: Bianka në 2016-ën dhe Capri në verën e 2019-ës.

Por nëse historia e gjatë 20-vjeçare e dashurisë mes Kobe dhe Vanessës i mbijetoi çdo sfide e vështirësia, nuk ishte e thënë që ata të ishin bashkë përgjithmonë! Kobe Bryant u shua në moshën 41-vjeçare së bashku me vajzën e tij të dytë, vetëm 13 -vjeç.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Megan iku, mbretëresha i bëri Kejtit një super dhuratë!

Next Post

Llojet e prindërimit dhe efektet e tyre mbi fëmijët

Advertisement