Reperja me famë botërore,
Cardi B, mori vëmendje për një tjetër paraqitje të saj,
derisa u shfaq në Miami dhe u fotografua nga paparacët në një qendër tregtare.
Ajo bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo, në imazhet kur u shfaq tërësisht pa grim dhe me një pamje tërësisht ndryshe.
Në fakt, fansat e reperes ishin mjaft të dëshpëruar, madje disa prejt tyre shkruanin se nuk e njihnin atë.
Cardi B (Foto: BACKGRID)
Përkundër se u shfaq e thjeshtë, Belcalis Marlenis Almánzar (emri i vërtetë i Cardi B), dukej në top formë e veshur me fustanin e kaltër.
Kjo nuk është hera e parë që 27-vjeçarja shfaqet e tillë, pasi përflitet vazhdimisht për paraqitjet e pakujdesshme në publik.
Ndërkaq, Cardi së fundmi u përfol edhe për dhuratën që ia bëri bashkëshortit për ditëlindjen e 28-të.
Në mungesë të ideve se çfarë t’i blinte reperit Offset, ajo vendosi t’ia dhuronte gjysmë milioni dollarë, teksa paratë i kishte vendosur në një frigorifer, ku i kishte renditur 5.000 kartëmonedha 100 dollarëshe.