Është këngëtare që ushqen shpirtin me këngë.
Valbona Lalaj Haklaj, me origjinë nga Tropoja,
këndon këngë të cilat drithërojnë mendjen, trupin dhe shpirtin.
Frymëzohet nga ngjarje dhe histori të vërteta dhe sjell perla në muzikë. “Haku jem” është kënga e saj më e re që lidhet me një ngjarje të vërtetë të cilën Valbona ka menduar që ta jetësojë me bashkëpunëtorët e saj në këgë dhe klip, dhe e ka sjellë në formë përfundimtare vetëm një ditë më parë. Edhe pse ka vetëm 24 orë e publikuar kjo këngë duket se ka rëmbyer zemrat e publikut duke marrë një shikueshmëri mjaft të kënaqshme dhe reale. Një klip i realizuar më mjaft mjeshtëri në Zvicër, ku këngëtarja edhe jeton e punon, duket aq tërheqës sa të mbetet shija e ëmbël edhe pas shumë kohësh që dëgjon këngën. Kjo është Valbona Lalaj Haklaj, nënë e dy djemve të vegjël Florit dhe Argjendit, për të cilët edhe vendos të kushtojë dhe punojë me shumë përkushtim në muzikë.
Në linkun më poshtë ju ftojmë të shikoni klipin e ri dhe të na thoni edhe përshtypjet tuaja.