Çdo të enjte nuk ka më politikë por muzikë në ekranin e Vizion Plus.
Këndo këngën time, formati më i ri i cili do mbajë publikun të mbërthyer
përpara ekranit nën moderimin e Ardit Roshit dhe Inger Skures, duke nisur nga sot cdo të enjte në orën 21:00.
Çdo javë një artist big do të përballet me emocionet që do të dhurojnë interpretuesit e rinj, të cilët do t’i sjellin këngët e vjetra të repertorit të këngëtarëve BIG, në mënyrë më bashkëkohore.
8+1 është formula e #KKT-së; Tetë këngëtarë të rinj : Xhiljola Haveriku, Anxhela Elmazi, Marjona Metohu, Mario Mançelli, Rei Bezhani, Gerald Murrja, Jona Pepkolaj e Andi Tanko janë “në luftë” çdo javë për të përcjellë emocione tek këngëtarë si: Aurela Gaçe, Elton Deda, Irma Libohova, Rovena Dilo, Sabri Fejzullahu etj.
Edhe pse kanë kaluar shumë vite, hitet e atyre kohëve mbeten të pazëvëndësueshme në historinë e muzikës shqiptare.
Nata e parë është e këngëtares Aurela Gace, e cila përvec një performance drithëruese, vjen në një rrëfim ekskluziv.
Tetë këngë që i ngjajnë një recitali dhe një e vetme, kali i betejes, kënga e zemrës, i përket artistit big, që vjen në këtë format edhe në një rrëfim të pazakontë.
Adrenalina e bandës muzikore që do të luajë live, kombinuar në një studio moderne e mikpritëse, do të sjellë një stinë të re: një fund vjeshtë e prag dimër mini recitalesh muzikore vetëm në ekranin e Vizion Plus duke nisur nga sot, për 12-të javë në orën 21:00.