Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Eglein Laknori: “Klanifornia” e fitoi betejën ndaj pandemisë

Egi përshëndetje, çfarë ka ndryshuar nga hera e fundit që jemi takuar?

-Faleminderit që më keni bërë pjesë të gazetës tuaj. Nuk ështëhera e parë dhe për këtë gjë ju jam shumë falënderues. Herën e fundit nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, ndoshta dhe kanë ndryshuar, kjo varet nga kënvdështrimi i njerëzve. Flokët i kam më të gjata, kam shtuar në peshë, më është rritur numri i followers-ve, mendoj se jam rritur profesionalisht dhe humorin gjithmonë e mbaj lart, duke sjell më të mirën e tij.

Advertisement

Kam vënë re dhe realisht jeni për t’u përgëzuar, për punën e mirë që bëni për të lumturuar publikun që nuk vjen dot t’ju ndjekë në sallë, por si është të interpretosh në një sallë pa publik?

– Patjetër mungesa e publikut në sallë krijon një boshllëk, nga kuna mungojnë emocionet, rrahjet e zemrës më të shpejta se në jetën tonë të përditshme. Mendoj se formati që kemi përzgjedhur në terren është shumë i bukur, ka shumë ngjyra, je i lirë, ke vendodhje të ndryshme, më pak fjalë nuk je i kondicionuar. Për të treguar dashamirësinë e publikut vende të tilla gjithashtu e realizojnë më së miri. E rëndësishme është që publiku na do dhe ne mbledhim energjitë tona pozitive, për ti dhuruar audiencës dashuri dhe emocione të papërjetuara ndonjëherë.

-Për çfarë do mbahet mend ky sezon i “Klanifornia-s”?

– Klanifornia këtë vit do të mbahet mend për humorin e pazëvendësueshëm që i ka dhuruar publikut shqiptar dhe më e rëndësishmja, e cila me të vërtetë duhet të përmendet i rezistoj pandemisë duke e fituar betejën.

Nëse do t’i vije një emër marrëdhënies mes aktorëve të “Klanifornia-s”, si do ta quaje?

-Sigurisht. Do ia vendosja emrin “familja” dhe të konsoliduar.

A jeni ju aktorët e humorit po aq me humor edhe jashtë spektaklit?

-Ne aktorët e humorit jemi shumë njerëz të ndjeshëm dhe e shikojmë realitetin siç është në të vërtetë. Humori na përfaqëson edhe jashtë skenës. Këtë pjesë ta siguroj 100%. (qesh)

Cila është për ty fjala ose fraza më e bezdisshme?

-Fraza që më shqetëson më shumë në këto kohë është “mos kopjoni”. (qesh)

-Gjëja e parë që mendon kur del para kamerave… 

-Personalisht, kur dal përpara kamerës i them vetes: rri i qetë dhe jep maksimumin tënd për ti bërë njerëzit të lumtur.

Cili është kujtimi më i trishtuar që ke dhe që do të doje të të zhdukej nga kujtesa?

-Nuk kam ndonjë peng ose kujtim. Gjërat negative oseproblematikat e jetës i përkasin të shkuarës nga ku krijohet historia e vet. Nëse dëshiron e tregon nëse jo, nuk e tregon. Koha është e shkurtër, por e pasur. I eleminon gjërat në kohën e duhur. Nuk kam ndonjë gjë specifike për të treguar. Të betohem(qesh)

Na thuaj një batutë që e thua shpesh dhe të bën të qeshësh?

– Nga batuat e mia të preferuara nuk kam. Kam përzgjedhurpublikun ti vlerësoj dhe të qeshin me to.

-Thonë se aktorët e humorit janë euforikë, është e vërtetë?

-E kam personale. Aktorët e humorit janë euforik dhe flasin me gjithë qenien e tyre. Flasin me mimik,me batuta, me flokë, natën nga ku dhe nuk i zë gjumi.

Cilat janë gjërat primare, që ëndërron t’i bësh deri në fund të jetës?

-Çështjet parimore janë: Së pasi, mos ta humbas asnjë ditë besimin në Zot, Jezus Krishti; 2- ti shërbej Zotit, njerëzve; 3-ta dua familjen time dhe ​më e rëndësishmja të jemi bashkë deri nëditët e fundit.

Pengu më i madh që të lë ky vit që po kalon?

-Nuk kam asnjë peng. Gjërat shkojnë mirë, familja shumë mirëdhe ana profesionale e suksesshme.

Nëse do ta hidhje jetën tënde në letër… Cilat do ishin dy gjërat që do t’i përmendje medoemos? 

-Nëse do ta hidhja jetën time në letër dhe nëse do më duhej tëflisja për jetën time do të shkruaja shumë modesisht dhe përulësisht.

Me Egin

– Tipari kryesor i karakterit tënd... Vërtetësia dhe sinqeriteti

– Defekti kryesor? Mendoj që nxitoj pak por le ta vendosin tëtjerët më mirë

– Ndodh  pendohesh  shpesh ….Patjetër që ndodh tëpendohem shpesh sidomos kur nxitoj(Buzëqesh)

– Njëherë u deha dhe…Nxora trutë

– Pa çfarë s’mund  jetosh? Patjetër që besoj se pa JezusKrishtin!

– Gjëja  e lehtë për ty?Përgjithësisht kur shpik personazhetqë do bëj, më vjen shumë natyrshëm

 Jam i turpshëm kurkam turp!

Je dakord apo ke ndonjë mendim tjetër? Sigurisht që jam dakord por  në momente të caktuar në kohë dhe rrethana të caktuara jape dhe mendim tjetër.

–  mirë një mik apo një thesar?Plotësisht i bindur që njëmik

– Gur-gur bëhet kalaja? Bëhen dy gurë

– Shokun zgjidhe   mirë se veten? Varet

– Gënjeshtra është një plagëedhe  u shëroftë,  le nishan?Gënjeshtra është shumë e shmëtuar dhe u ka këmbët e shkurtra, shumë e shëmtuar është në fakt!

– Nuk i gjenden gjarpërit këmbët?Mbase gjarprit nuk i gjehen këmbët po dihet se ku ka lënë atletet.

– Mendjemadhi niset me kalëkthehet me këmbë?Kjo puna e mendjemadhit edhe mund të ndodhë

– Pula bën vezën, gjelit i dhemb barku? Pula e bën vezën dhe sigurisht që pula ndjen dhimbjen, gjeli po do ta kuptojë po do mos ta kukuptojë ose po do ta besojë po do mos ta besojë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Maya: Ai është kryevepra ime…!

Next Post

Djaloshi i pashëm që po premton shumë, ka rënjë nga Ballkani (Foto)

Advertisement