Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

HAKMARRJE E ÇMENDUR!

-Mos i beso atij. Ai gënjen. -Ishte një mesazh në inboksin tim.

 Kish marrë shkak nga një reagim në istagram, kur ish i shoqi hidhte foto kujtimesh me të birin. 

-Mund të thoni verediknin tuaj, -i thashë, për të shuar kuriozitetin. 

Advertisement

Në fakt ai, i shoqi, deri diku më kish treguar historinë e tij, të cilën ia kisha marrë me rezervë, duke parë tipin e tij prej aventurieri. 

-Mirë. Dhe unë kam nevojë të flas me dikë. Faleminderit që po më dëgjon.

Ata i thonë qëndër sociale, një banese të veçuar, larg qëndrës së banuar, me personel të kufizuar dhe me strehimin e dy tre grave me probleme përafërsisht si unë. Ky izolim i ngjan burgut, por pa rrethim me tela, pa gardianë të armatosur që ngjallin frikë, pa dyer të rënda hekuri e pa dryne. Me sjellje të ftohtë si të tyre, ushqim sa per të thyer oreksin, komunikim të heshtur, pa informim asistence ligjore, pa shërbim mjekësor të avancuar falas. Dhe ky është nje copë vend në shtetin e Europës ku kërkojnë të dynden shqipëtarët. Natyrisht që përtej kesaj copë toke, jeta është ndryshe, ngjall kureshtje dhe jep shanse per të ndërtuar jetë më të mirë. Por izolimi këtu dhe ajo çkam kaluar në jetë ma erësojnë mendimin, e ndonjëherë humbas shpresën për të ardhmen, e bëhem pesimiste në zgjidhjen e problemit, hallit që më ka çuar në këtë strehëz qëndrimi të përkohshëm. Nuk dihet sa do zgjasë kjo përkohshmëri!?

Ishte dashuri fejsbuksiane, siç ndodh me shumë vajza që duanë të çajnë rrethimin e mentalitetit familjar, që na kufizon në realitet. Ndoshta për mua nuk ishte ky lloj kufizimi ekstrem i lirisë si në zonat rurale, por nuk kishte trokitur personi i duhur në zemrën time deri atëherë. Ato pak raste që ishin paraqitur, nuk patën plotësuar kërkesat e pretenduara nga unë. Ose më mirë çfarë kisha ëndërruar. Tani që meditoj shpesh në dhomën bosh, nuk di as vetë përse isha nxituar në marrjen e atij vendimi. Ndoshta ishte më shumë jeta e tij në një vend europian ku të jep më shumë shanse jete, qe shpesh kanë si piksynim shumë femra. Nëse nuk realizohet me mënyra të tjera, martesa mbetet rruga e fundit për të arritur qëllimin. Ndoshta fjalet e tij plotë shpresë për një jetë ndryshe nga ajo në atë qytet të vogël që gjallërohet vetëm në verë. Ndoshta dashuria e lindur si fëmijë i vogël e që të dy e kishin ushqyer me fjalet mjaltë për disa muaj. Ndoshta varfëria familjare, ndoshta…as tani nuk jam në gjëndje të përcaktoj atë lloj deliri që më kish pushtuar ato kohë. Kundërshtimi i prindërve, për aq sa njihënin familjen e tij por dhe pasigurinë e largësisë, nuk solli aspak zbehje të dashurisë platonike, përkundrazi ngjalli një lloj revolte të brendëshme. Gjithësesi ata u pëgjunjën para këmbënguljes time të çuditëshme.

Isha çuditërisht e çmendur nga dashuria.

Në fakt edhe kontakti i parë, kur u bë fejesa, ishte mbreslënës. Edhe ndonjë fjalë pëshpëritëse në familje, për pjestarë të caktuar të familjes së burrit të zgjedhur, në fakt dhe e drejtë, nuk thynë aspak dashurinë tashmë të konsoliduar, siç e quaja pas verdiktit të vulosur me fejesë. 

Në pamundësi të vinte ai, prindërit më çuan deri tek trageti, në Durrës. Udhëtoja mbi kaltërsinë detit dhe ndonjëherë më kapte një lloj frike e llahtarisur, se mos ai nuk do kishte dalë për të më pritur, dhe unë do ngelesha në tokën e panjohur, si e zbritur nga ndonjë planet tjetër. Ca nga frika e ca nga deti, kërkova vend ku të shkarkoja turbullirën e krijuar në stomak. Për fat të mirë destinacioni i zbritjes erdhi më shpejt sa e parashikova. Në gjithë atë rrëmujë kërkova me sy të vetmen fytyrë që njihja në atë grumbull njerzish. Kur pashë duart që tundeshin në ajër dhe njoha njeriun që do mbështetesha gjithë jetën në të ardhmen, dhe unë bëra të njëjtën gjë me duart në ajër, e vrapova drejt tij. Rendja drejt lumturisë, drejt ëndrrës, dashurisë.

Një javë i dashuri, (ç’them dhe unë ai mizori më mirë), nuk vajti në punë, shijuamë ditët më të bukura. Shëtitje në disa qytete të Italisë, vende pikante që as në ëndërr nuk më ishin shfaqur ndonjeherë. Por për shkak të këtij pushimi humbi vendin e punës. Lekët u pakësuan dhe ai ndonjëherë dilte nga kontrolli, duke ngritur zërin, shante fatin, dhe duke më fajsuar mua për situatën. 
Një ditë më bëri një propozim të çuditshëm.

 “Pse nuk del ti Sildita në punë”.

 Nuk e kuptoja se ç’punë mund të bëja kur nuk dija asnjë fjalë italisht. Nuk po gjente ai punë, që kishte një lloj profesioni, dhe jo unë që nuk dija asgjë. Natyrisht që dhe unë do punoja, por më duhej një farë kohe për tu ambientuar, të mësoja disi gjuhën. 

“Nuk është e nevojshme gjuha, për punën që do bësh. Është e lehtë fare”. 

Mos vallë ishte i çmendur ky? Apo unë po mendoja gabim. 

“Mund t’ma shpegosh më qartë, se… s’po kuptoj gjë”. Po e shikoja drejt e në sy, për të kuptuar diçka më shumë. 

Heshti një çast. Vështrimin e hodhi në trotuar përmes xhamave. Pastaj papriur më kapi nga krahu. 

 “Dëgjo Dita, – kështu më thërrisnin shkurt në familje, -ti mund të punosh punën më të lehtë dhe të marresh shumë, më shumë lekë. Do kesh sukses të paparë…do..”

 “Suksesin e satëme”, -e tërhoqa krahun me forcë prej tij, si të ishte pincë hekuri e ftohtë dhe jo dora e ngrohtë, që deri dje më kish përkëdhelur me ëmbëlsi. Si ishte e mundur të merrte një propozim të tillë nga njeriu që e kish dashuruar aq shumë, në pak kohë. S’po u besonte veshëve, syve për njeriun që kishte përpara, mëndjes mos qe lajthitur. Ishte një gjendje apokaliptike menimesh. Ishte Sildita apo dikush tjeter. Nuk po i besoja vetes. 

-Më fal Sildita, -nuk di përse e zgjati emrin, -ishte një lajthitje nga ana ime. Nuk do përsëritet më. Ta premtoj.
M’u desh kohë të merrja veten të sistermoja mendimet në raftet e dhomëzave përkatëse të llogjikës së ftohtë. Në fakt pas asaj dite për fat të mirë filloi punë, por dhe me mua ndryshoi qëndrim. Dukej më i afruar, me fjalë të zgjedhura ledhatuse, sjellje të butë si prej qengji, sensual në paraqitje dhe i kujdesëshëm në veshje kur dilnim të hanim jashtë. Mendoja se ishte kthesa e madhe. 

Në gjashtëmujorin e dytë të qëndrimit, kuptova që kisha ngelur shtatzanë. Lajmin në fakt e priti gëzueshëm. Atë natë shkuam në një lokal të shtrenjtë, ku dhe kërcyemë. Jetonim pranverën dhe verën e nxehtë të dashurisë, pas një furtune që tashmë e kisha harruar. 

Djali pa dritën e diellit disa ditë pas vitit të ri, kur ende nuk ishte zbehur atmosfera e festës. Gëzimi im dhe i tij, dublikohej, dhe shumëfishohej sa herë që përkëdhelnim Orgiton. Ishte gëzimi i parë e natyrisht që peshorja e gëzimit rrine ajar, nëse do i vinim në peshë, timin dhe të tijin. Nuk di të them se cila është njësia matëse kur të përfshin gëzimi nga një sukses i arritur. Shkenca shoqërore nuk ka shpikur njesi matëse, për dashurinë, gëzimin, ngrohtësinë shpirtërore, por ne përjetonim universin e ndjenjave. 

Pas disa muaj, fillova te kisha shqetësime shëndetësore. Mjekët, pas lindjes, më patën thënë që duhet të jesh nën kontroll të vazhdueshëm. Siç duket diçka kishin vënë re. Nuk pranova të shtrohem për shkak të Orgitos së vogël. Mora ilaçe. Për të marrë shërbimet e duhura dhe suvencionet e asistencën, duhej të bëja bashkim familjar, gjë që ai po e zvarriste. Nuk di pse, por ai kurrë nuk pranoi. Më saktë nxirrte justifikime për mungesë dokumentacioni. Edhe pse punonte rregullisht nuk benim jetë normale. Thoshte se shpenzonte shumë, qera, ujë, korenti, ushqime, djali, ndaj duhet të punoja dhe unë. Sigurisht që doja të punoja, edhe pse nuk ndihesha mirë, por me orgiton e vogël e kisha të pamundur. Në vizitën e radhës më thanë për ndërhyrje kirurgjikale, por ai neglizhonte për shkak të lekëve. Tashmë kishin filluar grindjet. Shpesh kalonte masën. Përveç meje, ndonjëherë nuk kursente as fëmijën. Duke parë këtë situatë vendosa të regjistroj çaste të tilla. Një radhë vendosa ta ndjek. E gjeta në kaziono, në lojrat kompjuterike. Aty debatuam ashpër. Sherri vazhdoi dhe në shtëpi. Tashmë dihej ku i harxhonte lekët. 

-Pse nuk e denoncove në polici?

Më pas kërkoi falje. Mendova se pas atij sherri do hiqte dorë e do i rikthehej familjes. Përkundrazi. E shtoi dhe me shumë si dhunën dhe lojrat e fatit. Denoncimi në polici bëri që të jem këtu. 

-Mos është më mirë të kthehesh në familje?

Dua, por nuk mund të marr Orgiton. Ai ka hapur gjyq dhe do ta marri në kujdestari. Do të hakmerret karshi meje. Edhe pse e di që gjyqi nuk mund t’ja japi një dhunuesi, por ai këmbëngul në idenë e tij. Mund te ndodhi që për shkak të pamundësisë, gjendjes time shëndetësore dhe ekonomike, djalin ta marri shteti. Ai është gati ta bëjë këtë, si shenjë hakmarrje të çmendur. Nuk di çdo bëhet me Orgiton e vogël. Si mund ta përballoj dot. S’pranon marrëveshje. Kthimi në Shqipëri do ishte shpëtimi im dhe i Orgitos së vogël, por jam zënë peng. S’di si do shpëtoj. Si do t’ja dal e vetme në detin e trazuar plot dallgë. 

Ai krijoi furtunën, mund të lëshojë dhe rrezen e diellit. Jo per mua, por për atë, Orgiton e vogël, pjesë e gjakut të tij. 

Nuk di sa i pa shpirt do jetë, nëse do ta dënojë të birin kështu!

Nga S. INOT

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shqiptari i njohur super hot Tooni, së shpejti 3 projekte biznesi

Next Post

Sa është periudha e rehabilitimit pas kryerjes së burgut?

Advertisement