Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli që nga fillimi i lidhjes së tyre kanë qenë në fokus të mediave rozë.
Dyshja e njohur janë shfaqur përherë të lumtur krahë njëri tjetrit duke qenë model i një çifti ideal.
Por, së fundi janë ngritur dyshimet për një ndarje të mundshme të çiftit, kjo për shkak që Fero nuk ndjek më Arbenitën në Instagram, ndërsa modelja vazhdon ta ndjek reperin ende.
Kjo ka bërë të mendohet që çifti po kalon një “krizë” të momentit, apo vetëm për të tërhequr vëmendje. Para disa ditësh Fero dha lajmin se ka shkëputur dhe kontratën me kompaninë “On Records” dhe se tani do të jetë artist i pavarur.