Ka ndërruar jetë sot në moshën 56-vjeçare, regjisori i njohur Gjergj Xhuvani. Ai vdiq në një spital në Romë, ku po kurohej nga një sëmundje e rëndë.
Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist dhe producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë.
Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën Artet dramatike.
Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.
Gjergj Xhuvani e ka bërë të njohur filmin shqiptar edhe përtej kufijve të Shqipërisë.