Edmonda Bushi-Gecaj është absolutisht ndër zërat më të bukur

të muzikës së lehtë dhe asaj popullore.

Ajo, është shndërruar në emër shumë të kërkuar për në mbrëmje muzikore, por edhe në tregun e dasmave e ahengje.

Monda, merret me muzikë që në fëmijëri dhe suksesi i saj në botën e këngës nuk është i rastësishëm.

Këngëtarja ka të realizuar një mori projektesh, ndërkaq vazhdon të komentohet dueti i saj me legjenden e muzikës popullore, Ismet Peja.

Këngëtarja e mirënjohur nga Gjakova, por që jeton e vepron në Prishtinë, sapo ka lansuar projektin e radhës që tashmë është publikuar në kanalin e YouTube(kanali personal Monda Official).

Ky është një album me këngë të përzgjedhura dasmash, me muzikë dhe orkestrim nga Hekuran Preni, e ku në violinë luan Mentor Sylejmani.

Interpretimi i Mondes edhe një herë merr notën 10-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here