Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Im shoq më shtyu ta tradhëtoja për para!
Rezidenca “Fahma”, standarde të larta akomodimi për studentet; Më mirë se në shtëpi…!
Vjosa vjen elegante dhe në formë në projektin ‘Ki me pa’ (Video)

Rezidenca “Fahma”, standarde të larta akomodimi për studentet; Më mirë se në shtëpi…!

“Më mirë se në shtëpi”.  

Ky është slogani dhe qëllimi i Rezidencës “Fahma” që do të hapë dyert

për të gjithë studentët e rinj që duan të ndjekin studimet në Tiranë.

Advertisement

 Kjo rezidencë është zgjidhja më e mirë për familjet që duan siguri dhe komoditet për vajzat e tyre pasi Rezidenca ofron akomodim për studentet femra.

Shpresa Dorda e ftuar në një emision gjatë një interviste tha se siguria dhe shërbimet e ofruara janë shumë të mira dhe me standard të lartë dhe që i ofron vetëm kjo Rezidencë, pasi është risi për herë të parë në Shqipëri dhe jo vetëm.

“Duhet theksuar që për shërbimet që marrin,  çmimi që paguajnë është minimal dhe po aq sa do ti nevojiteshin për të jetuar në shtëpi me qera apo konvikte ku shërbimi që ofrojmë ne s’ka lidhje fare me to”, tha znj Dorda.

Sipas saj, Rezidenca ofron mensën me ushqime bufe për të treja vaktet, ushqime këto cilësore dhe të gatuara nga profesionistë në kuzhinë dhe menu të përgatitura nga dietologë.

“Po ashtu ofrohet shërbimi i lavanterisë për veshmbathjet e studenteve, ofrohet kinema, biblioteka, si dhe  do të ofrohen pajisje elektronike falas për vajzat që duan të studiojnë në Rezidencë”, tha ndër të tjera drejtoresha e Rezidencës “Fahma” znj Dorda.

Sipas drejtoreshës, Rezidenca ofron dhe shërbimin e pastrimin e dhomave pothuajse cdo ditë. Gjithashtu ky institucion do të ofrojë dhe transportin për studentet.

Një shërbim tjetër shumë i rëndësishëm është asistenca mjekësore, dhe marrëveshjet me spitalet private në rast nevojash dhe më të mëdha.

“Të gjitha këto shërbime përfshihen brenda kostos që do të paguajnë në muaj familjet e studenteve që do të akomodohen tek rezidenca “Fahma”.

Ne kemi menduar që vajzave tu përgjigjemi me të gjithe asistencat e nevojshme, që u nevojiten gjatë jetesës në metropol, pasi kemi juristë, ekonomistë e specialistë të tjerë të nevojshëm për mbarëvajtjen e jetesës në Rezidencë.

“Pra, në Rezidencën tonë, studentët mjaftojnë të vijnë vetëm me mjetet dhe veshjet e tyre dhe çdo gjë tjetër e ofrojmë ne, duke i mundësuar studenteve që ti përkushtohen vetëm studimit dhe kohën e lirë ta shfrytezojnë për të zhvilluar hobet e tyre apo të kryejnë kurse profesionale”, u shpreh përfaqësuesja e Rezidencës “Fahma”. Por jo vetëm kaq.  “Të gjitha këto shërbime janë brenda çmimit që do të paguajnë në muaj. Është një kosto prej 300 euro në muaj, çmim që sic e thamë dhe më lart, sot vajzat i shpenzojnë për këto shërbime kudo që të jetojnë’, tha znj Dorda.

Në këtë pagesë mujorë janë llogaritur me detaje të gjitha shpenzimet që mund të ketë një student në Tiranë dhe komoditeti që i ofrohet është i vetmi në llojin e tij. Risi që si duket ka qenë kaq e nevojshme për studentët tanë sa do jetë edhe zgjidhja e të gjitha streseve dhe ngarkesave të jetës studentore.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë dhe besojmë se të gjithë bashkë do përqafojmë këtë risi në lehtësimin e përditshmërisë së studentëve në Tiranë:

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Im shoq më shtyu ta tradhëtoja për para!

Next Post

Vjosa vjen elegante dhe në formë në projektin ‘Ki me pa’ (Video)

Advertisement