Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Më thoni çfarë kam se po çmendem…!

Përshëndetje doktor jam Leda 28  vjeçe, kam një  vajzë.

Në muajin  nëntor shkova në punë  dhe  djersita 

dhe  fryu nje erë  e madhe  e u tha djersa në trup.

Advertisement

Dy  ditë kështu, ditën e  parë kur  erdha në shtëpi  nuk e ndjeja kokën dhe  këmbët  nga  dhimbja. Pas 3 ditëve më kapi  gripi, e kalova por 3 ditë pasi kalova gripin më kapi  një këputje trupi   dhimbje  shpatulle, më  shponte  gjoksi sikur më ngulje thika. Një  bajame  e kam  të zmadhuar sa një e verdhe veze në anë të majtë. Ndjeja turbullira, shkova në spital bëra grafi, analiza kontroll tiroidesh  me dolën të  gjitha mire, më matën oksigjenin  në gjak  ishte gjithçka mirë. Më thanë  ke  ankth, u konsultova me një psikologe  më tha  nuk  ke  shenja të ankthit. Unë  s’kam marr as ilace asgjë dhe  kam  që në  nëntor e deri tani në qershor me dhimbje  shpatulle dhe gjoksi  e turbullira, ndjej dhe shumë ftohtë. Më thoni ju  lutem çfarë kam se u  çmenda! Punë të mbarë!

Ajet Asani, mjek i përgjithshëm , email ajetasani@gmail.com : Përshëndetje! Për këtë rast tuaj, unë dyshoj se mund të jetë arthriti septic i cili vjen si pasojë e një infeksioni, qe në këtë rast është infeksioni i bajameve. Ky artrit shkaktohet më shpesh nga bakteriet, sidomos staphylococcus aureus. Simptomat janë ejntje dhe dhembje në nyje të shoqëruara me lodhje dhe dobësi të përgjithshme, dhembje gjatë lëvizjes së nyjes së prekur. Duhet të verifikohet ASO (Anti-streptolysin O ) në gjak. Mjekimi bëhet me antibiotik nga 2-6 javë. Gjithsesi do të kisha rekomanduar një konsultim me reumatologun. Gjithë të mirat dhe të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

"Ngjyrat flasin" edhe në...; Armira Lazaj flet për rëndësinë e ngjyrave!

Next Post

Klodian Hoxha: E kam të vështirë të ndahem nga rolet; I shoh si krijesat e mia…!

Advertisement