Ky kek është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur dhe bëhet me përbërësit që të gjithë i kemi në shtëpi. Ato janë:
1 filxhan vaj
1 filxhan sheqer
2 filxhanë miell
1 protokall me gjithë lëkurë
3 lugë çaji baking powder (pluhur pjekës)
4 vezë
Përgatitja
Hedhim në mikser gjithë portokallin me gjithë lëkurë (pa fara, natyrisht) derisa të bëhet pelte, shtojmë aty vajin, vezët, sheqerin dhe i rrahim mirë. Në një enë përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe e bashkojmë me masën e mikserit. Nëse doni, mund t’i shtoni arra, bajame, rrush të thatë, etj. E vëmë në një tavë të lyer me gjalpë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë, për 45-50 minuta. Për ta parë nëse është pjekur, fusim një kunj dhëmbësh dhe nëse del i pastër, atëhere keku është gati.