Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk pendohem që e tradhëtoj burrin…

Historia që do t’ju tregoj ka disa kohë që po më mundon jashtë mase,

por kam frikë t’ua tregoj atyre që më njohin

sepse mund të më paragjykojnë apo nuk të më japin një mendim të sinqertë…

Advertisement

Jeta ime, si e çdokujt tjetër ka pasur ulje-ngritjet e saj. Unë e krahasoj jetën me një ashensor që herë të ul poshtë, herë të ngre lart. Kam punuar për rreth 15 vjet si mësuese e ciklit të ulët e gjithashtu, jam bashkëshorte e nënë e një vajze të mrekullueshme, e cila janë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë, pasuria ime, gjithçka. Tani është në një moshë kur mund të vendosë vetë për jetën e saj. Jam me fat sepse qëllimi im si nënë them se është përmbushur, pavarësisht se për nënën, fëmija, sado i madh të jetë, ngelet gjithmonë fëmijë. E kam rritur vajzën me sakrifica të mëdha, por jam e lumtur sepse asgjë nuk më ka shkuar dëm. Historia që do t’ju tregoj, fillon kur mësuam se bashkëshorti im vuante nga një çrregullim psikik të cilit akoma nuk ia kam vënë emrin se si i erdhi. Ndodhi shumë papritur. Isha në punë si gjithë ditët e tjera, isha në orën e mësimit, kur më telefonuan nga shtëpia për të më thënë se duhet të shkoja menjëherë, pasi Beni ishte sëmurë. Nuk më treguan në telefon se çfarë po ndodhte apo se çfarë shqetësimi kishte. E lashë menjëherë orën e mësimit dhe u nisa direkt për në shtëpi.

Ç’të shikoja?! Në shtëpi ishin mbledhur të gjithë njerëzit e afërm të bashkëshortit tim. Nuk po e kuptoja se ç’kishte ndodhur në të vërtetë, ndaj pyeta menjëherë dy mjekë që kishin ardhur me urgjencën në shtëpinë time. Doktori më tha se për momentin nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, më tha se kishte nevojë për pak pushim, sepse kishte patur disa kriza të forta koke. Ata po e mbanin me qetësues, por të nesërmen, që me mëngjes, duhet t’u nënshtrohej një sërë ekzaminimesh për të mësuar nga i kishte ardhur kjo goditje kaq e fortë.

Ashtu si na tha mjeku, të nesërmen që me mëngjes ne vepruam të bënim ekzaminimet e nevojshme. Nisëm një mjekim, por nuk kaluan shumë ditë dhe gjendja e tij nisi të rëndohej edhe më tepër, kaloi në ekstrem… Nuk e mendoja se ai mashkull do të përfundonte në atë mënyrë! Kishim frikë të qëndronim në shtëpi, na thonte se do të na vriste, shumë herë na ka drejtuar edhe thikën. Unë u detyrova ta lija punën sepse në çdo moment ai donte një person afër sepse mund t’i bënte keq vetes apo dhe ndonjë veprim të paparashikueshëm ndaj nesh, duke na bërë të mos e ngrinim kokën për gjithë jetën. Shumicën e rasteve detyrohem edhe që ta lidh dhe ndjehem shumë keq për këtë fakt, mërzitem dhe mendoj se si mund të përfundojë njeriu kështu papritur e pakuptuar. Vajzën në momentin që dola edhe nga puna, për një periudhë kohe u detyrova ta dërgoja te vëllai im në Greqi. Më vinte keq për të, nuk doja ta përjetonte në një mënyrë aq të keqe atë që po na ndodhte; ajo ishte shumë e lidhur me të atin dhe ndjehej shumë keq moralisht. Largimi i saj për njëfarë kohe nuk zgjidhte gjithçka, por sadopak doja t’ia largoja dhimbjen që po e mundonte.

Gjithashtu, për shkak se lashë edhe punën, nuk ishim në gjendje të mirë financiare. Edhe ato pak kursime që i kishim ruajtur për një ditë të keqe, mbaruan. Lekët që merrte im shoq nga pensioni, i duheshin vetëm për ilaçe, madje nuk i dilnin. Pas disa kohësh, ne u futëm edhe në borxhe. Situata jonë sa vinte e përkeqësohej dhe unë u detyrova të punoja si pastruese në shtëpi të ndryshme, 3-4 herë në javë. Të paktën, kshtu nuk do të hyja edhe më keq në borxh. Ndjehesha shumë keq dhe çdo moment mendoja se kur do të shpëtoja nga kjo gjendje, por ajo që bëri të më ndryshonte jeta pavarësisht se në ç’situatë ndodhesha, ishte njohja më njeriun që edhe në këto momente që po shkruaj, më ka bërë të ndjehem me të vërtetë e lumtur.

Një ditë si gjithë të tjerat, pasi kisha mbaruar punët në shtëpi dhe bashkëshortin e kisha lënë në rregull, u nisa për te një familje ku do të shkoja të pastroja. Më kishte çuar një shoqja ime që më tha se aty banonte një burrë afërsisht mosha ime, intelektual, i cili kishte disa kohë që ishte divorcuar. Ditën e parë, sa u prezantuam, ai më la çelësat e shtëpisë dhe u largua. Unë mbarova gjithë çfarë kisha për të bërë dhe u largova, duke i lënë çelësat e shtëpisë te një dyqan fruta-perimesh, aty ku më kishte thënë ai. Për disa kohë, çdo gjë po shkonte për mrekulli dhe unë isha shumë e kënaqur me pagën që më jepte. Një ditë e mora në telefon dhe i thashë se atë ditë nuk mund të shkoja pasi më kishte ndodhur një vdekje te njerëzit e mi dhe duhet të shkoja patjetër atje. Më tha se nuk ka asnjë problem. Pas disa ditësh u bëra gati dhe u nisa të shkoja për tek ai. Ai, atë ditë do të qëndronte në shtëpi dhe unë e kisha pak bezdi, por nuk kisha çfarë të bëja. Në muhabet e sipër më tha se i dukesha grua e civilizuar dhe më pyeti se çfarë më kishte detyruar të bëja këtë punë. Kisha shumë nevojë të flisja me dikë, ndaj i tregova gjithë çfarë më kishte ndodhur. I erdhi shumë keq për mua dhe më tha se jeta kështu është, nga nuk të përplas. Në atë moment, papritur ndodhi një shtrëngim duarsh dhe një puthje. Nuk e kuptova se si ndodhi, ai më thonte që ta lija veten të lirë e të mos mendoja për asgjë, ndërsa mua më dukej sikur po jetoja në një botë tjetër. Gjithçka ndodhi papritur dhe tani unë po përjetoj një histori dashurie me të. Pavarësisht se çfarë halli kam, ndjehem në njëfarë mënyre e mbrojtur. Më duket sikur kam rilindur. E vetmja gjë që më mundon është se nuk po arrij ta kuptoj se si po më ndodhin këto gjëra sepse nuk mund ta imagjinoja kurrë që mund t’ia bëja këtë bashkëshortit tim. Ndjehem në faj duke marrë parasysh gjendjen e tij, por nga ana tjetër, mendoj se një jetë kam dhe do ta jetoj. Kjo lidhje më ka bërë shumë të lumtur dhe nuk pendohem për asgjë. E vetmja gjë që më shqetëson është se nuk e di se sa do të vazhdojë, por nga ana tjetër them se, mjafton që ai person më ka bërë të ndjehem ndryshe, sikur kam rilindur e do ta jetoj sa të jetë e shkruar…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Po s’pate para, nuk ke as dashuri!

Next Post

Ilaçet e zemrës po më bëjnë impotent!

Advertisement