Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

Vend i shenjtë

– Përshëndetje! Kam parë në  ëndërr sikur isha te 

Kisha e Lacit me motrën dhe dy  vajza të tjera që  s’i mbaj mend, dhe  bënim  fotografi e ndiznim qirinj.

Advertisement

Çfarëdo të thotë kjo ëndërr?

-E dashur ëndrra që keni parë tregon se ju e keni të nevojshme që të qetësoni shpirtin e trazuar të shkoni në një vend të shenjtë. Disa probleme personale apo edhe shëndetësore ju kanë prishur paksa ritmin e përditshëm. Mos u shqetësoni, vizitoni një nga këto vende dhe do ndiheni më e lehtë.

Nëna ime

Në realitet, mamaja ime ka vdekur, por e kam parë në ëndërr sikur ajo po më qeshte, vuri ca para në tavolinë dhe më tha: “Do të më bësh një tortë?”. Më doli gjumi. Bora.

– Ju keni qenë shumë e lidhur pas mamasë dhe e kujtoni herë pas here duke e diskutuar edhe në familje. Keni mall për gjithçka që bënte ajo. Është pikërisht ky mall që ju shtyn ta shihni në ëndërr siç ka qenë në realitet, qoftë edhe duke gatuar. Ajo, edhe pse nuk është fizikisht me ju, është pranë jush dhe dëshiron t’ju shohë të gëzuar. Ky është mesazhi i ëndrrës.

Shtëpia ime e ndryshuar

Kam parë në ëndërr shtëpinë time. Sikur po ecja dhe pashë që ishin ndryshuar dyert, e hap e habitur dhe shoh ambjente të cilat i kisha harruar që mund ti kishim në shtëpi. Po thosha me vete, a është vërtetë kjo shtëpia ime? Mbaj mend që dhomat ishin me hapësira të mëdha dhe të bukura. Pres një shpjegim nëse mundeni ju lutem. Faleminderit.

– Shtëpia në ëndërr përfaqëson po ju në realitet, ndërsa hapsirat e shtëpisë janë pjesë e karakterit tuaj që ju akoma si njihni mirë. Dyert që si keni parë më përpara tregojnë për mundësi të reja dhe që do t’ju sjellin entuziazem në jetë. Madhësia e hapësirave tregojnë po shanset e mëdha që do t’ju vijnë. Të gjitha këto ju çojnë në një drejtim, do të futeni në një fazë që do të keni fat, thjeshtë duhet të dini ti shfrytëzoni më së miri që të jenë në avantazhin tuaj.

I dashuri im ishte shëmtuar

– Kam parë në ëndërr të dashurin tim, sikur ishte shumë i shëmtuar dhe i shëndoshë. Ishim të gjithë si shoqëri të ulur bashkë dhe talleshim me flokët e të dashurit tim e trupin e tij super të shëndoshë. Duke qeshur me shoqërinë, pashë që i dashuri im kishte vënë një unazë argjendi që s’e ka pasur më parë. Nga gjithë ajo e qeshur, sikur u nevrikosa kur i pashë unazën. Sa po e pyesja ku e kishte marrë atë unazë, u zgjova nga gjumi.

– Pavarësisht se në ëndërr keni parë një të dashur të shëmtuar, në realitet do të thotë që ju e vlerësoni shumë, edhe atëhere kur ai shfaq të metat e tij. Pikërisht për këtë ju e doni akoma më shumë, sepse ai shfaqet para jush pa maskë. Ëndrra tregon që marrëdhënia juaj është shumë serioze dhe realiste. Ju e doni njëri-tjetrin ashtu siç jeni, me të gjitha të mirat dhe të këqiat që keni. Përsa i përket unazës, do të thotë që ju prisni një propozim për martesë nga ana e tij. Ne urojmë që ëndrra juaj të realizohet sa më shpejt.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më gënjeu... nuk bënte fëmijë!

Next Post

Rrezikova jetën për t’u dobësuar

Advertisement