Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Arrita t’ia shëroja plagët e dashurisë

Kisha dëgjuar shumë histori që flisnin për dashurinë,

disa kishin fund të lumtur dhe disa të tjera fund të trishtuar e nga të gjitha historitë,

vetëm njëra më kish ngelur në mendje.

Advertisement

Pothuaj gjithmonë kisha dëgjuar të flitej për vajza të mashtruara, të tradhtuara e të zhgënjyera, por kurrë nuk kisha dëgjuar për një djalë që është zhgënjyer nga dashuria. Unë isha vetëm 16 vjeçe kur mësova historinë e këtij djali. Tragjedinë e tij ma tregoi shoqja ime, Romina. Ajo më tha se një djalë nga Shkodra kish qenë shumë i dashuruar me një vajzë për të cilën kishte kundërshtuar gjithë familjen, madje kishte hequr dorë nga gjithçka vetëm për të qenë me të. Edhe ajo e donte shumë dhe ishin shumë të lumtur bashkë. Njeriu nuk kishte arritur dot t’i ndante, por do t’i shkatërronte ai që u dha jetën dhe lumturinë. Djali u largua për studime jashtë shtetit. Flisnin dhe komunikonin çdo natë bashkë. I dërgonin letra njëri-tjetrit. Kishte një javë që djali nuk i shkruante dhe vajza ishte merakosur. Ajo studionte në Tiranë, ndërsa origjinën e kishte nga Shkodra dhe familja e saj banonte atje. Kaluan tre ditë pa marrë lajm dhe ajo udhëtoi deri në Shkodër për të marrë informacion për të, por gjatë rrugës, furgoni me të cilin udhëtonte, ra në greminë… Ajo nuk e dinte se djali ishte nisur për të ardhur në Shqipëri dhe se dëshironte t’i bënte asaj një surprizë. Shoqja më tha se vajzën e varrosën në Shkodër dhe se në çantën e saj kishte një letër apo më saktë, një poezi me titull “E jotja përgjithmonë”.

Sipas asaj që më tha shoqja, djali kishte ardhur në Shqipëri pas katër ditësh. Në fugonin për në Shkodër kishte dëgjuar njerëzit të flisnin për një vajzë që kishte vdekur nga një aksident me makinë, pasi kishte ardhur të mësonte ç’bëhej me të dashurin e saj që ishte me studime jashtë. Ai kishte vajtur te varrezat e qytetit dhe diku, në mes shumë varresh kish parë një të mbushur me lule, ku dheu ishte akoma i lagësht. Kjo ishte historia e një djali 20 vjeçar…

Nga kjo histori që më tregoi Romina u trishtova, madje edhe qava për fatkeqësinë e një njeriu të cilin nuk e njihja. Kaluan disa vite nga tregimi i kësaj historie dhe shumë vite nga vdekja e vajzës. Kur sapo kisha bërë 20 vjeçe, shkova në plazh në Shëngjin bashkë me familjen time. Në fakt, unë nuk dija not dhe shkova paksa larg në det. Kisha arritur në thellësinë ku këmbët e mia nuk e preknin më fundin e detit. Aty, për pak sa nuk u mbyta. Në momentin që po fundosesha, ndjeva se një person më mbërtheu në krahë. Kaq mbaj mend sa isha ne det, sepse pas disa minutash u zgjova dhe pashë një grumbull njerëzish që ishin mbledhur rreth meje dhe që thonin “shpëtoi” sapo panë që unë hapa sytë. Aty gjendej dhe personi që më kishte shpëtuar. Sapo mora veten, familja më tha se ai quhej Besart. Prindërit e mi e falënderuan dhe e ftuan për darkë, pasi kishim marrë me qira një shtëpi buzë detit dhe do kalonim aty 15 ditë pushime. E kaluam shumë mirë atë natë dhe i thashë kur po e përcillja te dera se i isha borxhlije për jetën. Dëgjova të pëshpëriste nëpër dhëmbë: “Është ironi e fatit. Sot shpëtova një jetë, por shumë vite më parë vrava atë që i falte lumturi jetës sime”.

Më bënë përshtypje këto fjalë. Ndodhi që pas disa ditësh daja im më tha se më ka gjetur një djalë të mirë dhe më këshilloi ta takoja. Më tha se ai ishte nga Shkodra. Në moment nuk e di pse m’u mbushën sytë me lot, por pranova të dilja. Po ashtu, edhe familja ime. Unë kisha mbaruar vetëm gjimnazin, ndërsa për atë më thanë se kishte mbaruar për Mjekësi. Nuk më treguan asgjë tjetër për të.

Dola për ta takuar dhe pashë se ai person ishte pikërisht Besarti! Ai nuk qeshte kurrë e as nuk buzëqeshte, mirëpo mua më pëlqeu shumë ai dhe serioziteti i tij. Ai ishte i ftohtë, i prerë dhe dukej sikur donte të më largonte nga vetja me çdo kusht, por këmbëngulja ime ishte më e madhe se ftohtësia e atij. Në dilnim disa herë për kafe dhe një natë e pyeta për raportin me vajzat dhe me dashurinë. Ai më tha: “Më mirë largohu prej meje. Largohu tani sa s’është vonë, se përndryshe, do të lëndohesh shumë”. Unë nuk pyeta për këtë, por kërkova shkakun e gjithë kësaj ftohtësie. Më tha ta gjeja dashurinë diku tjetër se pranë tij do gjeja vetëm dhimbje, se ai nuk më meritonte. Sipas tij, ai një grua do ta merrte se ishte bërë 30 vjeç e mentaliteti dhe familja ia kërkonin këtë gjë, por po kërkonte një nuse për botën, jo që duhet ta mbante vetë. Pas gjithë këtyre, unë i thashë se pranoja të bëhesha nusja e tij, edhe pse ai s’më propozoi. U martova me të, bëmë një dasmë sa për të thënë dhe natën e parë të martesën mora vesh historinë e tij të vërtetë. Ai ishte djali për të cilin kisha dëgjuar historinë para shumë vitesh. Sapo ai nisi fillimin e historisë, unë vazhdova pjesën tjetër. Ai më pa i habitur dhe unë i thashë se e kisha dëgjuar para shumë vitesh këtë histori dhe madje, kisha qarë me të. Në ato momente të dyve na mbushën sytë me lot dhe ashtu siç ishim në dhomën tonë të gjumit, në vend të putheshim si të sapomartuar që ishim, përqafoheshim me lot në sy për historinë e tij. Pas asaj nate, filluam të afroheshim më shumë. Pas një muaji martesë, kryemë marrëdhënie. Ai ishte mashkulli i parë në jetën time. Dalëngadalë u mësuam me praninë e njëri-tjetrit, aq sa nuk rrinim dot të ndarë. Një ditë më ra të fikët dhe vazhdimisht më merreshin mendtë. Ishte ai që m’u gjend pranë dhe sapo hapa sytë, pashë se ai qëndronte pranë meje dhe më tha, me lot në sy. “Të dua”.

Mora vesh që kisha ngelur shtatzënë e ky lajm e gëzoi pa masë. Madje më tha: “Dikur kam ndjerë një dashuri dhe për ta kaluar m’u deshën 10 vjet, por kjo që po kaloj me ty është diçka që kurrë s’e kam provuar. Më tha se ishte i lumtur pranë meje dhe më falënderonte për dhuratën që po i bëja”. Pas nëntë muajsh, linda vajzë. Ai u gëzua shumë. Tani jetojmë të lumtur me vajzën që po rritet dhe me jetën që bëjmë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

281 të rinj nga Kosova, më të përgatitur për tregun e punës

Next Post

Ç'të bëj kur fëmija urinon në shtrat?

Advertisement