Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Lojrat politike dhe mashtrimi i Edi Ramës me partinë e Rudinës & Patozit

Nga Jakup B. GJOÇA

Edi Rama do përdorë Partinë e Rudina Hajdarit, sikurse në 2012, ku manipuloi Aleanca Kuq e Zi, që militantët socialistë mblidheshin në mitingjet e Aleancës Kuq e Zi, ndërsa të Bindurit e Edi Ramës zaptuan Kupolën Drejtuese të Aleancës Kuq e Zi. Në zgjedhjet parlamentare të 2013-s mercenarët e Edi Ramës tek Aleanca Kuq e Zi e SABOTUAN. Edhe me Partinë e Rudina Hajdarit tani Edi Rama do ta mbushë me të Bindurit Servilë që të japë Imazh se Partia e Rudina Hajdarit është fraksion i PD-së dhe ta prezantojë tek ndërkombëtarët që Edi Rama paraprakisht i ka të tijtë për t’u justifikuar se zgjedhjet vendore të 30 Qershorit janë…pluraliste me Opozitën e Rudinës dhe Patozit. Sikurse bëri Ramiz Alia në zgjedhjet e Marsit 1991. Që pranoi për herë të parë zgjedhje parlamentare Pluraliste, por Pa Partinë Demokratike të sapokrijuar si Parti e Parë Opozitare, por me Frontin Demokratik, Me Organizatën e Gruas dhe të Rinisë që ishin Freksioni i Partisë së Punës… Ato zgjedhje Parlamentare pseudopluraliste Ramiz Alia i fitoi, por shumë shpejt u detyrua t’i anullojë sepse Bota nuk ia njohu për Zgjedhje të Lira Pluraliste…. Edhe Edi Rama tani… Mundet disa ambasadorë të shitur në Tiranë të njohin Opozitë shqiptare Rudinën, Murrizin dhe Ralf Gjonin, Por Shqiptarët do jenë aty në Sheshet e Shqipërisë në Protestë… Gjeneral Lleshi NUK DO TA VRASË DOT DEMOKRACINË ME GAZ HELMUES, AS DO TA BURGOSË DOT ME METODA NAZISTE…. Partia e Rudinës & Patozit nuk ka Elektorat të Djathtë. Rudina Hajdari u bë deputete sepse ishte e bija e Azem Hajdarit, pa patur ASPAK Personalitet Politik. Shikojeni dhe dëgjojeni kur Flet në Parlament. Si të jetë nxënëse e klasës së Dytë Fillore. As të lexojë ato që i kanë shkruar NUK MUNDET DOT. Atëhere, cili shqiptar, cili votues, cili elektorat do t’i besojë Rudinës Votën, Shpresën e Tij? Kë do votojnë: Rudinën për hatër të Babait Azemin edhe pse është i vdekur, apo Idealin e Azemit, për Demokracinë? Idealin e Azemit e ka elektorati i Djathtë atje në Protestë para Parlamentit të Korruptuar dhe të Inkriminuar… Shqiptarët për kë do votojnë: – PËR hatër të të Vdekurve? Apo… – PËR TË Ardhmen e Shqipërisë?….

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ylli i ri i skenës quhet Reealt, reperi publikon projektin ‘Me dy’ (Video)

Next Post

Jam i lumtur me gruan e divorcuar

Advertisement