Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dua të jem në qëndër të vëmendjes

Doktor Abazi përshëndetje!

Jam femër dhe jam shumë e fokusuar tek qëndra e vëmendjes, më pëlqen shumë të jem në qëndër të vëmendjes dhe kur kjo pjesë mungon më bën shumë nervoze e stresohem,

ndonjëherë edhe njerëzit kur flasin hapur dhe janë të sinqertë.

Advertisement

I urrej sepse unë dua që gjërat të ndodhin ashtu si dua unë, stresohem dhe kur nga sjellja ime i humbas njerëzit dhe prapë ja hedh fajin atyre. Kam një sjellje disi shumë të çuditshme dhe e humbas kontrollin shumë shpejt. Nuk di si t’i heq këto fiksime që kam se po më shkatërrojnë edhe nervat. Pres përgjigjen tuaj. Faleminderit

Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- Përshëndetje zonjushë! E lexova me kujdes letrën tuaj dhe e kuptoj shqetësimin që keni!

Karakteristikat e sjelljes tuaj duket se përputhen me një çrregullim të personalitetit. Duhet ta dini se tek seicili prej nesh ndërthurren karakteristika të personaliteteve të ndryshme. Por, karakteristikat që dominojnë, përcaktojnë tipin kryesor të personalitetit të secilit prej nesh. Ka një bazë gjenetike për këtë sjellje (dikush nga familja juaj ka patur sjellje të ngjashme), por një ndikim të madh ka edhe fëmijëria jonë dhe përjetimet gjatë kësaj periudhe, të qënurit fëmijë i vetëm ose të qënurit në qëndër të vëmendjes gjatë fëmijërisë së hershme. Gjithsesi, duhet ta dini se kur këto elemente të personalitetit tonë nuk janë në harmoni, lindin çrregullimet e personalitetit, të cilat çojnë shpesh në probleme në marrëdhënie me të tjerët dhe me punën. Gjëja më pozitive në situatën tuaj është se ju e kuptoni që keni një problem dhe kërkoni të bëni një ndryshim pozitiv në veten tuaj. Shumë prej individëve që kanë këto probleme, nuk e kuptojnë se problemi është tek ata dhe u’a atribuojnë të tjerëve në vazhdimësi fajin. Në këto kushte, unë do t’ju rekomandoja të konsultoheni me një psikolog për psikoterapi. Në rast se kjo nuk do t’ju ndihmojë, hapi tjetër janë trajtimet medikamentoze.  Gjithsesi është e nevojshme një vizitë e kujdesshme dhe një bashkëbisedim më i gjatë me mjekun neuro-psikiatër për të saktësuar diagnozën dhe për të marrë vendimet e duhura rreth terapisë më optimale për ju. Mbetem në dispozicionin tuaj për pyetje të mëtejshme! Mund të më telefononi në numrin në dispozicion nëse dëshironi!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rrëfimi i një të droguari..!

Next Post

E tradhëtova për Shën Valentin!

Advertisement