Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Humba në ekskursion

– Kam parë në ëndërr sikur kishim shkuar në një ekskursion dhe, për një moment, unë humba.

Gjendesha para disa pallateve të mëdha, në përpjekje për të gjetur bashkëmoshataret. Më pas, mbaj mend sikur unë i gjeta. Ne të gjithë ishim në një vend shkëmbor dhe sikur erdhi çuni i xhaxhit e më tha: “Ti bëj ç’të duash, por ne do të fejohemi bashkë” dhe më pas, iku. Unë i kushtova shumë rëndësi, por me vete mendoja: “Ky është i çmendur! Ne jemi kushërinj”. Ç’kuptim ka kjo ëndërr?

Advertisement

– E dashur, në një moment të jetës suaj do të ndiheni si e humbur, pa mbështetje dhe rruga për të dalë nga kjo ndjesi humbjeje është vetëm rivendosja e komunikimit me shoqërinë tuaj, sidomos me ata te të cilët keni më shumë besim. Fakti që keni parë çunin e xhajes, tregon se ju e frenoni shumë veten në disa gjëra sepse i mendoni si të pamundura dhe jo të lejueshme, por kjo s’ka lidhje me kushëririn tuaj. Ai, thjesht, përfaqëson gjërat e ndaluara në jetën tuaj, për të cilat ju mateni shumë para se të veproni. Ju jeni e ndërgjegjshme për diçka që nuk duhet ta bëni dhe arrini ta frenoni veten. Këtë kuptim ka ëndrra juaj.

Duke rënë nga lartësia

– Shoh shpesh në ëndërr sikur jam në rrezik, për shembull, sikur po bie nga një lartësi e madhe. Çfarë kuptimi ka kjo lloj ëndrre?

– Ëndrra të tilla tregojnë që ju gjendeni në një situatë të vështirë dhe që keni nevojë të reflektoni e të pushoni për një moment. Nuk duhet të vraponi apo të merrni vendime tani, sepse nuk është koha e duhur.

Festa e Bajramit

– Kam parë në ëndërr sikur ishte festa e Bajramit dhe një grua që unë e njoh, po më  ndihmonte të lyhesha sepse do të shkoja në festë. Në një vend, mbaj mend që ishin lapsa sysh ngjyra-ngjyra. Më pas unë shkova në shtëpinë time dhe aty pashë shoqen e motrën time. Unë i thashë shoqes sime të më shoqëronte. Ajo nuk ishte e sigurtë, por si përfundim, më tha: “Po, do të të shoqëroj!”. Pas disa ditësh, kam parë në ëndërr prapë sikur ishte Bajram dhe sipër një tavoline ishte një pjesë e vogël bakllavaje. Çfarë kuptimi kanë këto ëndrra?

– Kjo është një ëndërr që paralajmëron se do të keni gëzime dhe shanse që duhet t’i shfrytëzoni në maksimum. Do të keni shumë fat, falë karakterit e natyrës suaj shumë kërkuese ndaj vetes. Shoqëria ju shikon gjithnjë me zili sepse keni vërtet shumë sukses në jetë. Gëzime dhe momente të bukura relaksuese e të ngrohta ju presin në të ardhmen.

Më tradhton i fejuari

– E nderuar astrologe! Unë duhem çmendurisht me të fejuarin tim, por shoh gjithmonë në ëndër sikur ai dashurohet me një tjetër dhe më lë mua. Në çdo ëndërr që shoh, ai është me një femër tjetër. Unë grindem me të, i shkul flokët, e qëlloj, qaj nga inati, bërtas që të mos më lërë. Ç’do të thotë?

– Mendoj se në jetën reale, ju jeni xheloze dhe keni frikë se mos e humbni të fejuarin. Kjo është arsyeja pse e shihni këtë ëndërr. Pastaj, edhe i fejuari duhet të jetë tip shumë i shoqërueshëm e çapkën dhe kjo ju frikëson. Ndiheni pak inferiore karshi tij dhe të gjitha këto shfaqen në ëndërr si tradhti. Në fakt, nuk keni pse të shqetësoheni sepse asgjë e keqe s’do të ndodhë. E vetmja gjë që duhet të bëni është të punoni pak me veten. Mos i mbani shqetësimet dhe xhelozitë vetëm për vete. Jini më e hapur me të fejuarin dhe thuajini gjithçka që ju shqetëson apo ju bën të dyshoni për lidhjen tuaj.

Si t’i largoj ëndrrat e këqia?

– Unë shoh shumë ëndrra të këqia dhe kam një kërkesë mbase disi të veçantë nga të tjerët. Nuk dua të më shpjegoni ndonjë ëndërr, por do të doja të më thonit se si t’i shmang ëndrrat e këqia. Më trishtojnë shumë gjatë natës dhe zgjohem duke qarë e gjithë ankth. Ndoshta ju, si astrologe, e dini se si mund t’i shmang këto ëndrra…

– Në fakt, pyetja juaj i shkon më për shtat ndonjë psikologu, sepse fakti që zgjoheni duke qarë shpesh, që shihni ëndrra të këqia e keni ankth, do të thotë se po kaloni ndonjë periudhë të vështirë dhe keni probleme për të cilat keni nevojë të bisedoni me dikë. Gjithsesi, unë, nga ana ime, do t’ju këshilloja që ta çlironi veten nga mendimet negative. Para se të shkoni të flini, mendoni vetëm gjëra të bukura e të këndshme që do të kishit dëshirë t’ju ndodhnin realisht. Imagjinojeni veten në një vend ku merrni shumë kënaqësi dhe ndjeheni shumë e lumtur. Në momentin që shikoni se po ju shfaqen ëndrrat e këqia, mundohuni ta mbani veten zgjuar, në mënyrë që të largoni mendimet negative. Pastaj, para se të bini në gjumi, bëni një dush të ngrohtë, pini ndonjë çaj kamomili, bëni disa ushtrime gjimnastikore apo lexoni ndonjë libër me ngjarje të bukura. Imagjinoni fusha të tëra me lule ose grurë, krijoni me veten tuaj udhëtime fantastike nëpër vende me gjelbërim. Keni për të parë që këto do të ndikojnë pozitivisht në ëndrra tuaja. Shmagni filmat horror ose bisedat e pakëndshme para gjumit. Hani gjëra të lehta në darkë, pa e rënduar stomakun. Mënjanoni pijet alkoolike sepse ato ju shpien më shumë drejt mendimeve jo të mira të cilat bëhen shkak për ëndrra të këqia. Pra, janë mendimet negative që keni gjatë ditës ato që ju bëjnë të shihni ëndrra të këqia. Çlirojeni veten duke folur me dikë të cilit i besoni; shpjegojini atij ëndrrat tuaja. Mund të m’i dërgoni edhe mua ato ëndrra dhe ndoshta duke jua parashikuar, mund të gjejmë shkakun e vërtetë të këtij ankthi sepse kur shkruan mendimet negative në një letër ose rrëfen një ëndërr, duket sikur çlirohesh shpirtërisht e psikologjikisht dhe ndihesh më mirë. Ndajini pra mendimet tuaja me një person shumë të afërt, mos e mbani gjithçka për vete. Këto janë pak a shumë disa këshilla që jua jap unë. Ju uroj shëndet dhe ëndrra të bukura!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Endri Priftit i marrin makinën; Përplaset me policinë

Next Post

Ku kishte humbur? Rihanna rikthehet “fuqishëm”!

Advertisement