Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Intervista” më njohu me njeriun e jetës!

Përshëndetje të gjithë lexuesve të gazetës “Intervista”! Dua t’ju tregoj një histori që është një vorbull me ngjarje që ndodhën në jetën time e që e kanë zanafillën këtu, te gazeta juaj.

Një të shtunë të vitit 2007, dola si gjithmonë në mëngjes për të bërë vrap nga liqeni, sepse unë e kam shumë qejf vrapin dhe vrapoj gjithmonë.

Duke u kthyer nga vrapi, ndalova për të blerë gazetën “Intervista”, ashtu siç bëja prej vitesh, sepse të them të vërtetën, më pëlqenin shumë rubrikat që gazeta juaj kishte në atë periudhë dhe që vazhdon t’i ketë edhe sot. Bleva gazetën dhe e mora për ta lexuar shtruar në shtëpi. Shfletova të gjitha faqet me radhë dhe arrita te faqja “Djemtë kërkojnë vajza”, ku ndalova te një njoftim shumë i këndshmëm i një djali që jetonte në Itali. Nuk është se isha shumë e dhënë pas këtyre gjërave, sepse kur i thonë një fjale, ti ta kesh afër dhe të shohim sa e njeh dikë, jo larg, pa e ditur dhe pa e njohur. Pak për qejf dhe pak sepse më ngacmoi shumë ai njoftim, mora telefonin dhe telefonova në numrin e shënuar. Prita disa momente që dikush të hapte telefonin, por nuk ndodhi kështu dhe unë e mbylla. Pas disa minutash, më telefonoi dikush dhe më tha që ishte ai personi që unë e kisha marrë disa minuta më përpara. Folëm pak dhe unë i thashë që numrin e tij e kisha gjetur te gazeta “Intervista”, te njoftimet dhe më kishte bërë përshtypje mënyra se si e kishte formuluar atë njoftim për  t’u njohur me një vajzë për lidhje serioze.

Advertisement

“Unë jam Ardiani, më tha ai, jam nga Tropoja dhe  jetoj në Itali. Sikur të mos jetoja në Itali, por në Tropojë, a do të më kishe telefonuar?”.

U habita paksa nga pyetja e tij dhe i thashë që për mua nuk kishte fare rëndësi se nga ishte apo ku jetonte, për mua kishte rëndësi që të ishte njeri i mirë dhe i përshtatshëm në atë që kërkoja. Pastaj, bëmë muhabet edhe për disa minuta të tjera dhe e mbyllëm celularin, ndërsa ai më premtoi se shumë shpejt do të vinte në Tiranë. Nuk e kisha menduar kurrë që një njoftim në gazetë do më kishte njohur me njeriun më të mirë dhe më special në jetën time. Pas shumë bisedave në telefon dhe pasi shkëmbyem shumë mesazhe, ai njeri hyri në jetën time si diell, pa e parë dhe takuar asnjëherë. Ai erdhi, ashtu siç kishte premtuar dhe pasi u sistemua në Tiranë, në një shtëpi më qira, dilnim dhe takoheshim pothuajse përditë.  Ishim bërë dhe vazhdojmë të jemi për njëri-tjetrin, sepse për ne të dy ekzistonim vetëm ne të dy. Kuptoheshim me sy dhe mjaftonte një shikim që ne të kuptonim se çfarë donim t’i thonim njëri-tjetrit. U bëmë çift ideal. Shumë shpejt, ndodhi edhe fejesa dhe pa e kuptuar kaluan disa kohë të mrekullueshme. Në vitin 2008 unë ngela shtatzënë dhe ne bëmë një martesë të parakohshme sepse donim që fëmija ynë të lindte në një familje të rregullt. Martesa, edhe pse nuk ishte nga ato mondanet dhe të shtrenjtat, doli një mrekulli e vërtetë, ashtu si unë e kisha ëndërruar. Ishte martesa dhe njeriu im i jetës!

Lajmi i shtatzanisë sime, ishte lajm i mrekullueshëm si për mua, për dashurinë time, që tashmë ishte bashkëshorti im, ashtu edhe për familjarët tanë. Shkoja dhe bëja vizita rregullisht  sepse nuk doja që për ngelizhencën time të ndodhte diçka e padëshiruar. Në një moment, në një ndër vizitat, doktoresha më tha që unë duhet të ndërprisja shtatzaninë në mënyrë urgjente. U shokova, nuk e kuptoja se përse duhet ta bëja një gjë të tillë. Unë isha shumë e lumtur me ato gjëra që më kishin ndodhur në jetë, sikur m’i kishte dërguar Zoti me porosi.

Doktoresha u ul në një karrige aty ngjitur me mua dhe më shpjegoi që nëse unë nuk ndërprisja shtatzaninë, do kishte pasoja shumë të mëdha, sepse unë isha me kancer në qafën e mitrës, në fazat e para. Më ra si bombë, nuk dija se çfarë të bëja. Në mënyrë absolute, nuk doja të ndërprisja shtatzaninë. E pyeta  doktoreshën se, nëse e mbaja, deri ku mund të arrinin rreziqet dhe ajo më tha që fëmija nuk pësonte asgjë, por problemet do t’i kisha unë më vonë. Me mjekime pa fund, arrita të lindja fëmijën tonë të parë, frytin e dashurisë sonë. Ishte një gëzim i papërshkrueshëm!

Edhe sot e kësaj dite, po të kthehem prapa në kohë, nuk e di a do të ndjeja të njëjtat emocione, a do isha në gjendje të shpjegoja gjendjen time në atë kohë. Linda vajzë, një vajzë të mrekullueshme që tani sapo i ka mbushur katër vjeçe dhe është dashuria që mbush jetën time. Emrin ia kemi vënë Mirasol, emër që bashkëshorti im e ka zgjedhur me kujdesin më të madh për t’i dhënë kuptim edhe sakrificës sime. Duke ju treguar për sëmundjen time, ajo kishte përparuar goxha dhe kur linda vajzën unë, duhej të realizoja edhe një operacion tjetër për të mbyllur mitrën dhe për të mos bërë më kurrë fëmijë, sepse nëse bëja, nuk do kishte më shpëtim për mua. E realizova edhe operacionin e tmerrshëm dhe pas shumë vizitash, ilaçesh e kimioterapish, fillova ta jetoja jetën time përsëri; nëpërmjet gazetës suaj, gazetës që më njohu me njeriun e jetës sime, gazetës që në njëfarë mënyre më shpëtoi jetën, gazetës që më krijoi mundësinë që edhe unë të quhem nënë dhe të kem një vajzë të mrekullueshme, Mirasolin tim, që është vërtet mrekullia e jetës sime dhe arsyeja për të cilën jetoj.

Falënderoj edhe bashkëshortin tim që nuk më ka braktisur për asnjë moment dhe që është treguar kaq i mirë me mua. Këtë histori, historinë e jetës sime, e shkrova edhe sepse doja t’u bëja një thirrje të gjithëve që kanë një njeri të familjes të sëmurë, një shok, shoqe apo mik, të mos e braktisin asnjëherë, edhe sikur të kenë ndonjë sëmundje të pashërueshme, sepse nuk të gjen asgjë nëse fal pak dashuri apo kohë nga koha jote për të ndenjur pak me ta. Kur unë kisha nevojë, m’u gjendën të gjithë familjarët e mi, bashkëshorti im dhe shoqëria ime. Për këtë, ju falënderoj juve si gazetë, stafin tuaj që bën një punë kaq të mirë dhe familjen time. Faleminderit.

Me respekt, Silvana Micaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Trendi i modës që nisi Dua Lipa, sa vjen e po përhapet më shumë tek ‘’yjet’’ botërorë! Ja si i kanë kopjuar stilin ata

Next Post

Kanë rreziqe rrezet?

Advertisement