Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Do t’i kërkoj falje në 1000 mënyra!

E doja si i çmendur, por më pas mbaroi gjithçka për një gabim fëminor.

Ajo ishte vetëm 16 vjeçe kur u dashurua me mua. U njohëm në gjimnaz. Ajo ishte në vit të parë, ndërsa unë, në të katërtin.

U mundova shumë që t’ia fitoja zemrën, pa e ditur që më pas do të copëtonte timen. Lidhja jonë vazhdonte për mrekulli si në fillim, kur ishim njohur, mirëpo në fund të shkollës ne filluam të ziheshim shumë. Ajo dilte me ca goca që mua nuk më pëlqenin fare dhe kjo gjë filloi ta largonte nga unë. Meqë ishte e vogel, e mësoja, por problem ishte se ato ia keqinterpretonin fjalët e mia dhe kështu, ajo as që i mendonte fare. Disa ditë unë u largova me shokët për në Dajt. Do të kalonim atje një fundjavë, të gjithë çunat bashkë. Para se të nisesha për Dajt, e takova për pak orë dhe biseduam gjatë. Ajo dukej sikur më donte po aq sa unë. Them “dukej” sepse sa herë ishte me mua, më bindej dhe gjatë gjithë kohës, më qëndronte në qafë. Për të qenë, ishte shumë e bukur dhe binte goxha në sy. Edhe unë nuk isha i shëmtuar. Nuk isha aq i bukur, por isha pak donzhuan në atë kohë.

Advertisement

Atë ditë e lamë që kur unë të isha jashtë Tiranës, ajo të mos dilte me ato gocat që unë nuk i duroja fare. Problemi s’ishte se njëra nga ato ka qenë e dashura e një shokut tim dhe ajo merrej vetëm e vetëm me llafe. Për këtë arsye, nuk e duroja dot. Engjëlli im u bind. Tha që s’do të dilte fare me ato e do të qëndronte gjithë kohës në shtëpi. Kjo gjë më qetësoi. Ne ikëm në Dajt dhe natën e parë ia kaluam shumë mirë. Problem ishte nata e dytë, kur shoku im mori në telefon ish-in e vet, atë gocën që unë s’e duroja dot dhe i tha të vinte të rrinte me të se do mblidheshin edhe ca goca të tjera. Unë këtë gjë s’e dija fare dhe ngela pak i shokuar. I thashë shokut se nuk doja të vinte asnjë femër aty sepse s’doja të prishja marrëdhënien time të mrekullueshme me engjëllin, por ai s’më dëgjoi. Në atë moment, e mora në telefon dhe ajo direkt më pyeti se si po sillesha. I thashë “shumë mirë po sillem”, por nuk munda t’i tregoja se atë natë do të na vinin vizitorë, pasi me siguri do të nxehej me mua. Folëm nja njëzet minuta dhe e mbyllëm telefonin të dy, të lumtur. Mirëpo erdhi darka dhe ajo monstra, se vetëm kështu e meriton të quhet, erdhi në Dajt te shtëpia e shokut së bashku me nja dy femra të tjera të cilat vërtet nuk ia vlenin as të shikoheshin. Ne ishim pesë çuna, ato ishin tre goca. Pimë shumë verë, aq shumë sa nuk po llogarisnim fjalët e gjestet që bënim. Unë i kisha thënë engjëllit “natën e mirë”, mirëpo për dreq, sikur t’ia ndiente zemra, andej nga ora 1, më mori në telefon. Në fillim nuk doja t`i përgjigjesha sepse isha shumë rëndë. Më pas, ajo po i binte pa pushim dhe u detyrova të hapja telefonin. Sa fola dy fjalë, e kuptoi që kisha pirë, ndërsa këto gocat që ishin në dhomë, nisën të ulërinin me pasthirrma nga më të ndryshmet. Ajo u acarua shumë. Më bërtiti në telefon dhe më tha se nuk do të ma falte këtë gjë, ndërsa unë isha aq tapë sa vetëm qeshja. Sigurisht që nuk bëra mirë, por isha aq i dehur sa nuk e dija ç’po bëja. Ajo ma fiku telefonin dhe nga ai moment, filloi të më sillte sms ofenduese deri në mëngjes. Atë natë ne nuk fjetëm fare. Dy shokët e mi ikën dhe fjetën me dy gocat aty, ndërsa ne, pjesa tjetër, jo. Mirëpo, kush ta besonte?!

Të nesërmen unë u nisa për Tiranë sepse engjëllin e doja shumë dhe s`mund t’ia lejoja vetes ta humbja për asgjë. Ika në shtëpi e u qetësova nja dy orë sepse dhe me gjumin isha shumë keq. Pastaj, bëra dush dhe mora engjëllin në telefon për ta takuar. Ajo nuk ma hapte më. Rilexova sms-në që më kishte çuar. Në të fundit më kishte thënë që të mos e shqetësoja më dhe ajo do të vazhdonte jetën e saj, tashmë, pa mua. Bota më ra mbi kokë. I dhashë makinës me sa fuqi pata dhe mirë që s`pësova ndonjë aksident. Ika te pallati i saj dhe prita me orë të tëra që të dilte, por ishte e kotë. I shkrova një sms ku i tregova se si kishin rrjedhur gjërat, por nuk mora asnjë përgjigje. Nga ana tjetër, gocat që kishin qenë me ne atë natë e kishin takuar dhe i kishin thënë “Kemi qëndruar me të dashurin tënd”. Këtë gjë e mora vesh sepse më shkroi një sms: “Bravo! Ti më the që e urreje aq shumë saqë s’doje ta shikoje me mua… Pse e bëre apo doje të dilje me të dhe të mos e merrja vesh unë?”.

I ktheva përgjigje duke ia mohuar gjërat. I thashë që unë më asnjërën nga ato s’kisha pasur asgjë, por ajo nuk më besoi. Nuk më shkroi më dhe as më pa më me sy që atë ditë. Nuk më vret fakti që s`më beson sepse e di që është e lënduar, por pse nuk më lë të shpjegohem? Jam shumë i mërzitur e s`më bëhet të dal me asnjë femër tjetër. Kur më sheh, më përbuz dhe unë nuk mundem më as ta shikoj drejt në sy. Jam shumë i lënduar dhe e imagjinoj se si mund të jetë ajo, por do të doja vetëm edhe një herë të ishte e imja dhe asnjëherë s`do ta gënjeja, gjithë jetës sime. Nuk paska gjë më të keqe sesa të shtrihesh për gjumë dhe të të rëndojë faji mbi supe! Nuk paska gjë më të rëndë se një keqkuptim! Do t’i kërkoj falje në 1000 mënyra edhe pse jam tip që s`dua t’i dal përballë dhe të duroj një ofendim nga ajo. E di vetëm se e dua pa fund dhe, edhe pse ka mbaruar gjithçka, do ta dua deri në vdekje sepse e di që s`më ka faj. E fajësoj vetëm për faktin që pse s`na jep edhe një mundësi?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Greta Zani: Duhet përqafuar më e mira që na serviret në jetë!

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement