Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

PAUZË REFLEKTIMI NË JETËT TONA! ARGUMENT NGA RUDINA PAPAJANI

I keni parasysh ato ditë gri,ato nota të errëta që sillen si sonambul rreth jush duke ju ndotur disi me frymë të keqe.Po atë ndjenjë disfatiste sikur ke humbur nga dështimi i rradhës .Janë shumë arsye pse duhet të buzëqeshim,të gjejmë atë çelësin e munguar kur portat na përplasen në fytyrë,atë aspekt me diapazon të ngushtë ku skepticizmi të bën të arsyetosh gabim.Duhen zgjedhur arsye reale mbi shpjegimet irracionale sepse duhet shikuar përtej perdes së justifikimeve.Duke gjetur motivin përse të ecim gjejmë vetveten,atë energji- kohë për të hedhur poshtë barrierën frikë.Duke krijuar ekuilibrin monitoron situatën duke i hapur rrugë disponimit të një ideje të caktuar.Nuk mjafton vetëm dëshira dhe vullneti,duhet një fakt orientues i mbështetur në një llogjikë të ftohtë.Sekreti qëndron te vëmendja si dhe sa të aftë duhet të jemi me ambjentin ku përballemi duke konfirmuar gjëra të reja.Ideja për të gjetur vetveten kërkon praktika inovatore,një tabelë vizionare që të hapi përpara vetes sonë një bllok inspirimi.Natyrisht një moment pushimi është një pauzë reflektimi ku ndahen ëndrrat me detyrat,duke ndarë praktikën me domosdoshmërinë për të ecur përpara.Spektri i jetës reale na shfaq vështirsi duke paragjykuar veten se nuk jemi të aftë për t’u prezantuar përballë sfidave.Të qënit artiste,shkrimtare apo poete është një motivim, një pasion me objektiva të qarta,një tablo koherente që shërben si nxitës i mirë midis një ëndre dhe një objektivi që duhet realizuar…..
RUDINA PAPAJANI

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këngëtari Nimi e fillon vitin me një këngë të mrekullueshme të titulluar “Jemi nda”.

Next Post

Magjia muzikore e këngës më të re të Bekim Ibrahimit

Advertisement