Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Masazhi që të çon drejt… Kamasutrës!

Thuhet se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është sulmi, por… si mund të bësh një “sulm të mirë dashuror”?

Ne ju propozojmë pa asnjë dyshim një masazh të gjatë, të ngadaltë dhe të lehtë, në mënyrë që ti dhe i dashuri yt të mund të relaksoheni ose krejt e kundërta…

Dihet që një masazh i mirë bën që trupi të sekretojë endorfina dhe të relaksohet, por ai gjithashtu është edhe një stimulues i fuqishëm seksual, si për atë që e bën masazhin, ashtu edhe për atë që po e shijon. Ekspertët e masazheve sigurojnë se prekja është një mënyrë e shkëlqyer për të krijuar një bashkëpunim dhe intimitet më të madh midis çiftit, kështu që befasoje të dashurin me një masazh shumë profesional dhe mësoni, hap pas hapi, si të prekni çdo centimetër të lëkurës së njëri-tjetrit…

Advertisement

Së pari, krijo ambientin e duhur

Ky nuk është momenti i përshtatshëm për t’iu përgjigjur thirrjeve telefonike, prandaj fik telefonat. Sigurohu që temperatura e dhomës të mos bjerë nën 20 gradë celcius, zgjidh një muzikë të lehtë dhe të butë në sfond. Gjithashtu, mund të përgatisësh një enë të madhe me ujë ku të kesh futur petale lulesh dhe dekoroje ambientin me qirinj aromatikë. Zgjidh vajra, esenca dhe kremra kur të bësh një masazh. Kështu, duart e tua do të zhvendosen më lehtë. Esenca e eukaliptit është ideale për djemtë që merren me sport, përzierja e vaniljes me lavandën krijon një ambient romantik dhe një masazh me esencë rozmarine dhe dafine do të ketë efekt qetësues.

1. Për të ngrohur “motorrët”

Duart janë elementi i parë i masazhit, por jo i vetmi. Që energjia dhe qetësia të përshkojnë trupin e të dashurit tënd dhe ai të qetësohet 100%, është thelbësore që ti të jesh e kënaqur dhe shumë e qetë. Vishu për këtë rast me diçka të lirshme dhe të rehatshme që të mund të lëvizësh si të duash. Mos harro që kjo seancë masazhi duhet të jetë e gjatë dhe relaksuese, kështu që shmang masazhet e shpejta në kolltukun ose në karriget e sallonit. Vendi më i mirë, edhe pse do të habitesh, nuk është shtrati. Është e preferueshme një sipërfaqe më e fortë, si për shembull një qilim ose një dyshek sporti në dysheme. Kërkoji të dashurit që të shtrihet përmbys dhe më pas, ti ulu me këmbët e hapura mbi vithet e tij ose qëndro e gjunjëzuar në njërën anë të tij. Tashmë, mbetet vetëm të përgatisësh duart për të fituar fleksibilitetin dhe shkathtësinë e duhur. Bëj disa ushtrime paraprake nxemjeje duke lëvizur gishtat dhe kyçet në të gjitha drejtimet. Kur të jesh përgatitur, hidh dy pika vaj me esencë në pëllëmbët e duarve dhe fërkoji derisa të ngrohen. Mbështet duart në supet e të dashurit. Mos u habit nëse kontakti i parë i duarve të tua mbi lëkurën e tij rezulton stimulues. Evito që kjo prekje e parë ta bëjë atë të tendosë muskujt, duke kryer masazhin që nga fillimi, butë dhe lehtësisht.

2. Përkëdhel supet e tij

Ekspertët tregojnë se supet pasqyrojnë qëndrimin e tij kundrejt përgjegjësive dhe punës, dy motive te mjaftueshme që të jenë një qendër ku grumbullohen tensionet. Filloje masazhin duke vendosur duart e tua mbi pjesën e sipërme të shpatullave, secilën në çdo anë të shtyllës kurrizore. Duke përdorur mollëzat e gishtave (jo thonjtë) merr një pjesë të lëkurës dhe rrëshqit gishtin e madh që nga qendra-përpara. Për të shkarkuar tensionin e mbledhur në atë zonë, fillo me duart shumë të bashkuara me njëra-tjetrën dhe vazhdo duke i ndarë pak e nga pak deri te shpatullat. Kur të arrish te skajet, ripërsërite lëvizjen që nga pika e fillimit.

Ki parasysh dy gjëra shumë të rëndësishme: Sa më shumë lëkurë të kapësh me secilën dorë, aq më mirë, kështu që ai nuk do të ndjejë dhimbjen e një pickimi (nëse kap pak lëkurë), por një ndjenjë kënaqësie dhe e dyta, presioni që ushtroni me gishtat e mëdhenj nuk duhet të jetë shumë i fortë. Është e rëndësishme që lëvizja të jetë e lehtë dhe e butë, në mënyrë që të relaksojë atë zonë që po masazhoni. Ki kujdes: nëse në minutat e para ai ndjen dhimbje, e vetmja gjë që do të arrish është që i dashuri yt të ndjejë bezdi. Kërkoji që të ta thotë nëse presioni që ushtron në muskujt e tij është i fortë. Një ndryshim pozicioni nga ana e tij tregon se ti po shtrëngon më shumë se ç’duhet. Kini kujdes me nyjet dhe kontraktimet. Lër një masazhist profesionist. të merret me to.

3. Operacioni “shpatull”

Një masazh i plotë në shpatulla, me një vëmendje të veçantë në zonën e mesit, kërbishteve dhe vitheve do të lehtësojnë efektet e stresit në të gjithë trupin dhe do ta bëjnë atë të ndihet më mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Si fillim, nis kontaktin me një fërkim të lehtë me të gjithë pëllëmbën e dorës që nga baza e qafës deri në fund të shpinës. Pas disa minutash, pasi të kesh përgatitur terrenin, masazho shpatullat duke bërë lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave (dora e djathtë në drejtim të akrepave të orës dhe e majta në drejtim të kundërt) që nga qendra e shpatullave deri te anët e tyre. Vazhdo pak e nga pak duke i ulur duart poshtë pa i shkëputur nga lëkura, derisa të arrish në zonën e mesit. Duke filluar prej andej, bëj lëvizje rrethore me pjesën e brendshme të parakrahëve mbi vithe. Atij do t’i pëlqejë të eksperimentojë ndjesi të tjera. Për të theksuar ndjenjën e kënaqësisë dhe të qetësisë, dedikoji disa minuta vëmendje kërbishtit duke i ushtruar presion me mollëzat e gishtërinjve.

4. Krahët dhe duart

Disa studime mjekësore kanë demonstruar që kur përkëdhelet me butësi kyçi i një personi, pulsi kardiak bëhet më i rrallë dhe presioni i gjakut zvogëlohet. Kështu, mos t’ju duket e çuditshme që një masazh te duart të jetë një eksperiencë e mrekullueshme. Për të realizuar këtë tip masazhi, i dashuri yt duhet të jetë i shtrirë me kurriz dhe ti e ulur në gjunjë anash trupit të tij. Merri krahun e majtë dhe shtrije, në mënyrë që bërryli i tij të bashkohet mirë me zgavrën e pëllëmbës së dorës së tij të majtë. Me mollëzat e gishtave bëj lëvizje rrethore mbi pjesën e brendshme të parakrahëve, e cila është pjesa më e ndjeshme. Pasi t’i kesh provokuar një rrënqethje mishi të këndshme gjatë disa minutave, merrja dorën dhe rrëshqite gishtin e madh në pëllëmbën e tij, me forcë. Më pas gërsheto gishtat (ashtu siç duket në figurë) dhe ushtro forcë për të përkulur kyçin e tij lart e poshtë, me delikatesë dhe lehtësisht. Përfundoje masazhin duke marrë dorën e tij midis duarve të tua dhe fërkoji duke bërë lëvizje rrethore nga e majta e pastaj nga e djathta. Kur të mbarosh me njërën dorë, fillo me tjetrën.

5. Masazhi i këmbëve

Pas një dite të lodhshme pune në këmbë dhe duke shkuar sa andej-këndej, efekti qetësues i masazheve rezulton shumë efikas. Vendosu anash trupit të tij dhe merrja njërën këmbë me të dyja duart së bashku. Fillo t’i bësh masazh në kyçin e këmbës me një lëvizje të lehtë me mollëzat e gishtave dhe vazhdo deri te pulpa e këmbës.. Mos ushtro presion në zonën e prapme të gjurit, sepse aty ka shumë vena dhe një ushtrim presioni i pakontrolluar mund të shkaktojë lëndime të panevojshme. Kur të arrish te kofshët, përqendrohu. Kjo është një nga zonat më erogjene të mashkullit. Përshkruaj rrathë të mëdhenj me mollëzat e gishtave, veçanërisht në anën e brendshme. Ky ushtrim përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ka mundësi që ai të eksitohet, por mos harro se ky nuk është momenti për stimulime dhe as për orgazma. Disa minuta mjaftojnë për të qetësuar tensionin e muskujve. Nëse ndalesh për shumë kohë, i dashuri yt do të bënte gjithçka që të lije praktikën e masazhueses dhe të filloje teknikat e Kamasutrës.

6. Masazho këmbët

Edhe pse mund të habitesh, çdo zonë e trupit tënd është e lidhur direkt me një pikë referimi në këmbë, dorë dhe vesh. Kjo ka të bëjë me refleksologjinë dhe do të thotë që, kur aplikon një masazh te këmbët për shembull, në fakt po i masazhon njëkohësisht edhe një pjesë tjetër të trupit. Pozicioni më komod për të bërë këtë masazh është që të vendosësh një jastëk poshtë gjunjëve të të dashurit tënd. Ulu në gjunjë përballë tij dhe merri njërën shputë këmbe me të dyja duart. Ushtro presion ngadalë dhe butësisht në shputë. Përshko rrathë të vegjël me gishtat e mëdhenj  (i djathti në drejtimin e akrepave të dorës dhe tjetri në krahun e kundërt) më pas ndal në një pikë konkrete dhe ushtro presion në atë pikë për disa minuta, pa ushtruar shumë forcë. Që të dish ku të prekësh, po të themi se mollëza e gishtit të madh të këmbës është e lidhur me qafën dhe kyçi, me aparatin e tij gjenital. Tani nuk ka nevojë të themi se për cilën zonë duhet të tregosh shumë kujdes. Pasi të kesh mbaruar njërën këmbë, fillo me tjetrën dhe përsërit të njëjtat ushtrime.

7. Një tërheqje e lehtë veshësh

Tashmë ke masazhuar qafën, shpatullat, këmbët, krahët dhe tani… kokën. Kështu, i dashuri yt është shumë i relaksuar dhe një masazh te flokët do ta çojë në botën magjike të ëndrrave. Sinqerisht, më pas nuk do të ketë më fuqi as të zgjohet. Për të relaksuar lëkurën e kokës, duhet të ulesh në gjunjë pas tij dhe t’ia mbash kokën me të dyja duart. Tërhiqi flokët që nga rrënjët për disa minuta, sikur do t’ia ndash lëkurën e kokës nga koka, por pa ia shkulur. Më pas lëvizi duart që nga balli lart deri te veshët. Masazho me lëvizje të vogla rrethore tëmthat dhe vazhdo deri te zona e nofullave, me një presion të butë. Më pas kap veshët te kërci (ashtu siç shihet në figurë) duke i shoqëruar përkëdheljet me tërheqje të vogla. Bëje me ngadalë. Pickoje lehtë dhe fërkoji llapën e veshit. Të jesh e sigurtë që do të ndihet shumë i relaksuar. Më pas ftoje që të ta shpërblejë me të njëjtën monedhë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Duan të më martojnë me vëllanë e burrit!

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement