Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shto kënaqësinë në çdo fazë të seksit!

Njeriu e ndjen veten mirë kur bën dashuri, por a do të mund të na thoje se çfarë ndodh ekzaktësisht në trupin tënd gjatë një marrëdhënieje seksuale? Me siguri, nuk e di përgjigjen ose mund të njohësh vetëm katër fazat e këtij procesi: Eksitimi, faza e sheshtë, orgazma dhe qetësimi, por jo si të shtosh kënaqësinë tënde gjatë secilës prej tyre. Je kureshtare për të marrë vesh se çfarë ndodh para, gjatë dhe pas penetrimit? Lexo shkrimin tonë…

Niveli i parë – Eksitimi

Eksitimi ndodh sapo fillon të të lindë dëshira për të bërë dashuri dhe mund të shkaktohet edhe nga mendimi ose prekja e thjeshtë. Shpeshherë, nuk ke nevojë për stimulim fizik për t’u eksituar, megjithëse duhet të jesh fizikisht dhe mendërisht aktive për të përparuar në këtë fazë. Për këtë arsye, në momentin që ti dhe partneri yt filloni të bëni dashuri, mundohu të mos e humbasësh përqendrimin, në mënyrë që eksitimi të bëjë përpara.

Advertisement

Thithat forcohen. Kjo gjë ndodh sepse në to shtohet qarkullimi i gjakut dhe kjo bën që të forcohen muskujt që rrethojnë gjoksin. Ndërkohë që enët e gjakut fryhen, aureolat errësohen dhe bëhen më të ndjeshme ndaj prekjes. Është një moment i mirë që partneri të fillojë përkëdheljen e thithave dhe të gjoksit.

Organet gjenitale fryhen. Shtimi i qarkullimit të gjakut shkakton edhe shtimin e vëllimit të klitorisit. Ky bëhet më i fortë, dhe zona, më e ndjeshme. Është momenti ideal që partneri të të stimulojë me dorë apo me gjuhë. Në këtë fazë, paretet e vaginës zmadhojnë trashësinë e tyre deri në 50%. Për të intensifikuar eksitimin, seksologët këshillojnë kontraktimin e muskujve të brendshëm, duke bërë ushtrimet e famshme të Kegelit. 

Fillon të lubrifikohesh. Si përgjigje ndaj eksitmit, gjendrrat e qafës së mitrës dhe vaginës fryhen e lëshojnë një lëng që lehtëson penetrimin. Nganjëherë, ndodh që ky lubrifikim të ndërpritet dhe të zhduket. Në këtë rast, bëj ç’është e mundur për të rifituar eksitimin, ëndërro ndonjë fantazi, sugjeroji partnerit një përkëdhelje që të eksiton shumë ose përdor një lubrifikant të tretshëm në ujë.

Shfaqet “skuqja e fytyrës”. Fluksi i gjakut që shtohet në zonën e kokës, qafës dhe gjoksit, bëjnë që këto zona të skuqen lehtë, gjë që del më në pah te femrat me lëkurë në ngjyrë të çelët.

Niveli i dytë – Faza e sheshtë

Je në kulmin e eksitimit, pikërisht para orgazmës. Është thelbësore që, siç këshillojnë seksologët, të mos e sforcosh organizmin, sepse, nëse shqetësohesh shumë për ta arritur orgazmën, mund edhe të mos e arrish fare atë. Mundohu të relaksohesh dhe dorëzoju pasionit…

Gjoksi fryhet. Shtimi i gjakut bën që vëllimi i gjoksit të shtohet deri në masën 25% dhe ai, të bëhet më i ndjeshëm. Kërkoji partnerit të të prekë në mënyrë shumë delikate.

Zonat erogjene bëhen shumë të ndjeshme. Meqë shkon më shumë dhe më shpejt gjak në zona të trupit me shumë mbaresa nervore, siç janë veshët, gjinjtë dhe qafa, ato bëhen më të ndjeshme dhe reagojnë më shumë ndaj përkëdheljeve.

Ke ereksion. Po, është e vërtetë. Pikërisht para orgazmës, klitorisi forcohet dhe kontraktohet deri në kockën pubike. Pjesa e fundit e vaginës zgjatet afro 10% dhe mitra, shtyhet disa milimetra për t’i lënë vend penisit.

Muskujt tensionohen. Gjithë trupi tensionohet, shtohen rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut. Fluksi i gjakut bën që pjesa e parë e vaginës të fryhet dhe muskujt të shtrëngohen, duke reduktuar vrimën e vaginës. Është momenti më i mirë për ta ndjerë në mënyrë sa më intensive penetrimin, kështu që, partneri yt nuk ka kohë për të humbur. Të dyja palët do ta shijoni në maksimum këtë tension muskular.

Niveli i tretë – Orgazma

Për fat të keq, kjo ndjesi e bukur euforie nuk zgjat më shumë se një minutë dhe, pas kësaj periudhe të shkurtër kohe, tensioni që është grumbulluar, shpërthen. Megjithatë, përpara po të japim disa sugjerime që ta arrish më lehtë orgazmën, nëpërmjet penetrimit. Mundohu që, gjatë penetrimit, të mbash edhe stimulimin e klitorisit, fërkoje me kockën e tij pubike, ose, nëse je sipër tij, thuaji të të stimulojë me dorë. Një truk tjetër është që ai të ushtrojë presion me dy gishta sipër perineut (zona midis vaginës dhe anusit). Ky gjest i vogël zhvendos hyrjen e vaginës, lejon një penetrim më të thellë dhe një kontakt më të drejtpërdrejtë me paretet vaginale që kanë shumë mbarea nervore.

Humbet kontrollin e shqisave. Ndjesia e fortë e orgamzës është e aftë të bllokojë çdo lloj tjetër ndjesie dhe të bëjë që truri të “shkëputet” për një kohë të shkurtër nga bota që e rrethon. Shkaktohet një ndjesi ngrohtësie në zonën e pelvisit, skuqja arrin kulmin dhe trupi, i përgjigjet orgazmës e del jashtë kontrollit tënd. Relaksohu dhe shijo momentin.

Muskujt kontraktohen. Para se partneri yt të tërhiqet, bëj disa ushtrime Kegel. Kështu do të shkaktosh një presion shumë stimulues në penisin e tij dhe në pikën tënde G. Megjithatë, gjatë orgazmës, nuk kontraktohen vetëm muskujt gjenitalë, por i gjithë trupi mund të ngurtësohet, shtohen rrahjet e zemrës dhe pulsi mund të dyfishohet.

Niveli i katërt – Qetësimi

Në këtë periudhë pas orgazmës, trupi kthehet në stadin e tij të paraeksitimit.

Relaksohesh. Muskujt çtendosen, frymëmarrja ngadalësohet dhe zbret presioni i gjakut.

Gjithë trupi rifiton gjendjen e tij normale. Gjoksi dhe organet gjenitale kthehen në madhësinë e ngjyrën e tyre të zakonshme dhe zhduket “skuqja e fytyrës”.

Mbetet mbindjeshmëria. Për këtë arsye, një prekje e fortë në zonën gjenitale, mund të jetë e bezdisshme. Është mirë të gjeni lloje të tjera kënaqësish, si për shembull, t’i bëni njëri-tjetrit masazh në shpinë, përkëdhelje në bark, të flisni ndërsa shiheni sy ndër sy ose të flini pak, derisa të vijë momenti i raundit të dytë.

Fazat e eksitimit të partnerit

Është e mundur të dallosh nivelet e eksitimit të partnerit tënd dhe të përfitosh prej tyre, por… Lexo çfarë ndodh në trupin e tij dhe si ndikon kjo te ti.   

Eksitimi. Rrahjet e zemrës shtohen, muskujt tensionohen dhe penisi erektohet. Nëse e sheh që nuk është shumë i fortë ose nuk e mban gjatë ereksionin, ndihmoje. Stimuloje partnerin me dorë ose gojë.

Faza e sheshtë. Përshpejtohet frymëmarrja dhe muskujt kontraktohen. Penisi është krejtësisht i erektuar dhe maja e tij, errësohet e ngrihet. Në këtë moment, ka mundësi që ai të ejakulojë pak spermë. Është thelbësore të përdorni prezervativ.

Orgazma. Gati po e arrin, nëse penetrimi bëhet i shpejtë, frymëmarrja e përshpejtuar dhe muskujt, të ngurtësuar. Nëse ti nuk je ende gati dhe do që ai të presë, thuaji të tërhiqet nja dy minuta dhe pastaj, të rifillojë.

Qetësimi. Djemtë kanë nevojë për një periudhë refraktare, për t’iu kthyer stadit të paraeksitimit. Bëni një dush së bashku. Gjatë kësaj kohe, ai do të rifitojë energji dhe fuqi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta shëroj diabetin pa ilaçe?

Next Post

Si u shemb mbretëria ime...

Advertisement