Tё dashur lexues! Kjo histori qё po ju tregoj tani ёshtё historia e jetёs sime, pas moshёs sё pjekurisё. Kur ta mbaroni sё lexuari, edhe vetё besoj do tё keni dyshime se krahun e kujt do tё mbani; krahun tim apo tё njeriut qё mё pёrdori.

Nё moshёn 40 vjeçare, isha e martuar dhe me njё fёmijё. Kisha njё familje tё rregullt, megjithёse peshёn kryesore tё familjes e mbaja unё. Isha njё grua e mbajtur dhe me shumё autoritet. Shkollёn nuk e mbarova dot sepse nuk mё ёshtё dhёnё asnjёherё pёr librat, pavarёsisht se nё jetё nuk ma hedh njeri. Kam mёsuar gati çdo gjё nga praktika, kёshtu, jeta ime ёshtё shumё e mirё dhe kam arritur atё qё e kanё arritur tё gjithё ata qё mbaruan shkollёn. Poshtё shtёpisё kam butikun tim, tё cilin e kam dhuratё nga babai. Para se tё vdiste ai mё la trashёgim njё shtёpi dykatёshe karakteristike tё qytetit tim. Kёshtu, fillova tregtinё, pёr tё cilёn jam shumё e shkahtёt. Nё moshёn 25 vjeçare, u martova me komshiun tim, me tё cilin kishim kohё qё duheshim. Kёsaj dashurie iu shtua njё vajzё e bukur e cila pёrbёn kuptimin e jetёs sime.

Pra, familja ime, me pak fjalё, ishte ёndrra e çdo njeriu. Njё ditё, tek po shisja, nё dyqan hyri njё çift. Burri ishte rreth tё 50-tave, ndёrsa gruaja aty te 45, por ishte shumё e mbajtur. Menjёherё mё ra nё sy ndryshimi i madh mes tyre. Ai ishte njё burrё shumё i bukur, ndёrsa gruaja nuk ishte nё lartёsinё e tij. Edhe pse i pashё, nuk u afrova tek ata t’i pyesja se me se mund t`i ndihmoja. Gruaja shikonte fustanet dhe kthente kokёn nga burri që tё merrte miratimin e tij. Ai vetёm mohonte me kokё dhe nuk jepte asnjё shenjё pozitive. Pas pak, u afrova dhe i pyeta:

– Me se mund t’ju ndihmoj?

– Po kёrkojmё njё fustan pёr njё rast, por nuk po vendosim dot. A keni tё tjerё? – tha gruaja.

– Kёto janё tё fundit qё sapo kanё ardhur nga Gjermania, por akoma kam disa qё nuk i kam nxjerrё. Mё prisni njё çast. – thashë dhe u largova pёr te magazina e vogёl ku mbaja njё pjesё tё furnizimit. Dola nga aty pas pak dhe ia tregova. Ajo vendosi pёr njёrin nga fustanet dhe u fut ta provonte nё dhomёn e provёs. Nё dyqan mbetёm unё dhe burri i saj. Ajo doli mё fustanin e veshur dhe kёrkonte opinionin tonё. Ngjante shumё bukur, pavarёsisht se jo ishte shumё e shёndoshё dhe copa e fustanit ia tregonte mё shumё kёtё defekt. Burri i tha se i pёlqente dhe unё, gjithashtu, pasi ajo u kthye nё dhomёn e zhveshjes pёr tё hequr fustanin e pёr tё veshur rrobat e saj, burri i saj u kthye nga unё dhe mё tha:

– U detyruam tё gёnjenim!

E pashё e habitur. Ai vazhdoi:

– Po ta kishit veshur ju atё fustan, me siguri, do tё ngjante bukur se, tё mё falni, por keni njё trup shumё tё bukur. – dhe buzёqeshi.

U ndjeva shumё keq. Ai u afrua te tavolina ku mbaja dokumentet e dyqanit dhe më la njё letёr mbi tё. E mora letrёn dhe pashё njё numёr telefoni. Desha t’ia hidhja nё fytyrё, por nё çast doli gruaja e tij e cila dukej aq e emocionuar nga kёnaqёsia qё i dha ai duke i thёnё qё dukej shumё bukur me atё fustan. Nuk kisha si tё veproja, prandaj heshta. Gruaja nxori nga portofoli lekёt pёr tё paguar dhe unё, shumё e hutuar, mezi ia ktheva kusurin. Ata ikёn, ndёrsa unё isha e tmerruar dhe e indinjuar. Si kishte mundёsi tё ekzistonte njё njeri i tillё? E grisa menjёherё atё copё letёr e cila tregonte njё anё tё burrave tё cilёn unё akoma nuk e kisha zbuluar, sepse burri im ishte njё njeri i pёrsosur. Gjithё ditёn nuk m`u hoq nga mendja veprimi i atij burri, megjithatё, nuk e bёra me fjalё me njeri.

Pas disa ditёsh, kur pothuaj e kisha harruar kёtё ndodhi, nё derёn e dyqanit u shfaq pёrsёri ai burrё. Kisha nja dy kliente tё pёrhershme dhe sapo ato u larguan, u futa nё magazinё sikur nuk e njihja dhe i thashё ndihmёses tё merrej me tё. Ai i kishte thёnё se kёrkonte njё kёmishё, por ishte njё i njohuri i familjes sime dhe mё kёrkonte mua qё t’i bёja ndonjё ulje. Dola e luajta rolin e tё paditurёs.

– Mё falni zotёri, por, njihemi? Unё nuk mё duket se ju kam takuar ndonjёherё. Mos ndoshta njihni burrin tim?

– Mos luani me mua. Pse nuk mё telefonuat? Unё kam pritur telefonatёn qё nё çastin qё ju dhashё numrin. – tha ai.

– Ai numёr nuk ekziston pёr mua, por tё tё vijё turp nga sjellja jote! – i thashё.

– Tё mё vijё turp? E pse? Jam i magjepsur nga ti, e pse duhet tё mё vijё turp? Ja, po ta jap edhe njё herё numrin dhe tё lutem mё merr sepse po vdes nga dёshira tё pi njё kafe me ty. – tha kёto fjalё, la numrin nё tavolinё dhe u largua.

Mbeta si e shushatur, ndërsa nё dorё kisha numrin e tij. Tё them tё vёrtetёn, edhe unё kisha dёshirё tё pija njё kafe me tё sepse ishte njё burrё i pashёm dhe mund t`i mbetej syri çdo gruaje sapo ta shihte, por unё nuk isha mёsuar me gjёra tё tilla. E doja shumё burrin tim dhe nuk mё kishte shkuar nё mendje ta tradhtoja. Nuk e bёra pёr pak ditё, por kureshtja ёshtё njё e keqe e madhe; ajo tё shtyn tё jesh gjithmonё nё kёrkim. I tregova njё shoqes sime pёr kёtё qё mё kishte ndodhur. Ajo, sa ia tregova, mё tha se kisha gabuar qё nuk e kisha marrё nё telefon.

– Po tё kishe qenё burrё, tani do tё ishe lidhur me tё. Burrat janё tё gjithё njёsoj.

– Jo tё gjithё! Po tё ishte burri im, nuk do tё ma bёnte kurrё kёtё gjё. Pёr kёtё, jam e sigurtë.

– E ku ka siguri nё kёtё botё? Po tё ishte kёshtu, nuk do tё kishte dalё ajo shprehja “Burri ёshtё si qeni”, megjithatё bёj si tё duash.

Kёto fjalё tё sajat mё vunё nё mendime. Vendosa t’i telefonoja dhe e bёra.

E kishte pritur kёtё telefonatё me padurim, prandaj, sa i thashё pёr kafe, u tregua shumё i gatshёm.

U takuam nё njё kafe larg dyqanit sepse aty nё lagje mё njihnin tё gjithё. Ai ishte i bukur e shumё i zgjuar dhe nё bisedё, ishte magjepsёs. Biseda jonё ishte mё shumё pёr çёshtje familjare sesa pёr njё lidhje mes ne tё dyve. Pas takimit, kur u ktheva nё shtёpi, ndjeja njё boshllёk nё kraharor. Takimet tona filluan tё shpeshtoheshin. Ditё pas dite po filloja ta urreja burrin tim. Ai ishte njё burrё shumё i mirё, por filloi tё kuptonte se diçka kishte ndryshuar. Nё tё vёrtetё, kishte ndryshuar dhe ai kёtё e kuptoi e njё ditё mё ftoi tё dilnim pёr darkё. Nga mesi i darkёs, mё tha:

– Ka pak kohё qё tё shoh ndryshe. Mos do tё mё thuash ndonjё gjё?

U mata t’ia thoja, por nuk munda sepse u ndjeva fajtore pёr atё qё po i bёja. Isha nё mes tё dy zjarreve. Nga njёra anё burri e vajza dhe nga ana tjetёr, ishte ai qё mё donte dhe mё falte shumё gjёra tё cilat as nuk i kisha ёndёrruar. Burri im, edhe pse ishte njeri i mirё, asnjёherё nuk mё mbante si ai, nuk mё joshte nё atё mёnyrё si ai, nuk mё kushtonte tё njёjtёn rёndёsi qё mё kushtonte ai. Pra, kisha disa gjёra qё mё mungonin te njёra lidhje e tё cilat m`i plotёsonte lidhja tjetёr. Isha nё hall tё madh. Isha me dy burra dhe pa asnjёrin. Mё duhej tё vendosja se ç`duhet tё bёja. Tё ndahesha nga ai dhe tё kthehesha te familja ime qё kishte qenё njё ndёr familjet mё tё lumtura apo tё vazhdoja kёtё lidhje e cila mё kishte dhёnё kёto kёnaqёsi? Nuk arrija tё merrja njё vendim. Netё tё tёra pa gjumё mё sfilitёn. Burri tashmё kishte filluar tё mё largohej, por qё atёhere nuk mё kishte pyetur mё. I telefonova tё dashurit dhe i thashё se kisha dёshirё ta takoja. Ai pranoi si gjithmonё menjёherё. U takuam nё motelin ku takoheshim gjithmonё. Nё fillim nuk i thashё asgjё, se, tё them tё drejtёn, mё pёlqente shumё tё rrija me tё. Kur po bёheshim gati tё dilnim, i thashё se kisha dёshirё tё shkonim nё njё kafe dhe tё bisedonim pak. Ai i çudit, por pranoi. Hipёm nё makinё dhe shkuam nё bregdet. I thashё se kisha nevojё tё reflektoja mbi lidhjen tonё.

– Po ne jemi shumё mirё, ç’tё keqe ka? – tha ai. – Ka nuhatur ndonjё gjё burri?

– Pak a shumё – i thashё – por ne po shkatёrrojmё familjet tona dhe pёr kёtё, nuk duhet tё takohemi pёr pak kohё, sepse kemi rёnё shumё nё sy.

– Unё pёr vete jam nё rregull. Gruaja ime nuk kupton gjё. Gjithmonё e kam tradhtuar dhe ajo shushka nuk ka kuptuar kurrё gjё.

Edhe pse e kisha tё dashur, nё atё çast ndjeva neveri pёr tё. Ai gjithmonё kishte luajtur kёshtu me ndjenjat e gruas sё tij dhe tё grave tё tjera.

– Ndёrsa unё mendoj tё mos takohemi pёr njёfarё kohe.

Ramё dakord dhe kёshtu u bё. Kaloi njё muaj dhe as nuk mё kishte marrё nё telefon e as unё nuk e kisha marrё. Kisha filluar tё afrohesha me familjen time. Ndihesha pak mё mirё dhe stresi filloi tё ulej. Njё ditё, pas njё muaji, ai u shfaq te dera e dyqanit. Sa e pashё, mё ndritёn sytё. Kjo do tё thoshte se ndjeja pёr tё. Ai m’u afrua dhe mё tha:

– Mё ka marrё shumё malli pёr ty. A mbaroi koha e ndarjes? – gjithmonё bёnte shakara tё tilla dhe mua kёto mё magjepsnin. – Mё lёr tё tё puth njёherё.

– Kёtu? Ke lajthitur? Mund tё vijё vajza nga çasti nё çast.

Ai nuk mё la tё mbaroja, mё kapi nga beli dhe mё futi nё magazinё. Filloi tё mё puthte dhe nё njё moment, edhe unё e humba fare se ku ndodhesha. Nё atё çast, dёgjova nga pas:

– Mami!

U ktheva. Ç`tё shikoja? Vajza po shihte nga ne. Ajo ia dha vrapit dhe unё renda pas saj ta arrija. Ajo u fut nё dhomёn e vet dhe nuk e hapte derёn. Nё atё çast, erdhi burri dhe mё pyeti se ç`kishte ngjarё. Desha tё flisja, por nё çast, vajza hapi derёn dhe tha:

– Mami po puthej me njё burrё nё magazinё.

Nё atё çast, nuk e doja veten, por ja qё nuk e kisha kёtё fat. Mё mirё tё kisha vdekur sesa tё dёgjoja kёto fjalё nga goja e vajzёs sime.

– E vёrtetё ёshtёe kjo? – tha ai. – Pёrpara vajzёs bёn kёsi gjёrash? Unё kam menduar se e ke lёnё. – tha kёto fjalё, mori vajzёn pёrdore dhe zbriti shkallёt, doli nё oborr e qё andej hipi nё makinё. Unё, e ngrirё, nuk bёra asgjё. Pas pak, u kthjellova dhe zbrita shkallёt. Instiktivisht, mora telefonin dhe i telefonova tё dashurit. Ai nuk u pёrgjigj. Nё vend tё tij, u pёrgjigj gruaja dhe më tha se ai ishte nё gjumё.

– Kush je ti? – tha ajo.

– Jam njё nga tё dashurat e burrit tёnd!

Nga ana tjetёr e telefonit dëgjova zёrin të tij qё tha: – Kush ёshtё? Ma jep telefonin.

Nё atё çast e mbylla pёr tё mos e hapur kurrё kur ai numёr tё binte. Desha ta shkatёrroj edhe unё atё, ashtu si ai mё shkatёrroi mua dhe familjen time. Qё nga ajo ditё burri im nuk mёka lёnё tё takohem me vajzёn, sepse edhe ajo nuk do tё mё shohё mua. U ndamё me burrin dhe ata tё dy jetojnё nё shtёpinё e vjehrrёs sime, ndёrsa unё, e vetme, jetoj nё “mbretёrinё” time tё shembur. E di se e meritoj, por dua vetёm tё mё falё vajza ime dhe tё mё lёrё tё paktёn tё flas mё tё e t`i plotёsoj ndonjё dёshirё. Shpresoj tё mё falё ndonjёherё, kurdoqoftё kjo ditё, vetёm tё mos vdes pa mё falur ajo, ndonëse shpirtёrisht, ka kohё qё kam vdekur. Ky ishte gabimi i jetёs sime, gabim që ёshtё e vёshtirё tё falet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *