Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Çantë me dokumente

– Përshëndetje! Pashë në ëndërr sikur ishte errësirë dhe unë nuk e gjeja dot makinën. Papritur, gjeta një çantë me dokumente e celular, që ishin shumë të vlefshme. Më vonë e gjeta makinën. Ma kishin çuar për parkim. Ju lutem, pres një përgjigje.

– Një ëndërr e tillë tregon dëshirën për të pasur diçka tuajën, siç mund të jetë rasti i një makine. Nga ana tjetër, ëndrra ju sugjeron të dëshironi gjëra më të rëndësishme sesa objekte thjesht materiale. Në ditët në vazhdim, do të gjeni një mënyrë për ta përmirësuar gjendjen tuaj financiare. Pra, do të keni rritje të të ardhurave financiare. Gjithë të mirat!

Advertisement

Makina ecte vetë

– Kam parë në ëndërr sikur makina ime ndizet vetë dhe ecën pa njeri brenda. Më hyri frika se do të shkaktonte dëmtime dhe mundohem ta arrij e ta komandoj, por makina, çuditërisht, merr rrugën siç duhet. Megjithatë, unë e ndjeja serish frikën se thosha me vete: “Po sikur t’i dalë ndonjë e papritur, kush do ta frenojë?”. Ashtu, e sikletosur, u zgjova nga gjumi. Sonja.

– E dashur Sonja, ëndrra shpreh qartë frikën që keni për një rrugë që po e ndiqni kohët e fundit. Gjithçka ecën shumë mirë, por ju jeni shumë e emocionuar, pasi keni frikë nga pengesat dhe të papriturat. Mirë do të ishte të qëndroni e qetë dhe të shijoni këtë kohë që është në avantazhin tuaj, por emocionet e tepërta që keni mund t’ju bëjnë të nxitoheni dhe të bëni diçka të gabuar që do të ndërpresë këtë mbarësi që keni tani, prandaj kini kujdes. Ju uroj fat!

Fermë kuajsh

– Isha me shoqet e mia në një fermë shumë të bukur që kishte vetëm kuaj. Duke shijuar natyrën dhe kuajt se si kalëronin, pashë që një nga kuajt e egër po ecte drejt meje. Për momentin, u terrorizova sepse isha e sigurtë që do të vritesha nga ai, por kur m’u afrua, ai e ngadalësoi kalërimin dhe kaloi pa më bërë as gërvishtjen më të vogël. Ju lutem, më thoni parashikimin e kësaj ëndrre.

– Pak a shumë, kjo ëndërr ka një lloj ngjashmërie me shpjegimin e ëndrrës së mëparshme, vetëm se, në ndryshim nga ajo, në këtë rast, pavarësisht frikës dhe emocioneve që ndjeni, ju nuk do të pësoni as lëndimin më të vogël. Kështu, lëreni veten të lirë ashtu siç jeni në këto kohë dhe do të shikoni që fati është me ju. Shijoni këto emocione, qofshin edhe të frikshme, sepse në njëfarë mënyre, ju entuziazmojnë dhe shprehin kënaqësi për ato çfarë po ju ndodhin. Gjithë të mirat!

Fustan me njollë

– Në ëndërr pashë sikur fustani im ishte bërë me njollë, si pasojë e një plage të vjetër në trup që e kisha dhe që ishte hapur. A ka ndonjë kuptim kjo ëndërr? Anisa

– E dashur Anisa, rrobat shërbejnë për të na mbrojtur nga i ftohti dhe që të mbulojmë lakuriqësinë. Kjo ëndërr i referohet kësaj të dytës, që do të thotë se, sado që të mundoheni të fshihni ndjesitë e brendshme ose një lloj mërie ndaj njerëzve tuaj më të afërt, ajo sërish do të dalë në pah. Ju lexohet në sy zemërimi që keni, gjë që do t’ju vërë në siklet sepse s’do t’ju vijë aspak mirë kur ta kuptojnë këtë gjë te ju. Ju uroj shëndet!

Zhurma

– Pashë sikur isha në shtëpi dhe aty ishte edhe mami im, e cila më tha se po dëgjonte zhurma të çuditshme. Unë i thashë se duhet të ishin hajdutë, kështu që duhet t’i mbyllnim të gjitha dyert e dritaret. Megjithëse u ndjeva e mbrojtur, isha tmerrësisht e trishtuar. Pres shpjegimin. Erjona.

Kjo është një ëndërr shumë interesante dhe domethënëse për ju, Erjona, një mesazh shumë i qartë që shpresoj dhe uroj ta merrni në konsideratë, pasi ka ëndrra që nuk e shprehin kaq hapur mesazhin brenda vetes. Duke mos gjykuar mamanë tuaj, ajo është munduar gjithë jetën t’ju bëjë si veten dhe ju i keni shkuar pas fijes, duke e parë si modelin tuaj. Duke qenë natyrë shumë e brishtë dhe frikacake, ajo ju ka bërë si veten, jo për ndonjë qëllim të keq, por për të vetmen arsye që t’ju mbrojë nga problemet që sjell jeta. Por, kjo ka pasojat e veta, sepse ju jeni bërë një person shumë i mbyllur në vetvete, duke hequr dorë nga të gjitha mundësitë që ju ka dhuruar jeta gjer tani. Keni hequr dorë vetëm e vetëm nga frika se mos lëndoheni. Është e vërtetë që bunkeri të mbron, por është e vërtetë gjithashtu se të burgos dhe të mënjanon nga gjithë bota. Prandaj jeni ndjerë e trishtuar në ëndërr sepse edhe realisht, ju ashtu ndiheni; e vetmuar dhe e mënjanuar. Më mirë të rrezikosh dhe të guxosh në jetë sesa të rrish e izoluar dhe të ndihesh si e vdekur e pa interes për askënd. Keni nevojë të dilni nga ky lloj izolimi, ndryshe nuk do të ecni kurrë përpara.

Cigane

– Në ëndrrën time ishte një cigane që qëndronte mbrapa shtëpisë dhe bënte shenja në murin e shtëpisë time, duke thënë fraza që nuk i kuptoja. Më dukej sikur po mallkonte shtëpinë time dhe në atë pikë, unë fillova të qaja dhe të lutesha. Edhe cigania nga ana e saj po lutej, por duke qeshur me të madhe që të më bënte të kuptoja mua se lutjet e mia nuk shërbenin për asgjë. Çfarë parashikon kjo ëndërr? Sabrina

– E dashur Sabrina, ëndrra juaj tregon që jeni shumë racionale me veten tuaj dhe u jepni më shumë vlerë sjelljeve mashkullore. Kjo gjë ka bërë që edhe ju të silleni si të ishit mashkull, duke harruar feminilitetin tuaj dhe cilësitë e femrës. Cigania përfaqëson të gjitha cilësitë femërore. Ajo ju tregon që ju e lini pas dore femrën që është brenda jush dhe nuk e nderoni aspak atë, i admironi më shumë seç duhet cilësitë mashkullore dhe nuk njihni limite. Kini kujdes sepse në këtë mënyrë i bëni keq edhe vetes tuaj. Gjithë të mirat!

Me pistoletë

– Para dy netësh kam parë një ëndërr që më ka transmetuar ankth dhe frikë. Shoh sikur bie zilja e portës së shtëpisë dhe unë shkoj për të hapur. Nuk arrij ta hap tamam derën kur futet brenda një burrë që kishte zgjatur krahun dhe kishte pistoletën që ma vuri në kokë. Nga frika e madhe, u zgjova nga gjumi. Ju lutem, më thoni ç’do të thotë se jam e frikësuar. Sara.

– E dashur Sara, ëndrra juaj tregon që keni probleme intime me meshkujt në përgjithësi ose më saktë, keni frikë të futeni në marrëdhënie intime, për shkak të një kaluare të hidhur, mbase. Mos kini frikë se mos ju kërcënon njeri; e gjithë ëndrra është simbol seksual. Si krahu, si pistoleta e tij drejtuar ndaj jush, janë simbolet seksuale të një mashkulli. Ju e konsideroni marrëdhënien seksuale si një përdhunim dhe jo si një kënaqësi apo nevojë fiziologjike. Mendoj se duhet të flisni me një person më të rritur se ju ose të shpreheni përse keni kaq shumë frikë nga marrëdhëniet intime. Jo domosdoshmërisht një eksperiencë negative e së kaluarës duhet t’ju përfshijë edhe në të tashmen apo të ardhmen. Nuk janë të gjitha marrëdhëniet njësoj… Pastaj, shikojeni marrëdhënien intime si një kënaqësi të domosdoshme për trupin tuaj. Kur të gjeni personin e duhur, jam e sigurtë që kjo frikë do t’ju kalojë.

I akuzuar

– Jam Iliri dhe nuk i besoj shumë ëndrrat, por një nga këto që kam parë më ka ngelur në mendje. Isha me shoqërinë në një festë ku pashë se të gjithë po më akuzonin për diçka që s’e kisha bërë. Të gjithë më kishin drejtuar gishtin dhe më kishin rrethuar saqë më dukej sikur nga momenti në moment, do të më sulmonin dhunshëm. U thoja shokëve të mi: “Pse ma bëni këtë?”, por ata reagonin akoma më shumë.

– I nderuar lexues, do të keni probleme në jetën private ose atë profesionale, varet se ku keni pasur debate kohët e fundit. Do t’ju akuzojnë për një veprim që në fakt, thellë-thellë, nuk e keni shkaktuar ju. Për pasojë, do të grindeni dhe do të ndjeni që dinjiteti juaj është nëpërkëmbur ose marrë nëpër gojë saqë do të ndiheni keq me veten dhe me ata që ju rrethojnë, por nuk duhet të shqetësoheni sepse nuk do të zgjidhni asgjë. Çdo gjë është kalimtare dhe ju do t’i rregulloni sërish marrëdhëniet e thyera. Gjithë të mirat!

Në Evropë

– Kam parë në ëndërr sikur do të shkoja në Evropë për një udhëtim me shoqërinë time dhe sikur e shikoja veten në vende të ndryshme, por ishin me sekuenca të shkurtra. Pres përgjigje nga ju, astrologe. Neda.

– E dashur Neda, përveç faktit që mund të keni planifikuar ose ëndërruar një udhëtim, kjo ëndërr tregon që do t’ju përmirësohet gjendja financiare. Por, edhe nëse e realizoni vërtet udhëtimin në Evropë, do të njihni shumë miq të rinj dhe jeta ose pikëpamjet tuaja do të ndryshojnë për mirë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta marr kujdestarinë e nipit tim?

Next Post

Mamaja më ndau nga gruaja ime!

Advertisement