– Kam një problem për të cilin dua të më ktheni një përgjigje, nëse mundeni. Sapo lindi nipi, motra ime u divorcua nga burri i saj e pas 6 vjetësh, vdiq. Që atëhere e deri më sot, babai i nipit tim nuk ka patur asnjëherë kontakte me fëmijën e tij, madje as nuk e ka parë atë. Ky fakt më ka detyruar mua, dajën e fëmijës dhe familjen time, të përballojmë detyrimet që lindin nga mirërritja dhe edukimi i një fëmije. Djali i mitur është 10 vjeç. Ne, për shumë kohë kemi jetuar në një qytet të vogël dhe tani jemi transferuar në Tiranë. Në Tiranë më ka dalë problem për tërheqjen e pensionit që jep shteti për rritje të fëmijës/së miturit/nipit tim, pasi na kërkojnë vendim nga gjykata. Më tregoni ju lutem, rrugën e duhur se çfarë duhet të bëj?

Harbi Aliaj, avokat, tel 0682044002:-! Fëmijët e mitur vendosen ne kujdestari dhe gëzojnë mbrojtje te veçante nga shteti kur prindërit e tyre janë ne pamundësi për te ushtruar përgjegjësinë prindërore, për shkak se te dy prindërit kane vdekur ose nuk njihen, janë shpallur si te pagjetur, u është hequr përgjegjësia prindërore ose u është hequr zotësia për te vepruar, si dhe për çdo shkak tjetër te pranuar nga gjykata. Gjykate kompetente për vendosjen ne kujdestari te te miturit është ajo e vendbanimit ose vendqëndrimit te te miturit. Te drejtën për paraqitjen e kërkesës ne gjykate për kujdestar mbi te miturin e kane te afërmit e fëmijës se mitur. Kujdes kjo kërkesë duhet shoqërohet edhe me heqjen e përgjegjësia prindërore për prindin i cili nuk është kujdesur për fëmijën e mitur. Më kontakto personalisht që të mund të iniciojmë këtë proces të nevojshëm gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *