Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Djali që dua, ishte fejuar

– Kam parë në ëndërr djalin që dua, por ai s’e di këtë. Pashë sikur ishte fejuar dhe më shprehte mua dashurinë. Ju lutem, më ktheni një përgjigje. Ela.

E dashur Ela, ëndrra të tilla nuk janë gjë tjetër veçse frikë nga braktisja ose humbja e dashurisë me djalin që doni. Mendoni shpesh se ai mund të fejohet me dikë tjetër, ndërkohë që ju e doni atë. Këto mendime që ju kalojnë gjatë ditës nëpër mendje, ju shfaqen në këtë mënyrë në ëndërr. Mos kini frikë për diçka që as ju nuk e dini si do shkojë. Sado ta mendosh të ardhmen, nuk e di si do të jetë ajo, kështu që thjesht, mendoni pozitivisht. Ju uroj fat!

Advertisement

Vëllai me ish-të dashurin

– Përshëndetje. Kam parë në ëndërr sikur isha para shtëpisë të ish-it dhe prisja furgonin për në shkollë. Edhe në ëndërr ashtu më ishte shfaqur, si ish-i dashuri. Ai m’u afrua dhe po bisedonim. Na pa im vëlla dhe e pyeti atë se çfarë donte me mua. Ky i tha se më donte akoma. Ata filluan të ziheshin dhe unë përpiqesha t’i ndaja. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Ju lutem, më ktheni një përgjigje. Me respekt, Eni.

E dashur Eni, së pari, ëndrra tregon që jeni një person pak naiv dhe besoni shumë lehtë në gjithçka që ju thonë, prandaj kini kujdes. Nëse në nëndërgjegjen tuaj keni menduar për një ribashkim me ish-të dashurin, ëndrra tregon të kundërtën; që ju nuk keni të ardhme bashkë. Nëse ndodh që t’ju sjellin ndonjë lajm që ai ju do akoma, mos e besoni sepse nuk është e vërtetë. Këtë e thotë ëndrra që keni parë. Gjithë të mirat!

Ndjenjë e fortë kënaqësie

– Në ëndërr kam parë sikur isha në rrugë dhe ndihesha shumë i kënaqur. Mami im ishte larguar. Megjithatë, veten e mendoja sikur isha vetëm dhe mund t’ia dilja edhe vetëm gjithçkaje. Për këtë arsye, isha shumë i kënaqur. Kisha vënë para në bankë. Më vonë zbulova se kisha pak para, por gjithsesi, vazhdoja të isha i kënaqur dhe i besueshëm për rrethin tim. Pres parashikimin tuaj. Leo

I nderuar Leo, ëndrra juaj është shumë domethënëse dhe largpamëse. Ajo tregon se më në fund jeni shkëputur përfundimisht nga varësia që kishit ndaj mamasë tuaj. Tani mund të keni besim vetëm te burimet tuaja dhe mund t’ia dilni mbanë dhe pa mbështetjen e saj. Duket se deri dje, pengesa për të ecur përpara dhe për t’u ndjerë i kënaqur me veten ka qenë pikërisht varësia që kishit ndaj prindërve dhe sidomos, ndaj mamasë tuaj. Duket që e ardhmja juaj do të jetë e sigurtë, duke shfrytëzuar pikën tuaj më të fortë, që është besimi që krijoni te të tjerët. Shfrytëzojeni këtë pikë dhe do të shikoni që të ardhurat tuaja financiare do të përmirësohen dukshëm.

Më erdhi turp nga pisllëku

– Në ëndërr pashë sikur do të vinte një mik shumë i rëndësishëm, por nuk e mbaj mend se kush ishte. E futa brenda në shtëpi, por u vura në siklet sepse ishte shumë pis. Më pas ai pyeti se ku ishte banjoja dhe shkoi vetë, pa e drejtuar unë. E dija që edhe banjoja ishte akoma më keq dhe më vinte aq turp sa e ndjeja sikur ishte e vërtetë, edhe pse isha në ëndërr. A ka ndonjë shpjegim? Alisa

– E nderuar Alisa, siç e kam thënë edhe herë të tjera, shtëpia në ëndërr, në shumicën e rasteve, përfaqëson personalitetin e atij apo asaj që e shikon. Dalim te parashikimi… E gjithë rrëmuja që keni parë dhe sikleti për pisllëkun tregon se ju po kaloni një periudhë shumë të vështirë mbylljeje në vetvete. Dikush, në ditët në vazhdim, do t’ju afrohet për t’ju ndihmuar, por ju do ta keni të vështirë t’i hapeni tërësisht, edhe pse e konsideroni të rëndësishëm. Keni frikë se mos ndoshta do t’ju gjykojë sepse mendoni se keni gjëra për të cilat nuk ndiheni shumë krenare, ama nga ana tjetër, ëndrra tregon që përderisa ky “miku” ofrohet vetë për t’ju mbështetur, s’duhet të ndiheni në siklet që të flisni me të. Gjithë të mirat!

Në banjo

– Në ëndërr isha në banjo dhe pashë që pjesa pas lavamanit, pllakat, ishin komplet të pisëta. Mora leckën për ta pastruar, por ndërkohë, vura re që ajo ishte akoma më pis sesa pllakat dhe vendi u bë më keq. U ndjeva aq keq saqë fillova të qaja dhe ashtu, u zgjova nga gjumi. Pres parashikimin.

Një ëndërr e tillë tregon për një person që ka karakter shumë të brishtë dhe shpeshherë e vuan këtë gjë, pasi i bëhet pengesë për shumë situata në jetën e përditshme. Ndiheni në siklet për një situatë personale ose më saktë, në jetën tuaj private, por shumë shpejt do ta zgjidhni problemin që ju ka shkaktuar këtë gjendje jo të mirë shpirtërore dhe do të ndiheni të ngushëlluar e të çliruar. Mjafton të kini durim dhe të hidhni hapa të vegjël, drejt zgjidhjes.

Ciganë

– Para dy netësh, kam parë në ëndërr sikur jashtë shtëpisë sime, te porta, ishin disa ciganë, një çift me dy fëmijë. Ajo çfarë më çuditi ishte pastërtia e tyre. M’u duk e çuditshme se si ka mundësi që këta ciganët qenkan kaq të pastër dhe të rregullt, ndryshe nga ata që shikojmë në rrugë. Duke qenë të tillë, i ftova ta hanin mëngjesin me mua dhe aty, u zgjova nga gjumi. Nida.

E dashur Nida, ciganët, përgjithësisht, përfaqësojnë atë pjesë të karakterit të çdonjërit prej nesh që ne e quajmë të keqe, të pisët, jo të ndershme, që askush nuk e di, por që qëndron e fshehur. E bëjmë këtë lidhje me ciganët, jo për të ofenduar këtë shtresë, por duke u nisur nga paragjykimi i shumë të bardhëve, të cilët i shikojnë si të tillë. Ndërkohë, realisht, ka dhe shumë ciganë të rregullt, me familje normale, ashtu si dhe ne. Kalojmë tek ëndrra, që do të thotë që nëse deri dje keni menduar shumë negativisht për veten, duhet të mos vazhdoni ta ndëshkoni apo ta paragjykoni veten kaq rëndë, kur realisht, nuk jeni vërtet ashtu. Nëse ka diçka që nuk shkon me karakterin tuaj, për shembull, kryeneçësi apo shpirt rebel, fare mirë mund ta zbusni duke u marrë më shumë me veten tuaj. Nxirrni në pah ëmbëlsinë tuaj, e cila duket që nuk mungon sepse përveç asaj anës së errët që përfaqësojnë, ciganët kanë edhe anën tjetër karakteristike; ëmbëlsinë dhe ngrohtësinë. Juve, këto të fundit, nuk ju mungojnë. Mos u mënjanoni në shoqëri, sepse gjithçka është më se normale te ju. Ju uroj shëndet!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë duhet të dini për tatuazhet?

Next Post

Si e rrita djalin tim vetëm

Advertisement