Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E gjej dashurinё vetëm jashtё familjes


Kjo histori qё po ju tregoj besoj do t`ju shёrbejё nё jetё tё gjithёve, nё mёnyrё qё tё mos bёni gabimet qё bёra unё. Edhe pse i kam kaluar tё dyzetat, jam akoma njё burrё i paraqitshёm. Gabimi im i parё ёshtё qё u martova nё moshё shumё tё vogёl. Isha 23 vjeç kur u martova. Pavarёsisht se dikujt mund t`i duket normale, jua siguroj unё se me eksperiencёn time, ishte herёt. Unё sapo kisha mbaruar shkollёn e lartё dhe shteti mё kishte futur nё punё pa rrogё, pёr tё pёrvetёuar punёn.

            U martova me njё komshien time. Ajo ishte njё vajzё shumё e bukur dhe shumё punёtore. Unё studioja nё njё qytet tjetёr dhe takohesha me tё gjatё pushimeve. Kur mbarova shkollёn dhe fillova punёn, prindёrit e mi menduan se duhej tё kompletohesha, pra, shkolla, puna dhe martesa. Kёshtu bёmё. Ishim njё çift qё çdokush na admironte. Nё fakt, nё vendet e vogla njerёzit njihen me njёri-tjetrin qё nga fёmijёria dhe deri nё vdekje, pra, janё shumё tё lidhur. Kёshtu, ne morёm shtёpi e bёmё fёmijёn e parё, siç ndodh zakonisht me tё gjitha çiftet. Ajo ishte e pёrkushtuar ndaj fёmijёs mё shumё sesa duhej. Ishte “maniake” rreth pastёrtisё, kёshtu qё unё dola nё plan tё dytё. Ajo kishte mbaruar vetёm shkollёn e mesme dhe nuk kishte vazhduar mё tej, kёshtu qё nuk mund tё gjente punё lehtё, nё mёnyrё qё tё shkёputej nga shtёpia.

Advertisement

            Mua mё rrinte shumё gati. Gjithmonё e gjeja çdo gjё timen tё larё e tё hekurosur dhe vaktet e ngrёnies tё pёrsosura. Nuk zihej asnjёherё me mua, vetёm se nuk mё kushtonte vёmendje dhe nuk mё jepte dashurinё pёr tё cilёn ishim martuar. Rrija nё shtёpi para televizorit dhe ajo gjithmonё mё thoshte se pse nuk dilja me shokёt. Unё i thoja “kam dёshirё tё dalim bashkё”, por ajo ishte gjithmonё e zёnё.

            E kёshtu kaluan vitet e u bёmё me fёmijёn e dytё. Nga ajo qё ju thashё mё lart, interesi pёr mua tani kishte rёnё nё zero, përveç punёve qё bёnte e që mё mbante si princ, nga hyzmeti i tepёrt qё mё bёnte.

Isha nё fakt mirё, por ndjehesha bosh. Nga puna mё kishte ecur fati. Tashmё ia kisha marrё dorёn punёs dhe punoja nё njё zyrё sё bashku me njё tjetёr, por mё besoni, asgjё nga kёto nuk kanё rёndёsi nёse nuk ke afёr njё njeri me të cilin t’i ndash kёto tё mira. Por “fati” mё trokiti edhe mua nё derё. Kolegun tim e zёvendёsuan me njё vajzё. Pra, tani punёn do ta bёja me njё partnere. Ajo ishte njё vajzё njё vit mё e madhe se gruaja ime. Ishte e mbajtur, por jo mё e bukur se ajo. Gruaja ime ishte njё grua shumё e bukur dhe shumё e hijshme. Ia thashё kёtё gruas sime:

– E hoqёn Maksin nga puna! – i thashё.

– Ou, sa keq! Po tani, do ta bёsh punёn vetёm? – tha ajo, pa e lёnё punёn qё kishte nё dorё. Asaj anjёherё nuk i interesonte puna ime.

– Jo, mё sollёn njё vajzё! – ia thashё nё kёtё mёnyrё qё ta bёja xheloze, por ajo nuk bёhej kurrё xheloze.

– Ndoshta mund tё jesh mё mirё me tё. – e mbylli ajo bisedёn, kёshtu qё as unё nuk e zgjata mё shumё.

As unё vetё nuk e dija se si do tё ishte tё punoja me tё. Nё fakt, tani qё e mendoj, ajo ka qenё njё pjesё e bukur e jetёs sime. Ajo ishte njё vajzё shumё e shkathёt dhe shumё e zgjuar. Ajo mё dёgjonte dhe puna na ecte mbarё tё dyve. Ishim bёrё aq tё afёrt sa ajo mё tregonte çdo gjё. Edhe unё fillova tё hapem me tё. I tregoja pёr gjёrat qё mё mundonin, duke i lёnё tё kuptonte qё pavarёsisht se i kisha tё gjitha, mё mungonte vёmendja e njё femre dhe dashuria e saj. Ajo vajzё po mё mbushte boshllёkun qё mё kishte lёnё gruaja ime. Pinim kafen bashkё nё mёngjes dhe gjithё dita nё ecte vaj. Kёshtu, e plotёsova me tё gjithё kuptimin, kёtё mangёsi. Tashmё i kisha tё gjitha dhe kryesoren, qё gruaja ime kishte besim tё madh tek unё.

Njё ditё, kur erdha nё shtёpi, e gjeta gruan pak tё mёrzitur. Komshia i kishte thёnё qё mё kishte parё me njё vajzё dhe i ishim dukur si dy tё dashuruar. I thashё se ishte kolegia dhe ajo u qetёsua menjёherё. Ajo u qetёsua, por unё desh vdiqa. Tё nesёrmen ia tregova tё gjitha koleges dhe i thashё se duhej tё ishim mё tё kujdesshëm, por ajo mё tha se vetё gruaja mё kishte shtyrё ta bëja këtë dhe unё nuk kisha asnjё faj. Nejse, e kalova kёtё radhё. Gruaja nuk ma pёrmendi mё dhe unё vazhdova njёsoj derisa mё hoqën nga ajo punё dhe fillova njё tjetёr. Nё kёtё kohё, gruaja kishte filluar studimet me korrespondencё dhe sё shpejti, edhe ajo do tё fillonte punё. Fёmijёt ishin rritur tashmё dhe mund t’i çonim nё çerdhe e kopёsht.

Nё punёn e re unё gjeta pёrsёri njё shoqe dhe e trajtova si kolegen e parё. Pra, ia mora dorёn për tё plotёsuar boshllёkun tim. Po jua them shkurt qё kёshtu bёra dhe nё kohёn nё vazhdim, por tani diçka kishte ndyshuar. Unё u mёsova ta gjeja dashurinё jashtё ateherё kur kisha pёr grua njё shtёpiake, sё cilёs i interesonin vetёm fёmijёt dhe pastёrtia, sigurisht, edhe shёrbimi ndaj burrit. Tani nuk kisha tё bёja mё me njё tё tillё. Tani gruaja ime ishte shndёrruar nё njё intelektuale me botё dhe nuk mund t’ia hidhje mё. Ajo tani kishte mbaruar studimet dhe ishte nё punё. Krijoi menjёherё shumё lidhje me gra tё cilat kishin njё horizont mё tё gjerё se i saji dhe pikёrisht kёtu kishte filluar jeta e saj e po kufizohej liria ime. E kisha mbishfrytёzuar kёtё liri. Tani kishte ardhur koha tё ndryshoja. Por, a do tё mundesha dot?

Ajo e kishte kuptuar tani se mё kishte munguar dashuria, por nuk e dinte se nёse ajo e kishte kompesuar me dashurinё e fёmijёve, unё e kisha gjetur kёtё dashuri jashtё familjes sime, kudo, te shokёt, shoqet.

Meqenëse ndjehej fajtore (nё atё kohё ajo pёr çdo gjё fajёsonte veten edhe kur nuk kishte faj), filloi tё mё tёrhiqte. Mё ftonte tё dilnim dhe ndryshoi sjelljen nё shtёpi. Ulej me mua tё bisedonte pёr problemet e punёs dhe kishte shumё dёshirё tё rrinte mё mua, ta ndante çdo gjё me mua, por ishte vonё. Ajo ende ishte njё femёr shumё tёrheqёse, madje mё tregonte edhe pёr ngacmimet e shumta, por pёr çudi mua nuk mё bёnte aspak xheloz. Unё e shtyja kohën nё shtёpi me mendimin se të nesёrmen do të shkoja nё punё e do të kënaqesha me mёnyrёn time tё tё jetuarit. Kisha qenё me fat dhe kёtu pёrfshihej edhe ajo, qё mund tё maskohesha duke bёrё dashuri me gruan, a thua se nuk e kisha tradhtuar asnjёherё. Edhe atё ditё kur unё kisha marrё çdo gjё jashtё familjes, e luaja shumё mirё pjesёn sikur as nuk kisha parё grua me sy. Pёr disa kohё, ia hodha me kёtё mёnyrё. Gruaja kёnaqej me mua dhe unё me tё, por prapё isha vetёm fizikisht me tё. Ajo ende nuk besonte se mund ta tradhtoja.

Tani kemi arritur nё njё pikё tjetёr. Fёmijёt janё rritur, gruaja punon e unё gjithashtu. Deri kёtu nё rregull, por a jemi tё lumtur? Aspak. Ajo mё sheh si armikun e saj mё tё madh. Sa herё i afrohem i duket sikur i afrohet ndonjё i huaj. Unё, kur jam me tё, nuk ndjej asgjё, pavarёsisht se ajo mund tё jetё mё e bukur se femrat me tё cilat punoj. Sa herё dalim sё bashku, ёshtё e padiskutueshme qё do tё grindemi. Asaj i kujtohet qё nga kolegia ime e parё, aty ku ndodhi dhe shkёputja ime e parё nga jeta fmiljare e deri tani qё punoj me orar tё zgjatur dhe pёrveç kёsaj, rri gjithmonё me telefon nё dorё, “pёr arsye pune”. Tani zgjidhja jonё ështё vetёm ndarja dhe asgjё tjetёr. Njё ndёr gabimet e mia ishte se nuk ndihmova nё fillim gruan tё rriste fёmijёt e tё kishim kohё pёr çdo gjё, por u tregova egoist e mendova vetёm pёr vete.

Po jua them qё edhe sot e kёsaj dite, nuk kam arritur tё ndryshoj. Dua ta shijoj jetёn vetёm jashtё familjes sime. Kur jam me të, mё duket sikur mbytem e nuk marr dot frymё. E keqja ёshtё se ende jam nё formё dhe mund ta gjej dashurinё kurdo e kudo, prandaj edhe nuk mund tё ndryshoj. Besoj se vetёm atёhere kur mos tё kem mundёsi ta gjej kёtё dashuri mund tё kthehem te familja ime, por atёherё do të jetё shumё vonё.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A mund të shtyhet menopauza?

Next Post

Sekreti i Iluminatit dhe këngëtarë masonë

Advertisement