Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi!(17)

Vijim…!

Ishte e vërtetë. Askush deri më sot nuk m’i kishte puthur këmbët në atë mënyrë.

– Ok, – tha ai, – qetësohu. Ja, të të jap edhe paratë. Do rrish me mua 3 orë, – tha dhe më zgjati 300 euro. Ndërkohë, u zhvesh edhe ai dhe filloi përsëri “punën”. Merakun e kishte me këmbët. Këtë herë e filloi dalëngadalë, me përkëdhelje e pastaj kaloi te puthjet. Nuk e di se sa ndenji duke puthur e përkëdhelur këmbët e mia. Nuk la gisht e pjesë të këmbëve të mia pa puthur e lëpirë me gjuhë. M’u duk vetja si mbretëreshë ndërsa shihja atë të përkulur para meje. Nuk më ishte përkulur ashtu, në gjunjë, asnjë burrë deri tani. Kur ai u çua në këmbë, e pashë se ishte komplet i eksituar.

Advertisement

– Shtrihu, – më tha.

U shtriva duke pritur që të vinte sipër meje, por ai u ul në fund të këmbëve të mia, më mori këmbët në dorë dhe filloi të fërkonte me to organin e tij. Vazhdoi kështu derisa arriti kulmin e kënaqësisë. Më pas u shtri, duke mbyllur sytë, i kënaqur në divan…

– U kënaqe? – i thashë.

– Po! – më tha.

– Kaq shumë të pëlqejnë këmbët? – e pyeta.

– Po, – më tha, – gjithmonë kam qenë i obsesionuar pas këmbëve. Është pjesa më e bukur e trupit të një gruaje. Shikoje, ka gjë më të bukur se kjo? – tha ai duke marrë këmbën time në dorë e duke filluar të më puthë e përkëdhelë sërish…

7 shkurt

Sot më thirri Athanasi. Eshte klient i rregullt i zyrës sonë, edhe pse nuk ka preferencë për ndonjë vajzë. Gjithmonë na thërret të shtunave pasdite, kur e shoqja është në SPA. Një herë thërret njërën, një herë tjetrën dhe gjithmonë na thërret në të njëjtin hotel, afër shtëpisë së tij. Më ka thënë se me gruan ka shumë diferencë dhe rron me të vetëm për para.

“Ashtu siç shkon ti me mua për para, ashtu edhe unë jetoj me të për para, më ka thënë, jemi njësoj… I vetmi ndryshim është se ajo më paguan që të rri me të 24 orë në 24, ndërsa ti rri me mua një apo dy orë… Ajo shkon me mua me paratë e saj; edhe unë shkoj me ty me paratë e saj…”

Gruaja e tij është shumë e pasur. Eshtë trashëgimtare e njërit prej hoteleve më të mëdhenj e më luksozë të Athinës, si dhe shumë dyqaneve në rrugën Ermou. Ka edhe dy hotele në Mikonos e Santorini, si dhe shumë shtëpi. “Ka aq pasuri, më ka thënë ai, sa edhe të duash ta mbarosh, nuk e mbaron dot, vetëm se nuk më lë të harxhoj shumë. Më shumë e ka prej xhelozisë sesa prej kopracllëkut. Më kontrollon çdo gjë dhe çdo shpenzim duhet t’ia argumentoj, por unë arrij t’i gjej mundësitë të nxjerr para për të thirrur ndonjë vajzë çdo javë”…

Sot më tregoi për jetën e tij, se pse ishte martuar me atë grua. Ai kishte ardhur në Athinë nga Janina. Kishte punuar disa kohë në Gjermani, por nuk i kishte ecur. Kur ishte kthyer që andej, kishte menduar të hapte nje biznes në Athinë me lojra fati. Kishte investuar shume para e kishte marrë goxha kredi, por, sapo biznesi kishte filluar te ecte, shteti kishte nxjerrë një ligj që i ndalonte ato lloj lojnash. Ishte përpjekur të hapte biznes tjeter, por nuk i kishte ecur. Që të shlyente kredinë e marrë ishte detyruar të shiste shtëpinë dhe kishte mbetur ne mes te të katër rrugëve. Atëherë…

Kishte punuar disa kohë në Gjermani, por nuk i kishte ecur. Kur ishte kthyer që andej, kishte menduar të hapte në Athinë nje biznes me lojëra fati. Kishte investuar shume para e kishte marrë goxha kredi, por, sapo biznesi kishte filluar te ecte, shteti kishte nxjerrë një ligj që i ndalonte ato lloj lojërash. Ishte përpjekur të hapte biznes tjeter, por nuk i kishte ecur. Që të shlyente kredinë e marrë, ishte detyruar të shiste shtëpinë dhe kishte mbetur ne mes të katër rrugëve. Atëhere ishte takuar në një klub me gruan e tij të ardhshme. E kishte “gjuajtur” ajo. Në fakt, ai ishte burrë simpatik, i gjatë, me flokë të zinj të krehur anash, që binte në sy. Kishin përfunduar në shtëpinë e saj që atë natë që ishin njohur. Ishin shoqëruar shumë kohë bashkë. Pas ca kohësh, ajo i kishte kërkuar të martoheshin. Martesën do ta bënin ne Las Vegas me një prift që imitonte Elvis Preslin, pasi ajo ishte e çmendur pas tij.

– Mbase ajo të ka pëlqyer se edhe ti i ngjan Elvisit! – i thashë.

– E di që i ngjaj, – më tha ai, – ma kanë thënë shumë… Ma ka thënë edhe ajo dhe për këtë më pëlqen shumë.

– Po ti e pëlqen, e do? – e pyeta?

– Jo, – më tha ai, – aspak. Ajo mund të ishte mamaja ime në moshë, edhe pse është shumë e mbajtur, ka bërë shume operacione plastike dhe cdo gjashte muaj, bën botoks. Rri me të për para dhe jam i kënaqur. Ajo më plotëson çdo nevojë. Kam makinë të mirë, shtëpi të mirë. Çdo muaj bëjmë nga një udhëtim në Evropë apo botë dhe i gjithë viti më shkon me pushime. Vetëm ka një të keqe; është shume xheloze dhe shume posesive. Më kontrollon në çdo hap. Nuk kam ç’i bëj, do ta duroj. Nuk shtyhet edhe pa para, sidomos kur mësohesh me shumë! – tha ai duke buzeqeshur.

– Nuk ke frike se mund të të lërë një ditë dhe të ngelesh në mes të katër rrugëve?

– Mos kujto se nuk më ka shkuar ne mend kjo, ndaj kur bëmë martesen i kam kërkuar që të nënshkruante një kontratë. Nëse ndahemi për shkak të saj, më takon një pjesë e pasurisë. Nëse ndarjen e bëj unë, nuk më takon asgjë.

– Po kur te vdesë ajo, të gjitha do të të mbeten ty?

– Nuk e di. Nuk më tregon se ç’ka vendosur. Ka frikë mos e vras, siç duket.

– Pse, e bën po ta dish se ta ka lënë ty?- e pyeta duke qeshur.

– Jo, – tha, – pse të rrezikoj kot? Unë po kënaqem me të. E di? Në fillim kisha frikë se mos më vriste vëllai i saj, pasi i ati nuk i ka lënë asgjë atij sepse ai kishte ikur nga shtëpia. Kisha dëgjuar një histori të tillë kur një vajzë e varfër, emigrante nga Shqipëria, shumë e bukur, u njoh me një grek që ishte fëmija i vetëm i një familjeje shumë të pasur këtu. Vajza i pëlqeu aq shumë grekut sa ai vendosi të martohej me të, por familja e tij ishte kundra. Në atë kohë, vajzën e sulmuan në rrugë dhe i ranë me levë në kokë. Thuhet se ia bëri familja e grekut që djali të mos martohej me të dhe ajo të trashëgonte gjithë pasurinë.

– Je vërtet i kënaqur? – e pyeta. – Me thuaj te drejtën. Nuk ke asnjë brengë?

– Jam, –  tha ai, – çfarë duhet të kërkoj më shumë nga jeta?! Mirë do të ishte të kisha pranë një njeri që ta doja, por një miku im thotë që pas moshës njëzet vjeçare njeriu nuk bie më në dashuri, ndaj është e kotë të kërkoj dashurinë. Megjithese me ty me duket se kam rene ne dashuri… – shtoi ai duke qeshur.

– Po, po dukesh! – ia ktheva une me shaka.

Ishte e bukur se, ndersa ishim duke bere seks, e mori ne telefon e shoqja. M’u kujtua se keshtu ndodhte gjithmone. Nganjëhere ai i përgjigjej asaj edhe kur ishte duke bere seks, ndersa nganjehere, sa “mbaronte pune” e merrte menjehere ne telefon e mundohej t’i shpjegohej pse nuk i ishte pergjigjur. “Më kontrollon në çdo moment, thoshte, nuk me le t’ia dredh, por unë jam i shkathët…”. Me tregoi se si njehere ajo kishte paguar edhe nje njeri që ta ndiqte, por ai e nuhati dhe gjate asaj periudhe, u bë “burrë i mirë”. “Një herë tjetër, tha ai, futi nje vajze te re, moldave, të më provokonte në telefon, por unë nuk e hëngra. Ja, kështu e kalojmë jetën, tha ai, mes qejfit e kontrollit…”

10 shkurt

Sot me thirri Panoja. Ishte i gezuar, fluturonte. I kishin telefonuar nga Ambasada Smerikane dhe i kishin thene se kishin gjetur adresen e gruas se tij në Amerike. Kishte biseduar edhe me Ambasaden Greke atje dhe i kishin thënë se mund ta ndihmonin, prandaj do te nisej nesër në Amerikë.

– Ka ndodhur e pabesueshmja, – me tha ai. – Prifti grek ne Amerike ka vendosur të heqë rrasën e priftit dhe të martohet me ish-gruan time. Ka rënë në dashuri keq me te. Pyeta edhe ne Episkopaten e këtushme nga varet kisha orthodokse në Amerike dhe më thanë se është e vërtetë që nje prift me emrin Janis ka bërë një kërkesë per t’u “zhveshur”… Nuk e kuptoj se si mund te dashurohesh me gruan time! – më tha ai.

“Ti nuk e kupton se ç’ke humbur, o i shkrete”, thashë unë me vete. Megjithëse mbase kishte të drejte. Kur mbaron dashuria, është e kotë të vazhdosh më. Dashuria e tij per gruan kishte mbaruar…

– Çfare do që të të sjell nga Amerika? – më tha ai.

– Asgjë, – i thashë. – Uroj të takosh vajzën tende dhe ta sjellësh këtu

– Faleminderit, – tha ai me sytë e përlotur duke më përqafuar. – Falemnderit, – përseriti, – ti je i vetmi njeri i afërm që kam ketu. Të dua shume! – më tha duke më puthur në buzë. E putha edhe une. Iu mbushen syte me lot. “Eshte e çuditshme kjo bote, mendova. Shume burra do ta ëndërronin të kishin një grua si e Panos, të ndershme, qe të mos i tradhtonte, qe te kujdesej per burrin dhe femijen, ndërkohe qe ai nuk e vleresonte fare per kete. Mbase eshte e vertete ajo shprehja, qe “njeriu do ate qe nuk ka”…

12 shkurt

Sot me telefonoi L. Ishte hera e pare qe e degjoja aq te merzitur. Fliste dhe qante. Kishte shkuar te vizitohej se kishte keputje e marrje mendsh. Doktori i kishte thene te bente analizat e gjakut, te cilat nuk i kishin dale mire. Sot, kur kishte shkuar te dorezonte analizat te doktori, ai i kishte kerkuar te bente edhe analiza te tjera, nder te tjera edhe te SIDA-s. Doktori nuk i kishte thene gje, po ajo kishte lexuar receten dhe e kishte pyetur doktorin nese dyshonte per SIDA. “Jo, i kishte thene ai, por eshte nje procedure qe duhet bere”, por ajo nuk u kishte zene bese fjaleve te tij. “Javen tjeter marr pergjigjen e analizave, me tha ajo. E di si jam? Si mbi gjemba. Nuk bej dot asgje, nuk mendoj per asgje derisa te marr pergjigjen”…

– Mos u bej budallaqe – i thashe. – Nuk ke gje…

– Eh, ashtu thua ti, – me tha. – Me sa kam shkuar une…

– Po, a ke perdorur gjithmone prezervativ? – i thashe.

– Kam perdorur, – tha ajo, – por edhe ka ndodhur ca here qe eshte çare, pastaj me te dashurin tim nuk kam perdorur kurre. Mund te ma kete ngjitur edhe ai i imi…

– Hajde pime nje kafe, – i thashe.

– Sot…

Vijon..!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nxemja e muskujve, e domosdoshme para stërvitjes

Next Post

Si e trondit jetën e meshkujve kriza e moshës mesatare...

Advertisement