Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fajtore ishte mami im


Jam Arsida nga Shkodra, një mike e gazetës “Intervista”. Historitë dhe tregimet tuaja në këtë gazetë të jashtëzakonshme është kënaqësi t’i lexosh; janë shkruar bukur dhe të lënë mbresa. E pata të vështirë të merrja lapsin dhe të ulesha të shkruaja këtë histori me dëshirën e mirë që të bëhem pjesë e historive tuaja, por në njëfarë mënyre, edhe të shfryj hidhërimin që më ka kapluar. S’e kisha të lehtë, pata një luftë ndjenjash, por si me thënë, i vura një gur zemrës, për arsye se ngjarja ka të bëjë me diçka shumë intime, siç është marrëdhënia midis nënës dhe vajzës. Ai që do ta lexojë këtë histori ka shumë mundësi të më paragjykojë se si një vajzë arrin të shkruajë për nënën e saj gjëra të tilla dhe është e habitshme, por ja që jeta paska edhe fenomene të tilla që janë të dhimbshme e tragjike e që lënë gjurmë në jetën e njeriut.

Prindërit e mi qenë martuar me dashuri. Babi pati 9 vjet diferencë me mamanë. Mami punonte mësuese, ndërsa babi, inxhinier ndërtimi. Pasi ishin martuar, kishin blerë apartament. Gjendjen ekonomike e kishin të mirë. Me rrogat që merrnin, plotësonin nevojat dhe kishin diçka në një anë. Siç më kanë treguar, kur linda unë, gëzimi i tyre që i pamasë, pas meje ata nuk patën fëmijë të tjerë. Si vajzë e vetme që isha, u rrita në kushte ideale, si i thonë, si veshka në mes të dhjamit. Më plotësuan të gjitha kërkesat dhe më donin shumë. Maturën e mbarova me rezultate të shkëlqyera dhe s’e pata të vështirë të fitoja të drejtën e studimit në universitet. Pasi mora provimet, më doli e drejta të vazhdoja Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Prindërit më donin dhe unë isha e lumtur për ata prindër që kisha. Mamaja më rrinte afër dhe shkonim si shoqe, për faktin se ajo u bë nënë në moshë shumë të re. Babi ishte njeri i edukuar dhe sillej shumë mirë si me mua, ashtu edhe me mamin. Sjelljet dhe veprimet e tij ishin të një njeriu me edukatë, me mamin kishin një komunikim të pashoq. Asnjëherë s’ia bëri fjalën dysh asaj, ishte fjalëmbël dhe s’bënte asgjë pa dëshirën e saj. Edhe mami dukej se e donte, por si rrodhën ngjarjet, u vërtetua se ajo ia paskësh pasë me hile e djallëzi babit.

Advertisement

Unë isha në vitin e dytë të fakultetit. Një ditë, mami ishte në dush, celularin e pati lënë mbi komodinë dhe unë, pa asnjë paramendim, më vajti dora dhe e mora. Pasi shtypa butonin, në ekran më doli një mesazh i shkruar mbrapsht, por që unë arrita ta dëshifroja. Fjalët “Takohemi te vendi në orën 11.00”, në njëfarë mënyre, më ngjallën dyshime për veprime të pandershme në këtë mesazh dhe me vete thashë: “O Zot, jo, mos mami ime…”.

Mami ishte një grua e bukur, inteligjente, tepër simpatike, e mbajtur dhe me një luk për t’ia patur zili shoqet e saj. Ajo tregonte tepër e re sa, kur e prezantoja me shoqet, ato çuditeshin, nuk besonin se qe mami im, bile se kishte fëmijë. Një ditë, në orën e fundit në fakultet, na mungonte profesori. Një shoqja ime e ngushtë, Jetmira, më propozoi të iknim në shtëpi dhe të dilnim xhiro pasdreke. Kështu bëmë; ajo në shtëpinë e saj, unë në timen. Hyrjen e kisha në katin e tretë. Kur po ngjitja shkallët, se si më shkoi mendja te mesazhi i celularit të mamit. Mbërrita te porta dhe e hapa derën me çelësin tim. Hyra dhe në korridor pashë një palë këpucë burrash, por jo të tim eti. Pasi lashë çantën, hyra në dhomën e gjumit të prindërve kur, ç’të shikoja? O Zot, sa nuk më ra pika! Mami, së bashku me dashnorin… Ishin të zhveshur dhe bënin dashuri në krevat; ajo thërriste: “Shpirt, të dua, je bota, je lumturia ime, vdeksha për ty”, me pasthirrma e të tjera, të tjera. Në këto momente, pa e ditur as vetë se ç’kërkoja, thirra me sa zë që kisha, si e çmendur, sikur kërkoja ndihmë nga diçka e tmerrshme, një thirrje trishtuese që u dëgjua edhe në pallatet e tjera dhe shpërtheva me vaj me dënesë sikur kisha një të vdekur para meje. Ndjeja një dhimbje të madhe për tim atë dhe një urrejtje të madhe për mamin. Si ka mundësi që ajo tradhtoi besimin e babait? Burri u largua me shpejtësi, ndërsa mami erdhi në kuzhinë duke qarë dhe më lutej të mos e bëja llaf me njeri, as me babin, këtë skenë që pashë e dëgjova, ndryshe më thoshte se do ta paguaja shtrenjtë, bile më kërcënoi me jetë.

Si me porosi, në derë u shfaq im atë. Unë po qaja me dënesë… Duke parë këtë gjendje tepër shqetësuese, im atë m’u drejtua:

– Arsida, të lutem, më trego ç’ka ngjarë? Çfarë është kjo punë? Më thuaj se më çmendët.

Nga mllefi dhe urrejtja e momentit, nga ajo çfarë pashë dhe dëgjova, iu përgjigja:

– Babi, mami ishte me një burrë në krevat. – pa e ndalur vajin e dënesën time.

Mami qante dhe herë më shikonte mua, herë babin. Në moment, babi i dha ultimatumin të dilte jashtë nga shtëpia:

– S’ke turp! S’do të jesh më kurrë gruaja ime! – i tha.

Ngjarja mori dhe në derë u grumbulluan komshinjtë, gra e fëmijë, që pyesnin ç’kishim, mos kishte vdekur njeri. Në moment, mami seç mori një çantë dhe u largua nga shtëpia s’e di se ku, ndoshta te njerëzit e saj. Pa kaluar as 15 ditë, hapën gjyqin dhe u divorcuan për mungesë besnikërie. Trupi gjykues më pyeti me cilin dëshiroja të jetoja dhe unë pranova të jetoja me babin. Ai më do dhe bën çmos që të më plotësojë kërkesat. Është njeri i edukuar dhe i dashur, kujdesi i tij ndaj meje është maksimal. Po bëhet një kohë e gjatë që janë divorcuar. Mami nuk bëhet e gjallë, ndonëse është fajtore për atë që bëri ndaj babit dhe as që do t’ia dijë. Me sa na kanë informuar, ajo është martuar me atë dhe është larguar në Itali së bashku me të. S’ka bërë asnjë përpjekje të më takojë, mbase nga turpi ose urrejtja ndaj meje. As që bëri përpjekje të më flasë apo takojë, së paku të më kërkojë të falur: “Më fal bijë se bëra gabim, bëra krim ndaj teje me atë vepër të pamoralshme, duke dhënë shembull të keq para teje”.

Lexues i nderuar, kam dëshirë të bëj të ditur një karakter tepër interesant të babait tim… Ndonëse ka kohë që janë divorcuar, qoftë në biseda me mua dhe të tjerët, asnjëherë s’e përgojon mamin, s’e shan, vetëm thotë disa herë: “Oh, Lili, si ma bëre këtë?”, ndonëse të gjithë e dinin që ajo e tradhtonte tim atë. Ai është tepër njerëzor dhe i dashur. Fajtore për të gjitha ishte ajo dhe jo tjetër njeri.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ia mora burrin tezes…

Next Post

Si të dukesh më seksi se kurrë?

Advertisement