Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më lodhin ngjyrat e televizorit


– Ju përgëzoj për punën që bëni. Jam një lexues i rregullt dhe kam një problem që po më shqetëson. Ngjyrat e ekranit të televizorit më lodhin trurin. Përveç kësaj, kam një dhimbje të vazhdueshme në formë djegieje, që pasohet me hidhërim të gojës. Çfarë mund të bëj, se jam i shqetësuar?

Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- Përshëndetje zotëri i nderuar. E lexova me vëmendje letrën tuaj dhe më lejoni t’ju shpjegoj se shqetësimet që ju referoni, mund të lidhen me një mbindjeshmëri të sistemit nervor. Do të doja të dija moshën tuaj dhe nëse keni vuajtur më parë nga ndonjë semundje. A keni kaluar strese të përsëritura këto kohë? A lidhen këto shqetësime me problemet e përditshme?

Advertisement

Së pari, do t’ju rekomandoja një konsulte me mjekun okulist për të përjashtuar një problem të syve. Ulja e shikimit mund të japë tensionim të sistemit nervor dhe dhimbje koke.  Nëse problemet okulare përjashtohen, do t’ju rekomandoja një vizitë me mjekun neuropsikiatër për një ekzaminim të hollësishem neurologjik, për të përjashtuar probleme të tjera neurologjike. Ekzaminime të mëtejshme mund të nevojiten si psh: ferritinemia, një analizë gjaku komplet, një EEG dhe një MRI, duke u bazuar ne ekzaminimin fizik te kryer nga mjeku.

Mbetem ne dispozicion për pyetje të mëtejshme! Mund të më telefononi në numrin në dispozicion nëse dëshironi, qoftë edhe për një vizitë pranë klinikës time! Duke ju uruar shëndet,  Dr. Abaz Quka!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të gjesh partnerin e duhur?

Next Post

Çfarë është plazma e fytyrës ose PRP-ja?

Advertisement