Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të gjesh partnerin e duhur?


Ti po kërkon një djalë simpatik, të zgjuar dhe të mirë, që do të lidhet seriozisht me ty. Cila është strategjia e duhur? Të kapërcesh disa “pengesa” që nuk e lejojnë “radarin” tënd ta lokalizojë princin e kaltër…

Pengesa e parë

Advertisement

Ti pret që ai të shfaqet si me magji

Ti do të doje që Ai, princi yt i kaltër të shfaqej papritur në jetën tënde, por kjo pritje të shtyn shpesh të zësh pozicionin e viktimës dhe të ankohesh pa pushim: “Nuk po duket! Nuk do të vijë kurrë!”. Sugjerimi ynë: Merri vetë frerët e situatës në dorë. Në fund të fundit, sa më shumë burra të njohësh, aq më shumë mundësi ke për të njohur partnerin tënd të ardhshëm. Kjo duket mjaft logjike, por si realizohet? Mbase ty nuk të pëlqejnë takimet e organizuara nga të tretë, por edhe ato kanë dobinë e tyre. Në këtë mënyrë mundësitë shtohen dhe nëse miqtë e të afërmit e tu të njohin, do të dinë çfarë djali të të prezantojnë. Një mënyrë tjetër është edhe njohja me internet, por ki parasysh se aty ka lloj-lloj njerëzish dhe duhet të dish të zgjedhësh.

Pengesa e dytë

Ti ke paragjykime

Të gjitha gratë kanë parapërgatitur në mendjen e tyre një listë me cilësitë e duhura që duhet të ketë burri i tyre, por nëse nuk je pak elastike e nuk bën lëshime në lidhje me këto cilësi, mund të mbetesh përjetë beqare. Nëse të pëlqejnë burrat sportivë, brunë, të gjatë dhe me sy blu, po i kufizon mundësitë e tua dhe ndodh që nuk ia hedh fare sytë një djali interesant që ke pranë, thjesht sepse ai nuk ka parametrat që duhet të ketë princi yt i kaltër. Por edhe vajzat që shoqërohen me djem të cilët u pëlqejnë, shpeshherë ndikohen nga shoqëria dhe familja.

Këtë tregon edhe Daniela 26 vjeçe: “Kisha në mendje një djalë më të madh se unë në moshë, serioz, avokat ose llogaritar dhe me trup të bukur. Kur njoha Andin, ai ishte pothuajse i një moshe me mua, piktor dhe me flokë të rëna. Megjithëse u kuptuam menjëherë me njëri-tjetrin, nuk ia prezantova familjes pa kaluar 6 muaj, sepse kisha frikë nga reagimi i tyre. Në të vërtetë, ata më thanë se kurrë nuk më kishin parë kaq të lumtur dhe dashuria mes nesh ishte më e rëndësishme se paragjykimet e mia apo të të tjerëve.”

Për këtë arsye, nuk është keq të pranosh të takohesh me një djalë, i cili mund të mos përputhet me idealin që ke në mendje. Nëse një shoqe ose e njohur do të të prezantojë me dikë, atëherë, pse jo? Nëse në përgjithësi të pëlqejnë djemtë mistrecë dhe komshiu yt që është djalë shumë i edukuar të fton në një takim, mund të shkosh me mendjen e çliruar nga paragjykimet, për të parë se çfarë do të ndodhë, në vend që të mbyllesh në shtëpi duke menduar: “O Zot, ç’po bëj?”. Mbase ai nuk është aq i egër, i pasur dhe mistrec sa të dashurit e tu të mëparshëm, por kur jeni bashkë të bën të ndjehesh mirë e të zbavit. Harroji paragjykimet e tua! Mbase më mirë merresh vesh me këtë djalë, sesa me ata që mendon ti.

Pengesa e tretë

Rutina e jetës

Një ekuacion i thjeshtë: Nëse po kërkon partner, është e rëndësishme të shohësh dhe të të shohin sa më shumë djem të jetë e mundur. Por kjo është më e lehtë të thuhet, sesa të vihet në praktikë, sepse ti mbase frekuenton të njëjtat lokale përditë, nga puna shkon në shtëpi dhe anasjelltas. Sugjerimi ynë: Vizito vende të tjera, jo vetëm për të parë ti fytyra të reja, por edhe anasjelltas, që të tjerët të të shohin ty. Një mënyrë e mirë për të njohur njerëz të rinj është të shkosh në palestër ose të regjistrohesh në një kurs. Kështu do të gjesh një djalë që ka diçka të përbashkët me ty. Përveç kësaj, nuk ka rëndësi vetëm ku shkon, por edhe me kë. Nëse zakonisht del e shoqëruar me një tufë miqsh, vështirë se mund të të afrohet ndonjë djalë. Një tjetër gjë që mund të të dëmtojë është të dalësh me shoqen tënde shumë seksi, që tërheq vështrimet e gjithë burrave kudo që shkon. Në vend të saj, dil me shoqëri të re.

Këtë bëri edhe Alma, 24 vjeçe: “Një natë dola me shoqen time të klasës, të cilën e kishte lënë i dashuri një natë më parë. Ajo donte të shkonte në një festë ku e kishin ftuar, por nuk kishte me kë dhe më ftoi mua. Në fillim, kërkesa e saj m’u duk e çuditshme, pasi unë nuk shoqërohesha shumë me të dhe miqtë e saj ndryshonin nga të mitë. Ata ishin pak më të ngritur dhe intelektualë. Megjithatë, ia kalova shumë mirë, fola e qesha gjithë natën dhe u zbavita shumë. Më pas, njëri nga miqtë e saj më kërkoi numrin e telefonit. Tani ai është i fejuari im.”

Pengesa e katërt

Ti bën krahasimet mes djemve

Ti mund të bësh krahasimin mes një djali që sapo ke njohur me të fejuarit e shoqeve të tua dhe kjo mund të bëjë që pretendenti i mundshëm të mos duket aq i mirë dhe i përshtatshëm. Pse ndodh kjo? Sepse në lidhjet e shoqeve të tua, ti di vetëm atë që të thonë ato dhe kur i takon të fejuarit e tyre, ata nuk i tregojnë veset e tyre…

Ky ishte gabimi që bëri Adela, 25 vjeçe: “I krahasoja të gjithë djemtë me Turin, të fejuarin e mrekullueshëm të shoqes sime, Elizës. Ai i dërgonte gjithmonë lule në zyrë dhe kur vinte ta takonte ishte i sjellshëm dhe i përzemërt. Megjithatë u çudita shumë kur shoqja ime më tha se ata nuk kalonin shumë kohë së bashku, sepse ai ishte gjithnjë i zënë.”

Prandaj, sa herë që e kap veten duke krahasuar lidhjen tënde me atë të të tjerëve, kujtohu se nuk po sheh kuadrin e plotë të situatës.

Një tjetër pengesë është të idealizosh ish-të dashurin. Me kalimin e kohës dhe me shtimin e distancës, çdo ish mund të shndërrohet në një qenie të mrekullueshme, defektet e të cilit i ke harruar dhe kështu ai kthehet në një konkurent të pathyeshëm të të gjithë djemve të tjerë. Mundohu të gjesh tre nga defektet që kishte ai dhe në këtë mënyrë do të jesh gati të gjesh partner të ri.

Pengesa e pestë

Ti po kërkon në mënyrë të dëshpëruar

Po, është mirë të tregosh interes për një djalë në disko, festë, apo plazh, por t’i ngulësh sytë çdo djali që të duket interesant do të thotë të lësh përshtypjen sikur po thua: “Të lutem, më zgjidh mua, të lutem!”. Djemtë e vënë re menjëherë këtë dhe asnjeri prej tyre nuk do të pranonte të dilte me një vajzë që do të zgjidhte cilindo, mjaft që të kishte të dashur. Në vend të kësaj, relaksohu dhe mundohu të zbavitesh sa më shumë.

Linda, 29 vjeçe tregon se e njohu shpirtin e saj binjak kur nuk kishte asnjë dëshirë të njihej me një djalë: “Sapo isha ndarë nga i dashuri dhe nuk doja të lidhesha menjëherë me një tjetër. Isha me një grup shoqesh në një festë duke qeshur, kërcyer dhe duke pirë. Kur po shkoja në banjo, një djalë m’u afrua dhe ne folëm së bashku. Tani jam fejuar me të dhe pas pak kohësh ai më rrëfeu se atë natë i kishte pëlqyer më shumë nga gjithçka e qeshura ime.”

Prandaj, mos bëj si tip misterioz ose shumë koketë për të qenë shumë seksi. Vetëm mundohu t’ia kalosh mirë. Nëse nuk do të kërkosh të lidhesh dëshpërimisht me një djalë, atëherë ai do të vijë vetë te ti. 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shkatërrova lidhjen për një natë

Next Post

Më lodhin ngjyrat e televizorit

Advertisement