Vëllai i komshies

– Kam parë në ëndërr sikur m’u afrua vëllai i komshies. Ai erdhi drejt meje, unë i fola e para dhe e pyeta: “Kë kërkon?”. Ai nuk m’u përgjigj. Unë u ngjita lart në shtëpi dhe ai erdhi mbrapa meje, por në shtëpi ishte gjyshi që ka vdekur. Pas pak erdhën prindërit dhe vëllai. Unë dhe ai u futëm te dhoma tjetër, kurse ai qëndroi me mua dhe nuk doli. Çfarë kuptimi ka? Aleksja.

– E dashur Aleksja, nuk e di si i keni marrëdhëniet me këtë person që keni parë, por nga ëndrra del që ju e keni menduar disi. Në ditët në vazhdim do të keni një bisedë, ose një diskutim të përbashkët, që mund të përfshijë dhe familjen tuaj. Gjyshi i vdekur nuk ka asnjë kuptim të keq, flet që diçka e vjetër brenda jush nuk do të jetë më. Edhe qëndrimi i djalit me ju parashikon bisedën mes jush.

 

Nr. 666

– Kam parë në ëndërr një biletë ku shkruhej bingo. Unë po i kontrolloja se çfarë numrash fati kanë, pashë një 6, sërish 6 dhe sërish po ashtu. Për momentin nuk u tremba, por kur pashë që të tre numrat formonin 666, u frikësova, sepse mendova se ky është numri i djallit. Ju lutem, më thoni çfarë domethënieje ka ëndrra sepse më ka zënë paniku. Është hera e dytë që e shikoj.

– Kjo është një ëndërr paralajmëruese së cilës duhet t’i kushtoni shumë vëmendje. Një biletë llotarie në ëndërr tregon se ka ardhur koha të largoni nga vetja disa vese e mendime negative dhe të mos lejoni që të bëhet siç ju imponohen disa persona në jetën tuaj, sepse në pamje të parë do t’ju duket gjithçka e bukur, por në fakt, ka djallëzi pas saj. Nr. 666 është vërtet shenjë e keqe, pra, që ju rrezikoni diçka. Ndoshta jeni përzier edhe në diçka të paligjshme dhe nëse është e vërtetë, duhet të hiqni dorë menjëherë, sepse do të përfundoni në rrugë jo të mirë. Përderisa e keni shikuar këtë ëndërr edhe herë të tjera, do të thotë që diçka nuk shkon, ndaj ndryshoni drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *